24.02.2010 16:03 - Kategoria: Intervista
Ish-ministri i Jashtėm italian nė vitet 90 rrėfen raportet me Ramiz Alinė, Berishėn, Nanon dhe Gramoz Pashkon
Gianni de Michelis, ish zv/kryeministėr dhe ish ministėr i Jashtėm i Italisė, nė njė prej periudhave mė tė vėshtira pėr vendin tonė, pas rrėzimit tė komunizmit, tregon si e ka nxjerrė familjen Popa nga ambasada italiane dhe dėshmitė e tij pėr burgosjen e Fatos Nanos, si edhe operacionin "Pelikan".
Nė njė intervistė pėr "Ora e Intervistės" nė Ora Neės, Gianni de Michelis, ish zv/kryeministėr dhe ish ministėr i jashtėm i Italisė, nė njė prej periudhave mė tė vėshtira pėr vendin tonė, pas rrėzimit tė murit tė Berlinit, rrėzimit tė regjimit komunist nė Shqipėri, tregon se ēfarė ka ndodhur nė ato vite, ēfarė mban mend nga ajo periudhė, por edhe gjatė kėtyre 20 viteve tė ndryshimeve tė mėdha cfarė po ndodh dhe si janė raportet me vendit tonė.
Nė vitet 90 keni qenė njė personazh i rėndėsishėm i politikės, unė kam qenė rreth 20 vjeē dhe ju mbaj mend shumė simpatik, me flokė tė gjatė. Ishin vitet kur shqiptarėt kėrkonin ndihmė dhe e prisnin me shpresė kėtė ndihmė, nga perėndimi sidomos nga Italia.
Unė kam pasur fatin tė jem ministėr i jashtėm i Italisė, pikėrisht nė momentet kur nė botė po ndryshonte ēdo gjė. Ne u ndeshėm me probleme tė reja, tė cilat nuk i njihnim mė parė. Mbaj mend se ēėshtja shqiptare ishte shumė e ndėrlikuar dhe komplekse. Shqipėria ishte vendi i fundit qė ndryshoi sistemin brenda pak javėve. Episodi i fundit ishte ai i vitit 1989 nė Rumani, vend i cili ishte i fundit i Traktatit tė Varshavės, qė kaloi nga komunizmi nė demokraci. Nė Shqipėri zgjati pak mė shumė. Vetėm nė fillim tė 1990-ės u dukėn shenjat e para tė krizės sė regjimit. Kujtoj kohėn kur mijėra shqiptarė pushtuan disa ambasada dhe ky ishte nja nga problemet e parė me tė cilin u morėm. Kėshtu filluan disa marrėdhėnie qė mė parė nuk ekzistonin. Pikėrisht nė ato muaj filluam tė ushtronim presionet e para, sepse kėrkonim qė tranzicioni tė ndodhte butėsisht. U pėrpoqėm qė edhe zgjedhjet e para tė ishin tė lira. Ato u zhvilluan nėn ndikimin e regjimit tė kaluar, ndaj edhe rezultati ishte i tillė. Fitoi pėrsėri Partia Komuniste. Ky ishte njė problem edhe pėr ne. Unė kam qenė ministri i parė i jashtėm nga perėndimi qė kam vizituar Shqipėrinė dhe kam takuar menjėherė Presidentin Ramiz Alia.
Po pėrfundonte epoka e Luftės sė Ftohtė, u rrėzua komunizmi dhe njė epokė tjetėr po fillonte, njė epokė e re. Kanė kaluar 20 vjet dhe ju jeni pėrsėri nė Shqipėri. Pėrse keni ardhur dhe si e shikoni nga kjo distancė kohore Shqipėrinė?
Shqipėria qė kam njohur nė vitet 1991 1992 nuk krahasohet me atė tė sotme. Nė kėto 20 vite Shqipėria ėshtė afruar shumė mė Evropėn, megjithėse mendoj se ka pėrsėri disa probleme organizimi, ligjore e administrative, por sigurisht progresi ėshtė i madh. Por problemet kanė qenė tė mėdha nė fillim tė kėtij tranzicioni. Pėr shembull nė Jugosllavi, tranzicioni ka qenė shumė mė i dhimbshėm se nė Shqipėri. Por edhe nė Shqipėri, ashti siē e mbani mend, kalimi ka qenė i vėshtirė. Ne vitet 1991, 1992, 1993, marrėdhėniet, veēanėrisht me Italinė, unė mendoj se janė qenė tė frytshėm. Ato i dhanė dorėn e fundit rrėzimi tė regjimit komunist. Kėrkonim, qė kalimi tė ishte i butė dhe tė mos ndodhte kolapsi nė Shqipėri. Duke parė dhe sot punėn qė ėshtė bėrė nė ato vite mendoj se sot ėshtė shpėrblyer me zhvillimin dhe progresin e Shqipėrisė.
