19.05.2012 12:22 - Kategoria: Intervista

Njė miku im, sa herė qė nuk i dalin "hesapet" e shtėpisė nė "ēarshi", aq herė mėton t'i referohet "kėshtjellės sė rrėnuar tė folk-patriotizmit ballkanas". Sa herė qė do tė mėtojė tė ndėrtojė "thashetheme", aq herė pėr kryefjalė dhe kallėzues tė monologut tė tij do ta ketė katrahurėn e Ballkanit tė rebeluar dhe tė trazuar. Nuk do pushojė sė foluri edhe atėherė kur do bėhet tapė dhe "surrati" karikaturė. Gojėn do ta mbyllė nė momentin kur kamerieri do t'i avitet pėr t'ia sjellė llogarinė. Ai ėshtė pjesė i asaj krahinės qė i ėshtė ngjitur dhe ka zėnė vend nė bisht tė demokracisė dhe tė kulturės sė civilizimit evropian..., nė njė krahinė ku ka shumė folk-patriotizėm, pseudo-kulturizma, pseudohistori..., njė hapėsirė biblike, gjysmė e urbanizuar dhe provinciale!? Nuk pandeh tė thotė se toptan kėto hapėsira qė moti strehojnė gjithfarė popujsh "ardhacakė dhe nė mes tyre njerėz tė papunė"! Nuk mund tė thuash se prononcimet e tij duhet t'u pėrngjajnė atyre "muhabeteve" qė dikur bėheshin nėpėr ndejat e katundeve, ku nuk dihej se kush fliste, kush dėgjonte e kush kuptonte.
"Monologun" gjithmonė e fillon duke iu referuar njė thėnieje tė njė analisti politik nga Tirana, nė tė cilėn, pos tė tjerash, thuhet: "Gjithsecili qė ka bėrė jetė plehu nuk mund tė pretendojė (mėtojė) vdekje patrioti"..., ose madje edhe asaj fjalės sė haxhi babės sė mėhallės sonė: "Secili "edepsėz" qė ka bėrė jetė mondane prej komunisti, sot nuk e ka teserėn tė ndihet atdhedashės"!? Ka tė drejtė, pasi qė nga kėto dy thėnie tė lartpėrmendura, do tė prodhojė njė "furgon" vėshtrimesh a analizash sa i pėrket politikės aktuale tė njė shteti biblik. Ėshtė njė politikė e sėmurė tė cilės sot e gjithė ditėn e Perėndisė nuk i gjendet dot derman, njė politikė qė nuk pranon tė "kurohet" as nga mjeku, as nga prifti, as nga "hajmalia" e hoxhės, por as nga ana e Brukselit, ose edhe nga ana Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės..., ndonėse ky kurim bėhet hiē pa pare!?
Kryefjala dhe kallėzuesi i "dėrdėllitjeve" tė tij politike do tė jenė rrugėt e ca qyteteve tė Maqedonisė, ku kohė mė parė qytetarėt e "saj" kishin dalė tė protestojnė. Ai vazhdon tė thotė se tė rinjtė joshqiptarė, ishin tė nxitur tė dalin nė rrugė me urdhėr tė disa politikanėve tė rrjedhur (nga mendja), sidomos nga ata qė u mungon vendi nė kryeminderin e pushtetit, nga ata "tė pakėnaqurit"..., nga ata tė cilėt nuk arrijnė "kollaj" ta gjejnė derėn e banjės e lėre mė tė futen brenda..., por edhe sikur tė futen brenda, nuk dalin dot prej aty, sepse kanė halle me prostatėn, siē do tė thotė analisti i nderuar Mentor Nazarko nga Shqipėria.
Ata qė kishin qenė "dėshmitarė okularė tė kėtyre vakive" do tė thonė se tė rinjtė kishin dalė (a edhe nė tė ardhmen ndoshta do dalin) nė "protesta" pėr tė shfryrė dufin e tyre tė akumuluar, tė prindėrve, tė partive politike, qofshin ato nė pozitė a nė opozitė, ose edhe pėr tė rebeluar egėrsinė e fjalorit tė tyre rrugaēėror, shovinist, fyes a ofendues. Pėr kėtė dhe arsye tė tjera, kėtu nuk ka vend pėr kurrfarė dyshimi. S"do mend se tė gjitha kėto sharje nuk janė kurrgjė tjetėr pos krime verbale, qė njė shtet sado qoftė "pak normal", pak demokratik dhe me njė legjislacion tė brishtė, pak tė pėrfillshėm dhe tė qėndrueshėm, assesi nuk do tė duhej tė lejonte njė veprim tė tillė (me kusht, nėse paraprakisht nuk do qėndronte pas kėtyre veprimeve tė kurdisura!).
Se tė rinjtė maqedonas kanė tė drejtė tė protestojnė, kėtė askush nuk mund ta kontestojė, por nuk mund dhe nuk kanė tė drejtė qė tok me Ministrinė e Punėve tė Brendshme tė jenė nė cilėsi tė hetuesit, hetuesisė, gjyqėsisė dhe sė fundi nė cilėsi tė kėrkuesit tė fajtorit a fajtorėve tė krimit qė kishte ndodhur nė Smilkovc..., pavarėsisht se te mendja e tyre tashmė ėshtė ngulitur "besimi dhe bindja" se nė kėtė zallahi dhe tė tjera tė tilla si kjo, fajtorė kujdestarė na paskėshin qenė vetėm shqiptarėt dhe askush tjetėr. Pėr kėtė dhe arsye tė tjera tė paqena (sipas tyre), Maqedonia mund tė shpėtojė vetėm nėse shqiptarėt do dėboheshin nga trevat e tyre autoktone..., apo edhe me zgjerimin e hapėsirave tė "Shutkės", ku do "strehoheshin" shtetas shqiptarė, gjithsesi tė pafajshėm. Nė instancė tė fundit, askush nuk mund tė quhet fajtor para se tė vėrtetohet fajėsia e tij, siē thonė juristėt.
