26.05.2012 00:14 - Kategoria: Intervista
Edukimi pėr media duhet tė jetė lėndė mėsimore nė arsimin parauniversitar, pasi nė shoqėrinė e sotme njė lėndė e kėtillė ėshtė e nevojshme. Kėshtu ka deklaruar nė njė intervistė pėr "Epokėn e re" profesoresha e Gazetarisė nė Universitetin e Prishtinės, Lindita Tahiri. Nė kėtė bisedė profesoresha Tahiri ka folur edhe pėr shtojcėn pėr lirinė e shprehjes qė ėshtė botuar nė Ditėn Ndėrkombėtare tė Lirisė sė Shtypit nė gazetat "Epoka e re" dhe "Zėri".
Pyetje: Nė Ditėn Ndėrkombėtare tė Lirisė tė Shtypit sė bashku me studentėt nga Departamenti i Gazetarisė nė UP keni mbajtur ligjėratė pėr nxėnėsit e Shkollės sė Mesme "Mileniumi 3" nė Prishtinė dhe ata tė Shkollės sė Mesme "Sami Frashėri". Si e vlerėsoni kėtė ditė?
Tahiri: Jam shumė e kėnaqur qė Ditėn Ndėrkombėtare tė Lirisė sė Shtypit bashkė me studentėt e mi tė gazetarisė e kalova me tė rinjtė e shkollave tė mesme, duke diskutuar pėr lirinė e shprehjes dhe pėr rolin e medieve nė shoqėri.
Pyetje: Cili ka qenė qėllimi i kėtyre ligjėratave?
Tahiri: Qėllimi i kėtij aktiviteti ka qenė i lidhur me shtojcėn pėr tė rinj, tė cilėn e botuam falė pėrkrahjes sė "Epokės sė re" dhe "Zėrit". Bashkė me studentėt e mi, qė morėn pjesė nė projektin e pėrgatitjes sė kėsaj shtojce, dėshironim tė nxisim njė mendim kritik pėr media dhe tė diskutojmė disa koncepte thelbėsore tė edukimit pėr media qė u adresohen tė rinjve, mėsimdhėnėsve dhe prindėrve.
Pyetje: Si ėshtė pritur kjo ide nga profesorėt dhe nxėnėsit e kėtyre shkollave?
Tahiri: Mėsimdhėnėsit dhe udhėheqėsit e tė dyja shkollave, "Mileniumit" dhe "Sami Frashėrit", treguan dėshirė tė pėrnjėhershme pėr bashkėpunim, dhe nė tė dyja shkollat u zhvilluan debate interesante nė klasė. Mėsimdhėnėsit e theksuan nevojėn e pėrfshirjes tė edukimit pėr media nė planprogramet mėsimore.
Pyetje: Tani ėshtė botuar edhe numri i parė i shtojcės dedikuar tė rinjve qė ka tė bėjė me lirinė e shprehjes. Do ta vazhdoni botimin e kėsaj shtojce nė tė ardhmen?
Tahiri: Botimi i shtojcės u bė nė njė datė simbolike: u punua nga tė rinjtė, e dedikua pėr tė rinjtė dhe jam shumė e kėnaqur me kėtė. Pėrsėri dėshiroj ta theksoj pėrkrahjen e "Epokės sė re" dhe "Zėrit". Shpresoj se do tė pėrkrahen iniciativa tė kėtilla edhe nė raste tė tjera.
Pyetje: Nga ligjėratat qė i keni mbajtur, sa janė tė informuar nxėnėsit pėr mediet nė pėrgjithėsi?
Tahiri: Nxėnėsit e gjeneratės sė sotme i marrin burimet e informacionit kryesisht nga interneti, por nga diskutimet e sotme ėshtė vėrejtur se ata lexojnė edhe gazeta dhe pėrcjellin lajme, si dhe shfaqin njė interesim tė konsiderueshėm pėr ēėshtjet politike, pavarėsisht moshės sė tyre tė re. Ata ishin nė gjendje tė diskutojnė lirshėm pėr pikėpamjet e ndryshme qė i transmetojnė mediet e ndryshme, apo pėr anėsinė dhe mungesėn e neutralitetit nė disa medie, kundruall disa tė tjerave. Jam e befasuar pėr tė mirė me pjekurinė e tyre dhe pėrqasjen realiste ndaj medieve.
Pyetje: Ngapėrvoja juaj si mėsimdhėnėse e medieve, cilėt janė shkaktarėt qė tė rinjtė nuk kanė shumė njohuri pėr lirinė e shprehjes?
Tahiri: Arsimimi i tė rinjve nė kohėt e sotme nuk ndikohet vetėm nga familja dhe shkolla, por edhe nga prodhimet mediatike. Sot mediet luajnė njė rol shumė tė rėndėsishėm nė integrimin e tė rinjve nė shoqėri. Prandaj, nevojitet edhe pėrgatitja dhe vetėdijesimi pėr medie i tė rinjve si dhe i tė gjithė individėve qė janė tė pėrfshirė nė arsimimin dhe zhvillimin e tyre. Nė Amerikė gjatė dhjetėvjetėshit tė fundit edukimi pėr media ėshtė bėrė lėndė shumė e popullarizuar, ndėrsa nė Unionin Evropian ėshtė njė standard obligues pėr shtetet anėtare. Vetėdijesimi pėr pėrqasjen ndaj medies do tė duhej tu ndihmojė nxėnėsve tė jenė pjesė e njė shoqėrie tė arsimuar tė informacionit, jo vetėm duke identifikuar dhe duke shfrytėzuar informata, por edhe duke i prodhuar ato nėpėrmjet rrjeteve sociale.
Pyetje: Do tė ishte mirė sikur tė futej si lėndė obliguese Liria e shprehjes dhe media nė shkollat e Kosovės?Dhe a mėsohet si lėndė Liria e shprehjes dhe media nė vendet perėndimore?
Tahiri: Nga kontaktet qė i kam pasur me Ministrinė e Arsimit, planifikohet qė edukimi pėr media tė jetė element ndėrkulikular nė planprogramet parauniversitare, ndėrkaq unė e trajtoj vazhdimisht kėtė temė me studentėt e mi tė gazetarisė. Nė shoqėrinė e sotme njė lėndė e kėtillė ėshtė e nevojshme, qė individi i vėrshuar nga tė gjitha anėt me informacione, tė jetė nė gjendje ti krijojė shkathtėsitė elementare pėr kompetencė autonome kritike dhe tė jetė nė gjendje tė dallojė se cilat janė interesat e medieve dhe cilat janė interesat e publikut.
Intervistoi: Afet BELA
Burimi: Kosova INFO Intervista
lajme.parajsa.com








































