Ju keni qenė deputet nė vitin 1985 kur vdiq diktatori komunist Enver Hoxha. Nė Itali a kishte ndonjė ide pėr tė hyrė nė komunikim me qeverinė e Tiranės?
Pėr tė qenė tė sinqertė ne nuk dinim asgjė pėr Shqipėrinė atėherė. Nė vitet 80 nė Itali, nuk kishte mė shumė 10 vetė qė dini ēfarė ndodhte nė Shqipėri. Qė kishin sadopak informacion. Unė nuk isha deputet, por isha pjesė e qeverisė kur vdiq Hoxha dhe sinqerisht nuk dija asgjė pėr Shqipėrinė. Gati, as nuk e kisha marrė vesh qė kishte vdekur diktatori. Nuk e kam ndjekur kėtė situatė. Nė ato vit mbaj mend historinė e vėllezėrve Popa qė ishin futur nė ambasadėn italiane.
Pikėrisht familja Popa hyri nė ato vite nė ambasadėn italiane, nė vitin 1985, vetėm pak pasi kishte vdekur Enver Hoxha dhe ka qenė njė situatė e komplikuar me Shqipėrisė dhe Italisė. Ju keni qenė protagonist pėr zgjidhjen e asaj situate, madje keni takuar edhe Sekretarin e Pėrgjithshėm tė OKB-sė, Perez de Cular. Ēflitej nė Itali pėr kėtė?
Nuk kam qenė ministėr i jashtė, por gjithsesi e kam ndjekur atė ēėshtje. Kam nė fakt njė kujtim tė paktė tė asaj qė ka ndodhur. Sigurisht pėr ju shqiptarėt situata ka rėndėsi, por unė e kujtoj shumė pak kėtė situatė. Nuk kisha farė dijeni qė ekzistonte njė problem shqiptar. Kėtė e kam zbuluar mė vonė kur situata nė Evropė po ndryshonte. Ne duhet tė merrnim parasysh edhe Shqipėrinė nė ato vite. Nuk kishim as perceptimin mė tė vogėl pėr Shqipėrinė. Pėr tė marrė informacion pėrdorėm disa kanale tė tjera. Pėrdorėm jo burimet nė Shqipėri, por disa shqiptarė tė Kosovės. Pasi Jugosllavia kishte mė shumė marrėdhėnie me Evropėn. Pra informacioni ishte shumė i paktė. Italia gjithashtu kishte disa marrėdhėnie ekonomike me Kosovėn. Pra pėr tė kuptuar se si ishte situata nė Shqipėri pėrdora disa nga kėta persona. Ndėrsa mė tej e i zbuluam gjerat vetėm. Unė nuk mund tė harroj episodin e Vlorės. Vetėm brenda njė nate erdhėn mė njė anieje tė vogėl erdhėn shumė njerėz.
Nė vitet 1989, 1990, ju keni qenė zv/kryeministėr i Italisė, dhe nė vitet 1989, 1992 ju keni qenė ministėr i jashtėm. Besoj se kjo ka qenė periudha ku ju keni pasur kontaktet mė konkrete dhe mė direkte me Shqipėrinė. Ēfarė kujtoni nga momentet e para.. .
