Total: (508,898)

Lajme

... arkiva informative
Skip Navigation



Artikulli i Perzgjedhur
S`ka Maqedoni stabile kundĆ«r vullnetit tĆ« shqiptarĆ«ve ā€“ Xhelal Zejneli

S`ka Maqedoni stabile kundėr vullnetit tė shqiptarėve Xhelal Zejneli

Pretendimi i VMRO-sė pėr tė marrė 62 deputetė dėshmon: pėr ideologjinė retrograde dhe anakronike tė kėsaj partie dhe pėr politikėn ultranacionaliste tė saj. »»


Sabri Godo: Jeta ime, nga lufta me partizanėt tek takimet me Berishėn

Sabri Godo: Jeta ime, nga lufta me partizanėt tek takimet me Berishėn

20.01.2008 15:05 - Kategoria: Intervista

Pėrmes njė interviste pėr gazetėn “SOT” republikani Sabri Godo, njė fėmijė e rritur nė kohėn e Mbretit Zog, njė adoleshent i rritur mes ēetave partizane, njė burrė i fortė dhe rezistues nga sigurimit tė regjimit komunist dhe njė i moshuar qė tashmė thinjat e bardha mbi ballin e rrudhur tregojnė se kanė kaluar shumė vite rrėfen rrugėn e gjatė tė jetė sė tij. E ka njė strehė ku dhe shpreh luftėn dhe rezistencėn, lodhjen dhe dhimbjen, trimėrinė dhe frikėn, urrejtjen dhe dashurinė, zhytet dhe humbet thellė me librat dhe letėrsinė...

Ku keni lindur dhe cila ėshtė fėmijėria juaj
Jam lindur nė Delvinė, njė ditė gushti tė vitit 1929. Aty mbarova dhe shkollėn fillore. Kėto janė dhe kujtimet e mia tė para qė bėhen e gjithmonė e mė tė largėta, madje shpesh herė edhe tė habitshme. Kureshtjet nė qytetin e Delvinės nuk mund tė mė mbanin gjatė, e prita me gėzim faktin qė prindėrit mė dėrguan nė Tiranė pėr tė vazhduar gjimnazin. Hapej njė jetė e re pėr mua, megjithėse nga gjimnazi nuk kam shumė kujtime pėr tė tė treguar. Deri aty nga viti i dytė, isha njė nxėnės i mirė, pastaj filloi lėvizja nė rininė studentore dhe nė Shqipėri. U angazhova me lėvizjen dhe kėshtu mėsimet i lashė pas dore. Isha i prirur pėr tu marrė me mė tepėr gjėra sesa ato qė mė ofronte shkolla. Nė vitin e tretė  tė gjimnazit u largova nga shkolla. Familja ime ishte e lidhur e gjitha me luftėn, vėllai dhe motra ishin nė ilegalitet, dhe dukej se ngjarjet po pėrshpejtoheshin. Sapo u ktheva nė vendlindje, fillova tė merresha me lėvizjen e rinisė, por dhe kjo nuk zgjati shumė. U detyrova tė largohesha bashkė me nėnėn pasi na kėrcėnonte internimi. Mė pas na dogjėn shtėpinė dhe shkuam dhe ne nė arrati....Pak mė vonė nė korrikun e atij viti, nė 1943 u bashkova me ēetat partizane, gjatė gjithė asaj kohe qėndrova nė luftė, deri me kapitullimin e Gjermanisė. Kam qėndruar nė repartet tė ndryshme, nė veri tė Shqipėrisė, nė Mal tė Zi, Nė Bosnje dhe nė Kosovė.