Parashtrohet pyetja se kush janė njerėzit qė qėndrojnė pas kėtyre protestave!? "Gojėkėqijtė" dhe njohėsit e mirė tė historisė sė rrethanave politike tė Gadishullit Ilirik do tė thonė se ata "mund tė jenė" titullarė tė Ministrisė sė Punėve tė Brendshme, (gjysmė) titullarė tė pėrfaqėsive diplomatike, titullarė tė botės sė biznesit tė luftės a luftėrave ose edhe titullarė tė sportit. Ty, i nderuar lexues, a mos vallė kjo qė u tha mė lart nuk tė jep tė "dyshosh" se para njė dekade disa titullarė tė Ministrisė sė Punėve tė Brendshme nuk inskenuan likuidimin e ca shtetasve pakistanezė, te Vreshtat e Rashtakut..., ose a mos vallė procesi i Sopotit nuk ishte i kurdisur. Sot, kush mund ta mohojė tė vėrtetėn se gjatė dhe pas rebelimit tė shqiptarėve nė vitin 2001, disa titullarė tė Ministrisė sė Mbrojtjes nuk abuzuan mjetet (dollarėt) e asaj ministrie, a mos vallė nuk profituan nga ajo luftė. Kush mund ta shtrembėrojė tė vėrtetėn se disa muaj mė parė disa titullarėve tė sportit maqedonas "u mungoi guximi" rreth pengimit tė tifozėve tė hendbollit kombėtar, tė cilėt nė palestrat e Nishit dhe Beogradit fyenin shqiptarėt nė baza kombėtare. Tekembramja "titullarėt" nuk kanė brirė.
Nėse neve na jepet e drejta do tė pyesim se cili ishte a ėshtė vendi dhe roli (episodik a kryesor) i shqiptarėve tė Republikės sė Maqedonisė nė kėtė rrėmujė dhe zhurmė tė madhe!? A mos vallė edhe ata janė tė nxitur tė dalin nė sheshe, rrugė a rrugica, nga ndonjė titullar (politik dhe fetar) i brendshėm apo edhe i jashtėm, a kanė ata tė drejtė tė protestojnė duke e (keq) pėrdorur flamurin, nė krah tė tė cilit qėndronin edhe ca mbishkrime me alfabet arab. Qė tė mos krijoj keqkuptime te lexuesi, mė duhet tė them se flamuri e koncepton identitetin kombėtar, ndėrkaq parullat e shkruara arabisht, pėrkatėsinė fetare (mbase, sė fundi librat e shenjtė, qoftė Kurani a edhe Bibla, si tė tilla, kurrėn e kurrės nuk e kanė ushqyer tė keqen e as radikalizmin islam dhe atė tė krishterė). Dhe, kėtu nuk ka kurrgjė tė keqe, pavarėsisht se kjo nuk do t'u pėlqejė kundėrshtarėve tanė historikė..., tė cilėt do tė thonė se protestat shqiptare kishin karakter fetar!???
Para se ta pėrfundojmė kėtė shkrim gazete, duhet tė parashtrojmė edhe njė pyetje: a mos vallė kėto protesta janė njė kopje e zbehtė dhe e pjesshme e "pranverės arabe", a mos vallė kėto protesta mund tė kenė gjė tė pėrbashkėt me ato qė organizohen nė Evropė, qoftė nė aspekt tė nivelit tė kulturės a tė ndonjė aspekti tjetėr me prapavijė politike, sociale, fetare e tjerė. A mos vallė kanė njė "emėrues tė pėrbashkėt" apo diēka tjetėr. Disa prej kėtyre protestave kishin pėr qėllim ta kundėrshtojnė dhe ta shtrembėrojnė atė tregimin e vėrtetė, njė tregim qė duhet tė jetė pronė e shqiptarėve qė jetojnė nė shtetin qė gjendet nė njė hapėsirė nė rrezik. Protestat e fundit tė adoleshentėve maqedonas i pėrngjanė atij shpjegimi tė vetėm, siē i ndodhte dikur Jake la Mottos: "Familja ime ishte e varfėr sa ēdo Vit tė Ri, im atė dilte nga shtėpia dhe shtinte disa herė nė ajėr me pistoletė. Pastaj kthehej dhe neve, fėmijėve, na thoshte se Plaku i Vitit tė Ri kishte vrarė veten". Nė ditėn e protestave tė fundit, tė rinjtė maqedonas "nuk dinin se ē"kėrkonin..., ata dinin se ēka nuk kėrkonin!" Prej kėsaj qė u tha mė lart, neve s"na mbetet tjetėr gjė pos tė shohim se ky shtet, nė njė tė "ardhme tė afėrt", o do tė bėhet, o do zhbėhet, o do tė "divorcohet" politikisht dhe territorialisht nga shqiptarėt.
Me sa duket, ashtu si miku im qė nė fillim tė kėtij shkrimi ishte bėrė tapė, ashtu edhe toleranca jonė e tepruar po bėhet tapė... Ku ta dijė njeriu!
Burimi: Ina Opinione
lajme.parajsa.com








































