Kam qenė ministėr i jashtėm ne fund tė korrikut 1989, ndėrsa nė maj tė atij viti morra pjesė nė Bruksel nė festimet e 40 vjetorit tė NATO-s. Pas korrikut filloi njė ndryshim i madh dhe problemet ishin shumė tė mėdha pėr tu pėrballur. Si ministėr i jashtėm duhet tė pėrballesha me njė situatė shumė tė rėndė. U pėrpoqėm tė reagonim menjėherė. Ne u pėrpoqėm qė tė kishim njė marrėveshje ndėrkombėtare, ne duhet tė negocionim njė marrėveshje formale ndėrmjet Italisė, Austrisė, Hungarisė dhe Jugosllavisė, e cila do tė na ndihmonte pėr tė zbutur tranzicionin e periudhės sė luftės sė ftohtė. Ne e firmosėm kėtė traktat ne 10 nėntor 1989, kohė nė tė cilėn ndodhi edhe rrėzimi i murit tė Berlinit. Pra siē shihni gjėrat kanė ndodhur shumė shpejt. Ne nuk mundėm qė tė evitonim krizėn e Jugosllavisė. Nė tė njėjtin rast ashtu edhe pėr Shqipėrinė, ngjarjen e Vlorės, unė mbaj mend, nė njė nga ato rastet kur unė kam qenė nė Shqipėri, qėndroja nė aeroport pėr te negociuar me Shqipėrinė, me zotin Ylli Bufin. Negociova operacionin "Pelikani", i cli ndaloi kolapsin nė Shqipėri. Njė negocim qė do tė shėrbente pėr mos pėrsėritjen e skenarit tė Jugosllavisė.
Si u prit rrėzimi i komunizmi nė Itali dhe a kishte ndonjė rol Italia?
Ne nuk bėmė asnjė menjėherė. Nė fakt nė ato vite Italia ishte vendi i vetėm qė merrej me Shqipėrinė. Kėshtu edhe operacioni "Pelikani" ishte tėrėsisht ndėrmarrje italiane. Nuk ishte njė operacion evropian, por thjesht italian. Gjithashtu duhet thėnė se ishte njė operacion i suksesshėm, megjithėse sot nuk e kujtojmė shumė. Ky operacion shėnoi edhe fillimin e tranzicionit pėr Shqipėrinė.
Nė ato vite ka pasur njė fluks emigrantėsh qė zbarkonin nė brigjet italiane. Si ishin marrėdhėniet tuaja si ish ministėr i Jashtėm i Italisė, me udhėheqėsit shqiptarė, Ramiz Alinė dhe tė tjerė? Mė cilin keni pasur raporte direkte politike?
Nė ato muaj kishim marrėdhėnie shumė tė ngushta. Bashkėpunimi filloi me ngjarjen e Vlorės. Erdhėn pėrnjėherėsh 20 000 shqiptarė. Kisha pėrshtypjes se nėse nuk do tė kishim ndėrhyrė menjėherė situata mund tė precipitonte. Nga njėra anė refuzonim emigrantė tė ardhur ilegalisht dhe do tė importonim krizėn brenda Italisė. Bėmė dy gjėra. 20 mijė tė ardhurit nga Vlora i futėm nė stadiumin e Barit dhe vetėm brenda pak ditėsh i rikthyem sėrish nė Shqipėri. Ndėrsa ministri i Brendshėm organizonte kėtė operacion unė ndodhesha nė Tiranė, pėr tė negociuar me kryeministrin Ylli Bufi, operacioni Pelikani qė filloi disa muaj mė vonė. Nė fund tė fundit e gjithė kjo funksionoi, pasi anėtarėt e qeverisė Bufi, kujtoj kėtu Gramoz Pashkon, qė atėherė ishte pėrfaqėsuesi i opozitės nė qeverinė e koalicionit. Pak mė vonė ishin dhe zgjedhjet e marsit 1992, tė cila shėnuan dhe evolucioni politik tė Shqipėrisė, e gjithė situata ndryshoi, nė pushtet erdhi Berisha. Kishte ulje dhe ngritje, por ne i hapėm rrugėn demokracisė.
Vizitėn tuaj tė parė ju e keni bėrė nė Shqipėri e keni bėrė mė 13 qershor 1991, kur pėr 10 orė keni qenė nė Tiranė, ku keni takuar Ramiz Alinė, Ylli Bufin dhe Gramoz Pashkon. Nga ky takim ēfarė pėrshtypje ju krijua nga politikanėt shqiptarė?
E pėrsėris unė nuk dija asgjė pėr Shqipėrinė. Mėsova diēka vetėm duke lexuar dhe ajo qė mė ka bėrė mė shumė pėrshtypje nga leximet. Ishe disa shkrime nė anglisht, pėr atė qė ndodhte nė Shqipėri, pasi Shqipėria konsiderohej njė vend i humbur. Nė shkrime pėr shqiptarėt pėrdorej termi tribu, gegėt dhe toskė. Ne nė Evropė kishim kohė qė nuk e pėrdornim si term. Dhe unė kėtė ide krijova pėr Shqiptarėt. Dhe kėto ditė, pashė njė ndryshim 20 vjeēar qė mund tė krahasohet me 2 shekuj. Qė tregon gjithashtu se shqiptarėt janė njė popull shumė vital.