Nė cilėn moshė u bashkuat me ēetat partizane dhe si e pėrjetuat faktin qė do tė luftonit
Isha fare i ri, isha vetėm 14 vjeē. Isha nė moshėn mė tė rrezikshme, nė kohėn kur tė zien gjaku dhe nuk pėrmbahesh, kėrkon aventura, kėrkon tė pėrballesh me rreziqet. Sikundėr dhe thashė, ishin rrethana familjare ato qė mė tėrhoqėn mė fort dhe iu bashkova pastaj rrymės sė pėrgjithshme tė rezistencės dhe tė luftės pėr tu ēliruara nga diktatori. Lufta ėshtė njė kapitull mė vete, vėrtetė kanė qenė 22 muaj gjithsej, por pėr shkak tė intensitetit tė ngjarjeve qė pėrjeton njeriu, ato muaj tė rrėnjosen thellė nė kujtesė. Lufta ėshtė njė provė e madhe pėr kėdo, nuk ėshtė vetėm aksion luftarak, ėshtė e gjithė jeta tė cilės i nėnshtrohesh gjatė luftės. Marshimet, tė fjeturit nė dėborė, tė ftohtėt, etja, uria, mungesa e kushteve pėr tė patur njė higjenė trupore, tė gjitha kėto e bėjnė luftėn njė brengė tė jashtėzakonshme pėr njeriun. Aty formohen dhe shoqėri mė tė forta dhe aty fillon dhe burrėrohet njeriu parakohe. Unė kam shkruar pėr luftėn dhe ndoshta do ti rikthehem sėrish ndonjė libri qė ka tė bėjė me tė. Ėshtė njė pėrvojė unike, lė gjurmė nė jetėn e njeriut.

Duke u ndalur ende nė muajt e luftės. Vlen tė theksohet se keni kaluar njė pjesė tė adoleshencės atje, kishit frikė...
Jo nuk kisha frikė, nė pėrgjithėsi djaloshi nė atė moshė nuk ka frikė, pasi nuk e njeh rrezikun. Kjo nuk ėshtė trimėri, ėshtė budallallėk, ėshtė mosnjohje. Mua gjithmonė mė dukej se lufta bėhej mė e ashpėr jo aty ku ndoshta unė por pak mė tej...dhe unė pėrpiqesha qė ta arrija atė. Isha gjithmonė nė ballafaqim me mė tė ashprėn. Kjo gjendje mė ndodhte nė vitin e parė tė luftės, por qė tė jem i drejtė me vetveten duhet tė them se provova edhe disa anė tė tjera tė luftės. Provova se ēfarė ishte plumbi, u plagosa dhe pastaj fillova tė mendohem pak mė tepėr. Atėherė qė duhet tė bėhesha mė trim, me kalimin e kohės u bėra frikacak dhe nuk se si u bėra frikacak.

Kur u plagosėt
Kur kaluam nė Malin e Zi. E dija qė nė Shqipėri, festohej fitorja dhe ēlirimi. Kisha dy vjet pa u takuar me familjen, motrėn dhe vėllanė. I gjithė ky mall, kishte njė tėrheqje tė fortė, dhe jeta aty nė Malin e Zi bėhej gjithnjė e mė e ashpėr. Racioni i ushqimit ishte shtatė kokrra patate nė ditė. Ishim tė dislokuar nė malėsitė e larta tė atij vendi tė ashpėr. Nuk kam pėr ta harruar asnjėherė dėborėn e madhe tė vitit 1944. shumė njerėz vdiqėn nga tė ftohtėt, shumė tė tjerė vdiqėn nga tifua e mortit, ishte njė vuajtje e madhe pėr tė gjithė pėr mungesė tė ushqimit, veshmbathjeve, madje edhe pėr mungesė tė fishekėve qė ishin njė domosdoshmėri asajkohe. Vetėm ai qė ka qenė nė luftė e di se sa i ēmuar ėshtė fisheku, mund ta kėmbeja atė edhe me njė copė bukė edhe pse isha i uritur. Ajo ishte kohė e vėshtirė dhe e padurueshme pėr mua. Ishte kohė tė cilėn nuk e doja mė, as luftėn nuk e doja mė, as aksionin e saj. E vetmja gjė qė dėshiroja ishte tė kthehesha nė vendlindje, tė shihja njerėzit e mi. Pėr fat, pas njė udhėtimi tė ashpėr nėpėr rrugėt e Bosnjės dhe nė Sanxhak, nė muajin prill u kthyem nė Kosovė. Mund tė them se ishte njė kalim nga ferri nė parajsė. Krahasimi duket i tepėrt por ėshtė e vėrtetė. Pas asaj dėbore tė madhe ku verbuan shumė njerėz, madje u ranė thonjtė e kėmbėve dhe tė duarve, iu rop lėkura, ramė nė njė fushė tė gjelbėr dhe tė ngrohtė, aty mund tė hanim ēfarė tė na donte zemra.        

