Total: (541,168)

Lajme

... arkiva informative
Skip Navigation



Artikulli i Perzgjedhur
image

Sela: Ja kushtet e mia pėr kongres tė pėrbashkėt me Thaēin!

"Procesin e reformave brenda PDSH-sė, nuk e kemi nis qė ta fitojmė Menduh Thaēin, por pėr tė bėrė fituese PDSH-nė, prandaj ne nuk jemi pėr variantin e pėrjashtimit tė njerėzve, por pėr variantin e krijimit te mundėsisė pėr garė. »»


Lefter Ēeko: Piktori qė njė jetė iu kushtua skenografisė

Lefter Ēeko: Piktori qė njė jetė iu kushtua skenografisė

27.09.2007 21:05 - Kategoria: Intervista

Lefter Ēeko sapo ka kapėrcyer tė pesėdhjetat. Ai ėshtė njė nga talentet mė nė zė qė me penelin e tij ka vizatuar qindra peizazhe nga “Syri i Kaltėr” e Bregdeti deri nė Florida tė Amerikės. Eshtė piktori ku veprat e tij kanė zėnė vend nė galeritė e sallat mė moderne tė artit. Me to janė zbukuruar hollė e dhjetėra hoteleve turistike deri nė Karaibe. E megjithatė famėn e tij ai ėshtė njeriu modest qė punimet e tij i reklamon vetėm nėn heshtjen e plot tė artistit qė flet fare pak edhe pse nga duart e tij kanė dal me qindra vepra nė peizazh, akuariel, mozaik, vaj, gdhendje.Po fama e tij ėshtė vulosur nė skenografitė brilante qė pėr 30 vjet ka vizatuar jo vetėm nė qytetin e tij nė Sarandė, po deri nė skenat e Teatrit Kombėtar nė Tiranė, Gjirokastėr, Pėrmet dhe sė fundi nė Athinė e Selanik. Eshtė piktori qė nuk tregon pėr dhjetėra ekspozita tė hapura fillimisht nė Galerinė e Arteve nė Tiranė e mė pas nė qytetet veriore tė Greqisė si nė: Korfuz,Janinė, mė pas nė Athinė e Patra dhe Selanik. Po peneli i tij ėshtė shijuar nė Romė, Astoria Amerik, Zvicėr dhe shumė vende tė botės. Jeta e njė artisti matet me krijimet e veta. Ai jeton nėn peshėn e punimeve tė tij. Dhe vjen njė ditė qė thotė: Nuk e di nė ja arrita!. Po pėr Lefter Ēekon atė djalin qė dikur zbriti nga fshati Kostar mbi Delvinė dhe shkėlqeu qė nė bankat e tetėvjeēares me punimet e tij tė admiruara nėnė kujdesin e mėsuesit tė shkollės 8 vjeēare piktorit Aristidh Loli. Ai vet sqaron se ka filluar si piktor dhe ėshtė rritur nė Shqipėri se e bėri tė tillė Shqipėria dhe se kur ka shkuar nė tė tjera vende ka qenė i pėrgatitur pėr tė fituar sfidat e kohės dhe garėn e egėr mes piktorėve. Po pėr tė mėsuar se cili ėshtė dhe pse duam qė lexuesi tė njohė njė talent si Ēeko le ti drejtohemi vet atij duke i lėnė mundėsinė tė flas pėr rrugėn nė tė cilėn ka ecur e shtigjet qė i janė dashur tė ēaj deri sa tė ngjitet nė radhėn e piktorėve mė tė talentuar tė vitit 2007.

Si ndodhi qė nė njė fshat tė largėt si Kostari ju tė nisnit rrugėn e pikturės duke qenė i pari nė fisin tuaj qė filluat kėtė profesion
 
Eshtė e vėrtetė qė unė vij nga njė fshat i largėt. Po Kostari ėshtė njėherėsh njė ballkon mbi fushėn e Delvinės dhe mė tej. Poshtė tij shtrihen fushat dhe rrjedh lumi i Bistricės. Mė tej ngrihen male dhe  kodra tė veshura. Nėpėr fshatin tonė kalojnė shumė rrugė qė tė shpinin nė Delvinė qė ka qenė e hershme dhe vendi ku  kryhej tregti e madhe dhe shiteshin e dhe piktura. Pikėrisht nė kėtė peizazh ku unė u linda dhe fillova tė rritem mė vjen ēudi qė s”u bėmė tė gjithė piktor. Nė Kostar dielli tė lind mbi kokė. Deti sikur tė vjen tek kėmbėt edhe pse pėrball dhe lumi tė rrjedh si ndėr deje. Natėn yjet pikojnė si tė zbresin mbi supe, Ja nė kėtė vend detyrimisht qė bėhesh piktor. Unė vėrtetė e kamė nisur qė pa shkuar nė shkollė tė hedh nė letėr e fillimisht nė njė derė prej teneqeje motivet e para qė mė kanė lėnė mbresa. Mė pas nė fletė fletoreje e nė vizatim. Punėt e mija tė para kanė dal kur isha pesė apo gjashte vjeē. Po piktor u bėra nė vitet e shkollės sė mesme artistike ” Jordan Misja” e mė pas nė Institutin e Lartė tė Arteve.