Cilėt nga politikanėt shqiptarė qė keni takuar nė atė kohė vlerėsoni mė shumė?
Duhet thėnė se kam pasur simpati pėr tė gjithė. Unė kujtoj tė ndjerin Gramoz Pashko sepse ishte nė ato javė mė afėr nesh. Ai pėrfaqėsonte Partinė Demokratike. Tė gjithė politikanėt qė kam takuar nga Sali Berisha te Fatos Nano, ishin miq tė mirė. Sido qė shkuan ngjarjet unė mė pas i humba kontaktet pasi edhe nė Itali ndodhėn shumė gjėra nė kėto 20 vite. Sot ndodhem mė jashtė ngjarjeve dhe mund tė them se sot nė Ballkan kė vazhdimėsi tė sė djeshmes.
Nė ato vite ju jeni shprehur "Evropa duhet ta ndihmojė Shqipėrinė, Italia ka njė detyrė speciale pėr shkak tė historisė por edhe pėr arsye gjeografike. Si u prit kjo deklarata dhe si u vlerėsuar?
Gjithēka filloi me stabilizimin e Jugosllavisė pasi fillimisht problemi ishte aty. Jugosllavia ishte pjesė e Ballkanit Perėndimor e papėrfshirė nė Evropė. Nė procesin e zgjerimit u pėrfshinė, Bosnja, Serbia, Malin e Zi, Kosova dhe Shqipėria. Mendoja se pėrfundimi i punės me kėto vende tė papėrfshira nė projektin evropian do tė ndihmonte nė zhvillimet e mė vonshme. Na u deshėn 5 vjet pėr ti afruar. Stabiliteti i Shqipėrisė do tė ndihmonte nė ēėshtje tė tjera si ajo mes Kosovės dhe Serbisė apo Maqedonisė dhe mė pas me problemin mė tė madh, atė nė Bosnjė. Edhe marrėveshja, pakti strategjik qė ka nėnshkruar Italia me Shqipėrinė, do tė ndihmojė nė afrimin e Shqipėrisė me Evropėn.
Ndryshimi i regjimit komunist solli mijėra e mijėra emigrantė brenda nė Itali. Si e pėrballuar aty problemin e emigrantėve, a kishte paragjykime, ēfarė bėtė pėr integrimin e tyre nė jetėn italiane.
Ky padyshim qė ishte njė problem shumė i madh qė kishim. Italia gjithashtu ka qenė njė vend emigrimi. Deri nė vitin 1976 shumė italianė kanė emigruar. Dhe mė pas nga 1989 e nė vazhdim, papritur ne u bėmė njė vend qė presim emigrantė. Kur unė isha ministėr i jashtėm kishim gati 1 milion emigrantė, jo vetėm nga vendet e botės sė tretė, por edhe nga Ballkani. Emigrantėt vinin edhe nga Rumania, por ndryshimi mes saj dhe Shqipėrisė qėndron nė faktin se ajo ėshtė vend i BE-sė, dhe rumunėt janė emigrantė komunitarė. Ndaj detyrė ishte integrimi i njė numri tė madh emigrantėsh, njė problem shumė i madh. Integrimi shkaktonte edhe pėrplasje sociale. Ne duhet ti kthehemi dhe tė kaluarės sonė pėr tė kuptuar se e vetmja mundėsi ishte integrimi i tyre. Ajo qė kemi bėrė mė emigrantėt shqiptarė ėshtė njė shembull i mirė pėr tė gjithė. Pastaj fakti se ka edhe dele tė zeza mes shqiptarėve kjo nuk do tė thotė se shėnon tė gjithė shoqėrinė. Tani problemi nuk qėndron vetėm pėr tė integruar shqiptarėt nė Itali, por Shqipėrinė nė Bashkimin Evropian.
Nė pėrpjekjet pėr tu integruar nė BE, a shikoni dy rrafshe. Njė e politikės dhe e diplomacisė dhe njė lloj qėndrimi me doza racizmi ndaj emigrantėve. A ekziston ky problem dhe si mund tė shėrohet kjo plagėt.