Mbresat e fėmijėrisė...
Njė rėndėsi tė veēantė pėr mua nė atė kohė kishte fakti qė fillova tė lexoja libra. Nė pėrgjithėsi ma kishte ėndja tė provohesha si njeri i librave, ndonjėherė dilja tė luaja me shokėt duke marrė me vete dhe ndonjė libėr, edhe pse nuk isha nė gjendje ta lexoja. Mė pėlqente tė hiqesha si njeri i ditur, i dhėnė pas librave, por nė tė vėrtetė atėherė mu krijua shija e tė lexuarit qė mė pas mė ka ndjekur tėrė jetėn, sepse unė kam qenė njė lexues shumė korrekt. Lexoja libra tė ndryshėm, tė letėrsisė botėrore. Por, duke u kthyer te ajo koha e fėmijėrisė, ajo ngjarja nė familjes qė mė bėri mė tepėr mbresa, ishte fakti qė dajat e mi bėnė njė kryengritje qė pėrfundoi nė mėnyrėn mė tragjike me vdekjen e tė treve.  Ne ishim shumė tė lidhur si familje, kėshtu qė atėherė e pėrjetova me tėrė dinjitetin. E ndjeva thellė nė shpirt atė qė po ndodhte. Them se tė njėjtėn pėrshtypje do t”i bėnte ēdo fėmije nė atė moshė, shikoja qė nė shtėpi kishte zemėrim, ka inat ka dhe pikėllim dhe hidhėrim tė thellė. Nė njė mėnyrė komike, efektet u ngjallėn edhe nė jetėn time sepse nė shkollė duhej tė kėndohej himni i ”Naltmadhnisė sė tij”, prej dhimbjes qė kisha nga tragjedia nė familje, nuk ēohesha tė kėndoja, ashtu mė thoshte mėndja, nuk ēohesha me shokė tė kėndoja himnin nė formė proteste. Ndoshta ajo ka qenė si dita e parė qė unė fillova tė bėhem opozitar dhe nė njė farė mėnyre kam qenė opozitar gjatė tėrė jetės. Mė tėrhiqnin lojėrat, futbolli tė gjitha, kisha njė pasion tė veēantė pėr kuaj, vrapoja me kuaj, doemos qė bėja dhe tė gjitha gjėrat e tjera qė bėnin tė tjerėt, tė vidhnim ndonjė kumbull. Kėto janė gjėrat e jashtėzakonshme qė i pėrjeton secili, sidomos nė njė qytet provincial siē ėshtė Delvina.