Ju jeni njė skenograf i njohur dhe shumė u vlerėsojnė si arkitekt tė skenave nė estrada  dhe teatro si nisi kjo rrugė

Eshtė e vėrtetė qė unė u diplomova pėr pikturė, por specialiteti im ka qenė skenograf, Kamė qenė pėr 30 vjet arkitekti dhe ideatori i skenave qė nga qyteti i Sarandės deri nė Pėrmet e mė tej nė Tepelenė, Gjirokastėr e nė Teatrin Popullor ku kam punuar me njerėz pasionat si Agim Zajmi skenograf, Birēe Hasko regjisor, Fatos  Haxhiraj. Mund tė them se kėta kanė qenė pedagogėt qė mė kanė dhėnė  mundėsinė tė shpreh edhe unė atė qė ndjeja pėrbrenda dhe tė realizoj vepra tė tilla qė ishin tė mundshme qė tė  vendoseshin nė shfaqjet e teatrit tonė Kombėtar nė Tiranė. Pas institutit dy vjet nė Tiranė mė bėnė skenograf. Mė pas nė Sarandė kamė bėrė me qindra skenografi dhe me to janė ilustruar shfaqje tė mėdha si teatrore ashtu edhe komeditė e famshme muzikore. Nė kėto komedi ishte jo e lehtė tė paraqisje idetė e Pėllumb Kullės apo tė Enver Isufit,Josif  Papagjonit e Thoma Milajt. Ashtu siē mund tė arrije qė tė ishin tė denja pėr tė pėrcjellė  tingujt e muzikės sė tė madhit Prodani qė u jepte shfaqjeve jetė dhe mua krah pėr tė bėrė mė tė bukurėn nė ngritjen e skenografisė qė ato tė flisnin dhe tė ishin vėrtetė nė nivelin e tėrė komponentėve tė tjerė qė pėrbėnin artin.

Jeni cilėsuar nė rrethet artistike si piktori qė nuk flet po vetėm shfaqet me veprat e tij para artdashėsve mos vallė njė konstatim pa vend

Nuk ėshtė e vėrtetė qė nuk flas. Unė nuk them gjė pėr punimet e mia dhe kėtė e bėjė se dikush tjetėr duhet tė jetė zėri im dhe ky ėshtė publiku janė kolegėt e mi. Prandaj mendoj se fjalėt janė ngjyrat dhe simbolet janė peizazhet dhe portretet ndryshe unė do tė isha njė komentator i cili asgjė nuk mund tė  thotė me fjalė kur si piktor duhet tė falsin veprat e tij tė krijuara. Kjo ėshtė arsyeja qė unė edhe gjatė ekspozitave zė njė cep dhe pres e pėrcjellė miq tė mi artdashės dhe koleg. Ata po kanė tė drejtėn qė tė flasin pėr punėn time.

Ekspozita janė hobi juaj vetėm pėr ti shitur apo edhe pėr tė thėnė: Ja ku jam

Ekspozita ėshtė shtėpia e ēdo piktori. Pa to ndihesh si pa jetė, pa ajėr dhe pa dritė pa gėzim dhe pa familje. Eshtė e vėrtetė qė unė kam hapur shumė ekspozita qė nga mosha  e fėmijėrisė deri nė ditėt e sotme. Qė nga Saranda deri nė tėrė kontinentet. Po mė shumė se ideja pėr tė shitur piktura ajo qė mė nxitė ėshtė shkėmbimi i punimeve tė mia mes kolegėve dhe verifikim i punės sė kryer. Ekspozita ėshtė vėrtetė njė provim. Po nuk e fsheh se edhe shitja e pikturave ėshtė njė qėllim pasi nuk mund tė jetosh vetėm duke pikturuar por edhe duke tregtuar e shitur pikturat  etua qė me to tė sigurosh jetėn dhe mirėqenien. Po piktura nuk tė mbanė jetėn nė se nuk futesh nė tregun e madh tė  punės tė reklamės e tė marketingut ku njė piktor mundet tė shesė talentin e tij duke fituar shumė. Po edhe ky nuk ėshtė qėllimi im i vetėm. Unė ekspozitat i hap pasi ēdo vit punimet e realizuara dua ti evidentoj. Ato nuk janė pas pėrfundimit prona ime. Dua qė tė bėhen prona  e tėrė miqve dhe dashamirėsve tė mi.