Rreziku i ksenofobisė ėshtė shumė mirė i njohur nga italianėt, pasi kanė qenė vetė objekt i ksenofobisė. Kėtu mund tė pėrmend cilat ishin reagimet e Zvicrės kundrejt emigrantėve italianė. E vetmja mėnyrė ėshtė pėr tė vazhduar me dialogun politik, i cili sigurisht do ti reduktojė reagimet ksenofobike, frikėn e italianėve. Kėshtu mirėqenia ekonomike mund ta zgjidhė ksenofobinė. Shqiptarėt mund tu shėrbejnė italianėve dhe investitorėt italianė mund tė gjejnė nė Shqipėri njė okazion pėr tu fuqizuar ekonomikisht. Bashkėpunimi mund ta ulė ksenofobinė.
E parė ajo periudhė e ndryshimit tė regjimeve, rrėzimi i komunizmit dhe rikthimi i kėtyre vendeve nė gjirin e atyre vendeve me demokraci dhe pluralizėm politik, e parė nga ju si diplomat dhe kryediplomat i Italisė. A ka bėrė Italia dhe perėndimi ndonjė gabim nė atė periudhė e cila na ka kushtuar tė gjithėve pėr tu integruar. A ishte pėrgatitur perėndimi pėr ato qė ndodhėm.
Ne nuk ishim gati pėr atė qė ndodhi, por procesi ynė i integrimit erdhi mė lehtė nė Evropėn perėndimore. Rrėzimi i murit tė Berlinit ndryshoi perspektivat, ndryshoi mėnyrėn e tė menduarit se si do tė zgjerohej Evropa. Sot pas 20 vjetėsh duhet tė kuptojmė se zgjerimi i Evropės nuk duhet tė bazohet thjesht nė Lindje. Evropa duhet tė shikojė vendet e Mesdheut. Sot ka vende tė tjera tė zhvilluara, si Kina, India, Brazili. Pėr tė shkuar drejt Evropės sė Mesdheut, duhet tė gjejmė rregulla tė reja pėr mbarėvajtjen e institucioneve tona. Duhet ti afrojmė vendet e Ballkani Perėndimor, pasi kėshtu mund tė zgjidhim edhe krizėn qė ekziston brenda Evropės. Nė Evropėn mesdhetare synimi ėshtė Turqia, ndėrsa kriza qė ka kaluar Shqipėria dhe afrimi i saj nė BE- ėshtė njė vlerė e shtuar e Unionit.
Zoti, de Michelis, njė nga personazhet mė tė rėndėsishme tė viteve 90 ishte dhe Ramiz Alia, nga president komunist, nė presidentin e parė tė Shqipėrisė demokratike. Si e kujtoni ju Ramiz Alinė, i cili kishte pėr detyrė tė bėnte kalim nga njė sistem nė tjetrin.
Unė personalisht kam njė mendim pozitiv pėr ish - Presidentin Alia. Ishte njė situatė e vėshtirė, pasi njė regjim sapo kishte rėnė dhe njė tjetėr po niste. Zgjedhjet e tij e lehtėsuan tranzicionin nė Shqipėri. Nė mė pak se njė vit u zhilluan dy palė zgjedhje. Dhe nė fund pa derdhje gjaku, pa dhunė ndodhi tranzicioni.
Ēfarė mbani mend nga zoti Alia,ndonjė moment tė vėshtirė politik dhe cili ka qenė roli i Italisė pėr ndryshimin e sistemit?
Ne nuk kemi dhėnė ndonjė kėshillė konkrete. Ne thjesht kemi ushtruar presione si edhe qeveritė e tjera perėndimore. Kėtu Partia Komuniste sapo kishte fituar, zgjedhjet, tė parat pluraliste dhe ne i bėmė presion qė tė pranonte njė qeveri koalicioni. Kjo bėri qė shumė shpejt tė ndodhte njė tranzicion i qetė politik. Kėshtu ndryshimi i sistemeve erdhi nė njė situatė shumė mė pak dramatike se ajo qė ndodhi nė Rumani. Ne mendonim se nė Shqipėri do tė ishte mė e vėshtirė, por nuk ndodhi kėshtu.
Po me z. Berisha a jeni takuar dhe si jeni njohur. A e nuhatėt ju atėherė se Berisha do te ishte kaq i rėndėsishėm pėr politikanet shqiptare?