Si ka qenė adoleshenca pėr njė djalosh tė atyre viteve
Kjo ėshtė njė periudhė qė gjithashtu, lė mbresa tė forta nė jetėn e gjithkujt, sepse atje fillon nė njė farė mėnyre tė dalėsh diku nė jetė. Tė hapen horizontet e reja tė dijes, fillon shoqėri tė reja, fillon njė farė interesi pėr vajzat. Them qė ėshtė njė nga moshat mė tė rrezikshme tė marrjes sė njė drejtimi nė jetė, ėshtė koha qė duhet t”i gjendet dikush pranė pėr t”i dhėnė kėshillat e duhura, dhe kėtė nuk e bėn gjithmonė rrethi familjar. Unė atėherė fillova tė merrem me lėvizjen komuniste, pata rast tė njihja njė njeri tė shkėlqyer ishte dhe pėrgjegjėsi im nė vijė partie, Skėnder Berderja. Me atė kisha shpesh biseda, ai tregonte njė interesim tė veēantė pėr mua, ishte njeri qė na jepte udhėzime se ēfarė lėvizjesh duhet tė organizonim nė shkollė, dhe ishte me tė vėrtetė njė njeri i sertė, sedėrmadh dhe i dashur. Kishte njė lloj ndikimi nė jetėn time, ishte njė periudhė e shkurtėr dhe qė arriti tė ndikojė nė formimin tim, mė la mbresa. Ndofta ky njeri nuk e ka ditur ndonjėherė sė ēfarė ndikimi ka patur tek unė, sepse ėshtė mosha e fėmijėrisė shumė e ekspozuar ndaj ideve qė vijnė nga jashtė. Mė pas, nė fakt patėn njerėz tė tjerė qė ndikuan nė jetėn time, tė cilėt sipas rrethanave qė pėrjetoja unė, pėr vėrtetėsi them se sidomos mosha nga 12-20 vjeē njeriu ėshtė mė i hapur ndaj kontaktit me tė tjerė, dhe ėshtė mė i disponuar tė marrė nga tė tjerėt, tė mėsojė prej tyre, tė ndjekė fjalėn e tyre ose edhe ta refuzojė nė rastet kur nuk i pėrshtatet. Mund tė them se nė pėrgjithėsi unė kalova shpejt nga mosha e adoleshencės nė atė qė mund tė quhet si ”djali qė pėrgjigjet pėr veten e vet” sepse, duke filluar qė nga mosha 14 vjeēare unė u shkėputa nga rrethi familjar dhe i dola pėr zot vetes time, dhe kjo vazhdoi dhe mė pas, kur u ktheva nga Kosova nė Shqipėri u mundova tė krijoja jetėn time pa patur ndonjė synim nė tė vėrtetė, por duke u endur pas asaj qė mė dilte para.

Ku i keni ndjekur studimet e larta
Unė kam nisa dy herė studimet e larta, njė herė nė njė kurs dy vjeēar kur isha drejtor i Ndėrmarrjes sė fruta-perimeve nė Tiranė, ishte dhe ajo njė periudhė e vėshtirė. Komiteti i Partisė kėrkonte qė doemos tė shkonim nė shkollė, unė kisha shumė shokė atėherė qė ishin pedagogė nė Universitet qė ishin tė gatshėm tė mė jepnin njė dėftesė.  Por kundėrshtimi ishte njė nga mėnyrat e mia qė t”i bėja rezistencė regjimit, ishte njė budallallėk. Nuk doja tė merrja njė dėftesė tė universitetit komunist, dhe kėtė e kam vuajtur dhe sot e kėsaj dite. Mė nė fund shkenca ėshtė shkencė dhe prej saj, njeriu nuk e merr atė qė do, dhe ajo mėsohet nė Universitet, jo nė mėnyrė individuale, siē jam pėrpjekur tė bėj unė. Ėshtė njė nga budallallėqet qė kam bėrė nė jetė, isha krejt i bindur se pėr tė mbetur i pastėr nuk duhej tė pėrfitoja duke mos merrja asgjė nga regjimi komunist.