Ju flisni pėr pikturėn e profesorėt tuaj po ju vet si keni punuar me talentet e reja me ata qė keni hasur gjatė jetės dhe keni parė qė kanė qenė me talent

Po. Nga duart e mia kam nxjerrė mbi 350 nxėnės. Shumė prej tyre kanė mbaruar shkolla profesionale. Shumė tė tjerė janė bėrė piktor. Unė me ta kam punuar me pasion. I kam mbajtur pranė dhe u kam mėsuar gjithēka kam ditur pa asnjė lodhje. Dhe shumė prej ish nxėnėsve tė mi kanė mbaruar shkollat e larta tė pikturės dhe janė nė disa vende tė botės pėrsėri si piktor dhe artistė. Nė ekspozitėn  qė kam ēelur gjatė kėsaj vere nė qytetin tim kishin ardhur edhe ish nxėnės tė mitė qė sot janė profesionist. Andri Melka qė ėshtė njė piktor i formuar dhe jeton nė Angli sapo mėsoi se hapa ekspozitėn time erdhi qė nga Anglia pėr tė mė takuar dhe shijuar punimet e ekspozuara. Po kėshtu edhe Kreshnik Xhiku njė i ri i talentuar i cili erdhi qė nga Amerika pėr tė mė thėnė fjalėn e tij pėr ato qė kisha dėrguar nė ekspozitė jo vetėm nė New Jork por edhe nė vende tė tjera dhe qė ai ka udhėtuar me ditė tė tėra pėr ti parė. Sot me ta jemi koleg. Ata janė talente tė njohura. Po mua mė thonė, faleminderit qė na ke mėsuar. Dhe unė pas kėtyre fjalėve ndihem mirė.

Jeni njė piktor emigrant si ja bėni qė motivet tuaja tė mbajnė vulėn e vendlindjes tė fshatit e qytetit ku keni jetuar pėr tėrė jetėn

Mos u ēuditni po unė jam njė piktor qė kudo tė ndodhem marrė me vete nė sy e nė zemėr peizazhet e natyrės dhe  fshatit tė atyre brigjeve dhe fushave qė mė kanė rritur dhe ku jam ndjerė njeri. Unė vėrtetė si shumė tė tjerė kam jetuar pėr disa vite nė emigrim. Po kjo nuk mė ka tjetėrsuar. Dhe unė sa herė marrė kambalecėn dhe ulem pėr tė vizatuar njė breg det apo njė pyll njė lumė apo njė mal nė fund  koleg tė mi sarandiot mė thonė. Zgjohu Lefter!. Ti nuk di ē”ie duke bėrė. Ku e ke mendjen a nuk e shikon se nuk janė rrepe as nuk ėshtė Bistrica apo pllakat e plazhit tė Sarandės po jemi nė Pirgos apo nė Pire! Dhe vėrtetė mė ndodh qė unė tė filloj tė pikturoj dhe mendimi tė mė shkas e tė vij atje tek jam rritur tė nis nga male tė tjerė dhe tė pėrfundoj nė malet e mia nė lumin e pyllin tim. Ato janė brenda vetes time. Janė frymėzimi im. Dhe unė them se pėr to kam mall dhe ėndėrroj qė tė jem mes tyre. Po unė kurrė nuk jam ndjerė jashtė qytetit, fshatit dhe lagjes , fėmijėrisė dhe kolegėve me tė cilėt u rrita dhe u bėra piktor. Pėr tė gjitha kėto shumė herė e nisė njė pikturė nė vendin ku jam dhe  mbroj ku kam lindur jo thjesht fizikisht por me zemėr dhe shpirt, me ndjenjė e dhimbje me mallin qė kam e dashurinė qė mė zien pėr tė qenė njė piktor i vendlindjes qė nė veprat e mia tė ketė diēka nga vendlindja ime.

Pas 30 vjet skenograf a nuk ju merr malli pėr tė rifilluar

E vėrteta ėshtė se asnjėherė nuk kam lėnė mėnjanė skenografinė. Nė qytetet ku punoj si emigrant nė Greqi herė pas herė vėmė nė skenė vepra tė ndryshme nė dy gjuhė shqip dhe greqisht siē ka qenė para disa kohėsh vepra ”Emigranti” Unė punova me skenografinė. Nė pėrfundim vepra u cilėsua si mė e arrira e shfaqjeve tė huaja dhėnė nė Athinė pėr vitet e fundit. Nė kėtė sukses kritika kishte mendime shumė pozitive edhe pėr skenografinė. Unė jam rritur me kėtė artė dhe sa herė qė mė jepet mundėsia e rifilloj pėrsėri. Jam i gatshėm qė tė vijė edhe nė estradėn time tė Sarandės dhe tė punoj me skenografitė sa herė qė tė jetė nevoja. Skenografia ėshtė art shumė dimensional. Jo vetėm pikturė, por edhe zbėrthim i ideve dhe emocioneve ėshtė jeta nė penel.





Burimi: SOT Intervista

Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


Komentoni artikullin

Emri:
E-Mail:
Komenti:
Kodi:

* Mesazhi juaj do aprovohet shume shpejt nga stafi yne!



Te gjitha materialet e publikuara ne kete faqe permbajne burimin e tyre si edhe adresen e artikullit origjinal, ne kete menyre ruhet dhe respektohet e drejta e autoreve perkates, paraqitja e tyre ne faqen tone eshte thjesht informativ, per perdorimin e ketyre materialeve ju lutemi kontaktoni autoret perkates!