Kėtė e vendosin shqiptarėt dhe zgjedhjet e fundit e treguan. Unė mendoj se z. Berisha ka pasur njė rol tė rėndėsishėm pėr ta menaxhuar kėtė tranzicion. E kam takuar dhe mbaj mend nė mars tė vitit 1992, kur duhet tė vepronim me operacioni Pelikani. E kam takuar nė Durrės, kur mė duket sapo kishte fituar zgjedhjet. Operacioni Pelikani dhe sigurisht Berisha ndihmoi nė kalimin e qetė nga njė qeveri komuniste nė njė qeveri demokratike. Mė tej ndodhėn shumė gjėra si nė Shqipėri ashtu edhe nė Itali.
Po Fatos Nanon si e keni njohur?
G.M Fatos Nano nuk ishte vetėm pasuesi i Ramiz Alisė, por personi qė bėri kalimin nga njė Parti Komuniste nė njė Parti Socialiste. Ai erdhi shumė herė nė Itali, pavarėsisht vizitave tona tė pakta nė Tiranė. Unė jetoja nė njė hotel tė Romės nė atė kohė dhe z. Nano kam pasur rastin ta takoj shumė herė, ndėrkohė i pėrkisnim familjes socialiste. Socialistėt nė Itali kaluan nė kolaps dhe diēka e ngjashme ndodhi edhe nė Shqipėri.
Kėto janė kapriēiot e historisė...
Kėto janė pasojat e kalimeve kaq tė menjėhershme e traumatike. Nė kėtė pikėpamje unė mendoj se i shkoi mė shumė Shqipėrisė se sa Italisė. Fatosi kaloi njė periudhė shumė tė vėshtirė, por mė pas u rikthye e u bė kryeministėr.
Si e njihni ju Fatos Nanon? A mund tė na bėni njė pėrshkrim?
Mendoj se si Berisha ashtu edhe Fatos Nano, kanė qenė pararoja e evropianizimit tė politikės shqiptare. Mbase gjėja mė e dhimbshme e tranzicionit shqiptar ishte politika. Nė politika ka gjithnjė njė marrėdhėnie me tė shkuarėn. Pavarėsisht konflikteve, z. Nano dhe z. Berisha ishin elita e klasės politike.
Ju jeni pėrmendur pėr njė takim qė Fatos Nano dhe Sali Berisha kanė zhvilluar nė Itali, nė Trieste. A ka pasur diēka sekrete nė kėtė takim?
G.M Unė nuk mbaj mend asgjė sekrete nė kėtė takim. Ishim aty pėr njė takim rreth Ballkanit, pėr Jugosllavinė. Aty ishte edhe onnorevole Napolitano, qė sot ėshtė president i Republikės. Por absolutisht nuk mbaj mend njė dimension shqiptar, tė tė pasurit diēka sekrete. Por nė atė kohė mbaj mend shumė mirė, veprimet qė janė bėrė pėr operacionin Pelikani. Nga ajo periudhė unė do tė dėshirojė tė shihja njė qeveri koalicioni pas zgjedhjeve tė marsit 1992.
Ju e pėrmendni shpesh operacioni Pelikani, operacion mes tė cilit qeveria italiane nėpėrmjet ndihmave ekonomike kėrkonte ti jepte pak shpresė popullit shqiptar nė atė periudhė. Ishte koha kur ish kryeministri Ylli Bufi tha se Shqipėria ka 6 ditė bukė, pasi ndryshimi i sistemit krijoi mjaft probleme nė furnizimin me ushqime. Ju jeni marrė nė pyetje nga drejtėsia shqiptare pėr abuzimet me ndihmat, gjė pėr tė cilin Fatos Nano u dėnua me burg. Ēfarė kujtoni nga ky proces?
Siē e thashė dhe mė pėrpara ne kemi pasur raste tė ngjashme. Edhe unė nė Itali ka pasur njė proces gjyqėsor nga i cili dola i pafajshėm. Derisa doli i pastėr unė mendoj se as Fatos Nano nuk ka bėrė gjė. Ēėshtja nė Shqipėri shkoi ndryshe. Fatos Nano u rikthye ne politikė, u bė faktor ndėrsa unė jo. Unė u thashė prokurorėve shqiptarė, se nėse nuk do tė ishin ndėrmarrė ato operacioni ndihme, nė Shqipėri do tė kishte ndodhur njė kolaps. Ndihem krenar pėr atė qė kam bėrė.
A ka pasur abuzime me qėllim pėrfitimi nga politikanėt nga kėto ndihma?