Njė pėrshkrim tė periudhės kur ju u pėrfshitė me Partinė e Punės
Mund tė them se deri nė vitin ”46 isha pothuaj njė komunist fanatik. Shoqėria partizane ishte njė shoqėri e bukur, e rrallė, sepse ajo filloi tė degradonte kur dolėn nė shesh gradat dhe rrogat. Atėherė u prish ai moraliteti i madh i shoqėrisė partizane. Erdhi koha qė njeriu tė bėhej njė farė ujku, tė shikonte pėr veten e vet se ēfarė mund tė pėrfitonte. Unė them se kam ndjerė dorėn e sigurimit qė nė vitin ”46, ishin disa rrethana tė mia, u pushkatua daja im i katėrt, ishte nė grupin e deputetėve qė u pushkatuan nga regjimi.  Tė gjitha kėto i jepnin tė drejtė sigurimit tė mė shikonin si njė njeri qė duhet mbajtur nė vrojtim. Pastaj erdhėn pasojat, u pėrjashtova nga ushtria nė ”48 si element i padėshiruar, u ēmobilizova si oficer. Deri sa u bė i famshmi Kongresin i Parė i Partisė, jetova pothuaj si i papunė si njeri i braktisur, nė kėtė kongres u bė njė farė liberalizimi i njė lloj autokritike i asaj qė kishte ndodhur dhe kjo mė pėrfshiu dhe mua, u bėra nėpunės nė Ministrinė e Drejtėsisė, dhe kėshtu jetova deri nė vitin ”52. Kisha rezervat e mia ndaj  komunizmit si sistem dhe sidomos ndaj atij nė Shqipėri. Kėto rezerva u kristalizuan pas vitit ”52, kur u pėrjashtova nga partia. Njė i pėrjashtuar nga partia e kishte jetėn tė vėshtirė. Ishte njė njeri i cėnuar me ligj dhe pėrjashtimi nga partia tė krijonte jo vetėm probleme me qeverinė por dhe me rrethin familjar. Pėr mua kjo nuk ishte njė gjendje e paduruar dhe e pamundur. Unė e shikoja si njė lloj rrethimi  qė mė ishte bėrė, e shikoja me njė lloj kėnaqėsie, me njė lloj pėrbuzje, tė gjitha kėto vetėm tė jetoja pėr bukuri, nuk e kisha problem. Veē pėr tė siguruar si i thonė fjalės ”bukėn e gojės”. Mė vonė, fillova tė shkruaja, shkrova disa libra qė patėn mjaft sukses, sikur kėto t”i kishte shkruar dikush tjetėr ai do tė kishte patur pėrfitimet mė tė mėdha, dhe unė fillova tė shkruaja pėr tė kaluarėn historike, nė mėnyrė qė tė mos implikohesha dhe tė mos kisha probleme me aktualitetin. Dhe atėherė mund tė them se kalova nė njė farė pjekje tė jetės time, kur u mora me letėrsi.

Cilat ishin vlerėsimet qė merrnit atėherė nga letėrsia
Unė punoja ndėrkohė dhe nė punė shtetėrore, punoja nė tregti, dhe punoja fort, doja me domosdo tė isha nė rregull sepse, kisha pėrgjegjėsi tė rėnda familjare. Kisha 8 veta nė shtėpi qė vareshin vetėm nga rroga ime, i kam shtrėnguar dhėmbėt fort pėr tė qenė nė rregull qė tė mos mė kapnin gjėkundi. Duke mbrojtur veten nga ēdo anė, dhe kėsaj nė njė farė mėnyre ia dola. Pata disa herė probleme dhe rrethanat politike ishin tė atilla nė ”53 dhe nė ”56 u rrezikova me tė vėrtetė, them qė tamam nė atė kohė mu gjend letėrsia, qė mė krijoi njė lloj mbrojtje, sepse ai qė ka jetuar komunizmin e di qė partia nuk e kishte problem qė tė hiqte njė ministėr, qoftė dhe ta fuste nė burg., ndėrsa punėt ndėrlikoheshin prapė mė vinin ndėrmend librat e ndaluar tė ndonjė shkrimtari,  tė njė artisti, sepse atėherė dėnoheshin. Kėta tė krijonin njė lloj mbrojtje, jo deri nė fund por deri nė njė farė mase, dhe kėto libra qė botova atėherė tė Sami Frashėrit, tė Skėnderbeut, kėto mė ndihmuan qė tė mbetem gjallė, megjithatė botova njė vėllim me tregime qė nuk i konfirmoheshin realizmit socialist, partia nuk mund tė duronte mė, ishte nė tė drejtė tė saj tė mė ndėshkonte. Kėshtu mė ēuan tė punoja nė njė uzinė pėr 10 vjet, duke mė hequr dhe tė drejtėn e bashkimit. Ishte pėrsėritja e njė serie gjuajtjeje, dhe prita me durim tė kalonte, sepse ndėrkohė kishin filluar dhe ngjarjet e mėdha nė Evropė, pak shpresa kishte se komunizmi do tė jetonte pėrjetė, u ngjall shpresa se gjėrat do tė ndryshonin, me doemos qė jetoja me kėtė shpresė ashtu si pjesa dėrrmuese e Shqiptarėve. Tė presėsh qė pėr ēdo muaj apo vite me radhė tė ndodhė diēka, ishte njė moment i tejzgjatur pėr tė cilin e di vetėm ai qė e ka pėrjetuar. Them se ishte e durueshme, meqenėse nuk ishte njė problem individual por ishte njė mėnyrė jetese e ēdo Shqiptari.

Si jeni njohur me bashkėshorten juaj
Krejt rastėsisht, nė atė kohė isha transferuar nė Durrės, e ėma e saj banonte nė njė shtėpi nė tė njėjtėn rrugicė me mua. Pastaj erdhi koha qė e bija mbaroi gjimnazin dhe erdhi dhe ajo tė jetonte me tė ėmėn, atėherė u njohėm. Dhe kundėr tė gjithėve vendosėm tė martoheshim, sepse tė them tė drejtėn i kisha tė gjithė kundėr, dhe sa mė tepėr mė kundėrviheshin aq mė shumė e doja. Partia pastaj mė vuri pėrpara alternativėn qė tė mbaj gruan ose atė, dhe mbajta gruan. Kishte njė lloj rrethimi i pėrgjithshėm qė na u bė, por qė e kaluam bukuri, asnjėherė nuk na ra ndėrmend se ēfarė bėmė. Kjo nuk ishte vetėm pėr shkak tė karakterit tim qė mbaj pėrgjegjėsi pėr atė qė kam bėrė, por edhe them se e doja shumė.

Thatė se survejoheshit nga sigurimi i shtetit, tashmė qė ka kaluar shumė kohė a e dini se kush u survejonte
Kjo ka filluar qė herėt dhe nuk mė ėshtė ndarė kurrė, nė  tė tėra periudhat e jetės, gjithnjė dikush ka qenė i ngarkuar tė merrej me mua. Unė kėta qė mė survejonin i di se kush janė, i identifikoj shumė mirė. Pėr fat tė keq nja dy janė nga ata qė mund tė konsideroheshin si miqtė e mi tė ngushtė. Ishim shumė njerėz tė afėrt, mė vjen keq pėr ta, se e di qė kanė qenė tė detyruar ta bėjnė, unė e di shumė mirė cilėt janė, emrat e tyre nuk kam pėr t”i thėnė kėrkuat dhe do ti marrė me vete nė varr, nuk kam pse tė jem armiqėsor ndaj tyre.

Cilat kanė qenė lėvizjet juaja nė vitet ”90, kur u rrėzua regjimi
Unė doja tė merrja pjesė, fillimisht iu ofrova Berishės, i thashė qė doja tė hyja nė Partinė Demokratike. Meqenėse ai e vonoi kėtė pėr disa javė pėr arsyet e tij, atėherė morėn iniciativėn disa njerėz tė jashtėm dhe mė thanė pėr tė krijuar njė parti mė vete. Meqenėse aty pėr aty, nuk u mora vesh me Berishėn tė cilin e njihja dhe mė parė nė jetėn shoqėrore. E pashė tė udhės tė krijoja kėtė Parti Republikane mė vete. Ishte njė faqe e re nė jetėn time, unė isha me mendimin qė do tė ishte njė punė e pėrkohshme, sa tė rrėzohej pushteti komunist dhe tė vendosej Demokracia. Por, tė dyja kėto nuk mund tė bėheshin aq shpejt, ėshtė njė rrugė e gjatė rruga e Demokracisė, dhe unė mbeta brenda nė politikė. Pėr shumė kohė nė mėnyrė aktive, duke qenė pėr 7 vjet kryetar i partisė Republikane, tani edhe pse jam tėrhequr disi mėnjanė prapė jam nė aktivitetin politik por, jo me atė intensitet si mė parė.