Kėtė e dini ju dhe unė kam respekt pėr drejtėsinė shqiptare. E pėrsėris, nėse nuk do ti kishim dhėnė ato ndihma dhe nėse ato ndihma nuk do tė kishim dhėnė rezultatet e duhura, sot ēėshtja shqiptare do tė ishte ndryshme.
Sipas jush a u pėrdorėn politikisht akuzat pėr abuzime me ndihmat financiare?
Unė vetėm mund tė gjykoj mbi atė qė kam mėsuar. Nė ato momente nuk kishte shumė mundėsi. Mbase nuk jam unė njeriu qė duhet tu kujtoj shqytarėve se cila ishte situata nė atė periudhė. Nuk kishim shumė mundėsi dhe sigurisht nuk mund tė zgjidhnim bashkėbiseduesin. Po ju them se operacioni Pelikani u ndėrmarr nga ushtria italiane, ajo e menaxhoi opresionin, shpėrndarjen e ndihmave. Duke qenė se nuk kishte as infrastrukturė. Ne mund tė prisnim qė tė lindte infrastruktura, strukturat. Kjo ishte njė rrugė e detyruar. Sigurisht qė ne pėrdorėm disa kanale tė qeverisė. Ne nė njė farė mėnyrė vendosėm protektorat nė njė vend sovran. Ishin vite tė ndėrlikuara dhe tė vėshtira. Duke parė rezultatin sot, pas 18 vjetėsh, them se kemi bėrė mirė.
Kur u takuam par kėtė intervistė ishim nė hollin e Hotel Sheraton ku kishte njė aktivitet tė rėndėsishėm, ku ndodheshin tė gjithė politikanėt mė tė rėndėsishėm nė vend. Si ju duk ky moment?
Unė isha rastėsisht aty. Festa kombėtare e Kosovės, njė festė e tė gjithė komunitetit shqiptar. Mendova se sa me fat ka qenė tranzicioni shqiptar. Unė e kam ndjekur edhe kėto vite ēėshtjen e Jugosllavisė. Unė pashė aty njerėz tė krahėve tė ndryshėm politikė. Ajo ishte njė situatė tė cilėn sot nuk mund ta hasim nė Beograd, Sarajevė. Kjo duhet tiu bėjė tė ndiheni mirė dhe krenarė.
Kanė kaluar shumė kohė qė kur ju ishit njė politikan i rėndėsishėm. Sot Shqipėria ėshtė anėtar i NATO-s, ndodhemi nė njė proces ku presim tė marrim statusin e vendit kandidat dhe liberalizimin e vizave. A e mbėshtet Italia kėtė aspiratė tė Shqipėrisė dhe shqiptarėve?
Mua duhet tė them PO. Besoj se ky ėshtė edhe qėndrimi zyrtar i qeverisė edhe marrėveshja e nėnshkruar sė fundi e konfirmon kėtė. Ne jemi mbėshtetėsit kryesor nė Bruksel. Besoj se jemi gati pėr tė hedhur hapin e parė qė ėshtė heqja e vizave. Nė ato vite ne thuajse e kishim harruar ku ndodhej Shqipėria, ndėrsa sot ka njė kėndvėshtrim tjetėr. Ne jemi dy vende shumė afėr njeri tjetrit, na ndan Adriatiku, qė unė do ta konsideroja si njė liqen tė vogėl.
Ēfarė ju solli nė Tiranė dhe Ēfarė mund tiu sjellė pėrsėri?
Mbi tė gjitha nė Tiranė mė solli kurioziteti pėr tė parė se si ka ndryshuar ky vend. Tani mendoj se jam shpėrblyer pėr atė qė kam bėrė. Disa vite mė parė ky ndryshim ishte i pa imagjinueshėm. Pėr shembull vite mė parė ishte e pa imagjinueshme njė televizion si ky nė nivel evropian. Kam ardhur nė Tiranė pėr tė lehtėsuar afrimin e Italisė me Shqipėrinė. Nuk mjaftojnė vetėm marrėdhėniet mes qeverive, diplomacisė, por edhe shoqėrisė civile. Unė kam njė fondacion qė studion marrėdhėniet ndėrkombėtare. Ne dėshirojmė ta ndėrtojmė bashkė tė ardhme.
Marrė nga Ora e Intervistės nė Ora Neės
Burimi: Obsever Intervista
lajme.parajsa.com




























