Kur jeni njohur me Berishėn
E kam njohur qė mė parė kur nuk kishte krijuar ndonjė lėvizje, e kam njohur nė vitet ”85 mund tė konsideroheshim miq, takoheshim bisedonim, pinim kafe, ai dhe mė ka ndihmuar nga mjekėsore, madje shumė. Nga ”90 e tutje ndryshuan gjėrat. Nė fillim ”91- ”93 kemi patur marrėdhėniet mė tė mira, megjithėse nuk mė ndihmoi tė bėhesha deputet, mė pengoi, nuk e di pėrse. Kishim marrėveshje qė ne nuk do ti vinim kandidat njeri-tjetrit, ai nuk i pėrmbajti kėto, u vendos  kandidat pėrball meje dhe normalisht qė do tė fitonte ai i Partisė Demokratike. Pavarėsisht nga kėto unė vazhdova tė kisha marrėdhėniet tė mira me tė deri nė vitin ”93, pastaj pashė qė disa gjėra nuk shkonin nė drejtimin e duhur, nuk i shėrbenin demokracisė, shkonin drejt njė sundimi personal, me deformime, me shpėrdorime tė pushteteve, dhe fillova tė shkėputem prej tyre. Dhe nė ”94 nė Kongresin e tretė tė partisė, mbajta njė fjalė tė ashpėr, deklarova shkėputje nga koalicioni tre partiak. Nė njė lloj opozicioni me Berishėn kam qenė deri nė vitin 2005, kur mendova se duhej bėrė se ēdo gjė qė tė rrėzuar atė pushtet tė korruptuar socialist. njė pushtet i degraduar deri nė fund. Ēdo gjė tjetėr qė do tė vinte do tė ishte e preferuar,  dhe unė mendova se e vetmja forcė qė mund tė shėrbente vendit nė atė kohė ishte Partia Demokratike e Berishės dhe dhashė mbėshtetjen time.

Po marrėdhėniet tuaja me Nanon
Unė nuk kam patur ndonjėherė marrėdhėnie me Nanon, sa herė qė ai ka dashur tė bėjė humor me mua unė i jam pėrgjigjur po me humor. Kemi patur vetėm njė herė bisedė serioze me njėri-tjetrin kėtu nė Rogner, ai mė propozoi mua qė tė pranoja rolin e Presidentit tė Republikės, doemos unė do tė refuzoja se nuk mund tė zgjidhesha President me vota e sė majtės.

Po sot sa prezent jeni nė politikė
Unė jam prezent nė politikė siē jam dhe sot, sa herė qė kėrkohet mendimi im, kur mė duhet jap kontributin tim.





Burimi: SOT Intervista

Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


Komentoni artikullin

Emri:
E-Mail:
Komenti:
Kodi:

* Mesazhi juaj do aprovohet shume shpejt nga stafi yne!

Komentime

andjola
andjola
04.12.2010 17:39

sabri godo eshte nje nder shkrimtaret me te mire shqiptare




Te gjitha materialet e publikuara ne kete faqe permbajne burimin e tyre si edhe adresen e artikullit origjinal, ne kete menyre ruhet dhe respektohet e drejta e autoreve perkates, paraqitja e tyre ne faqen tone eshte thjesht informativ, per perdorimin e ketyre materialeve ju lutemi kontaktoni autoret perkates!