Total: (469,404)

Lajme

... arkiva informative
Skip Navigation

Artikulli i Perzgjedhur
Alfred Lela reeeeee

Parashikimet pėr 23 qershorin si kėrkesė-ofertė

Alfred Lela Karl Popperi nė njė traktat mbi historinė dhe politikėn flet diku edhe pėr parashikimet dhe forcėn e tyre. »»


Koha qė nuk kemi - Artur Zheji

Koha qė nuk kemi - Artur Zheji

14.06.2012 12:03 - Kategoria: Intervista

Koha qė nuk kemi - Artur Zheji

Koha ėshtė dhurata mė e madhe qė na jep Zoti. E gjatė aq sa do Ai. Zoti. Koha, pra, ėshtė ajo hapėsirė lineare qė na ėshtė dhėnė pėr ta jetuar, pėr t'u shprehur, pėr t'u shfaqur dhe mundėsisht pėr tė vdekur sa mė vonė brenda saj.

Ēdo ditė, cilado ditė, mund tė jetė e fundit dhe mė pas, nė vartėsi tė besimit qė ka cilido frymor, ose do tė shkojmė diku, diku ku ėshtė mė bukur dhe mė ėmbėl se kėtu, ose do tė zhdukemi krejtėsisht, duke prerė njėherė e pėrgjithmonė lidhjet me kėtė botė dhe krejt ngrehinat gėnjeshtare tė kėsaj toke.

Ky ėshtė njė realitet qė ne, frymorėt, ne, vdekatarėt, e fshehim diku, nė njė kėnd tė padukshėm tė psikės sonė.

Vetė psika jonė, ėshtė si njė guaskė mbrojtėse, qė ka nė brendėsi ose njė perlė tė ēmueshme rrezatuese, ose njė molusk tė ngordhur.

Por ja, sa mė shpesh sheh Tv, vė re qė mjaft prej nesh, tė qeshur apo seriozė, me kostum politik apo me kostum social, brenda guaskės sė psikės sė tyre kanė njė molusk tė ngordhur, njė botė psikike tė dystė dhe tė zbrazur. Tė mbushur me vetveten, mjerisht me njė vetvete boshe, ata, shumica e atyre qė na drejtojnė, nuk kanė asnjė marrėdhėnie me Kohėn, dhe natyrėn e fundme tė kohės njerėzore.

Pandehen tė pavdekshėm dhe tė pagabueshėm.

Dhe sillen shpesh si tė ishin tė tillė.

Sepse aq ėshtė aftėsia e tyre pėr tė perceptuar tė gjitha pėrmasat e fundme, qė ka jeta njerėzore. Sigurisht, nė njė lloj kuptimi kėta, psikė-fjeturit me molusk tė ngordhur brenda guaskės, janė njerėz pėrgjithėsesisht tė lumtur dhe tė ushqyer mirė.

Pėr ta, pėr mosoptikėn e tyre pėr Kohėn, jeta ėshtė e pafundme dhe kėta, kėta lloj njerėzish pra, jetojnė pafundėsisht seriozisht rrjedhėn e ngjarjeve tė saj.

Kėta lloj tė shumtėsh me tipare njerėzore, padyshim ose janė skllevėr tė pėrjetshėm tė tė gjitha kohėrave, pra janė disa makina nė shėrbim tė ca makinave tė tjera.

Ata, shumica e atyre qė na drejtojnė, janė psiqikisht tė ngjashėm me shumicėn e atyre, turmės, qė drejtojnė.

Sado tė mundohesh tė ēelėsh korridore "Drite", nė kafkėn e tyre, shanset qė "Drita" tė bashkėjetojė gjatė me shpirtin e tyre, janė tė pakta.

Disa fare pak tė tjerė, njė komunitet i nėpėrkėmbur, kanė prirjen tė "dialogojnė" me Kohėn.

Ata e perceptojnė Kohėn si njė pafundėsi, nė brendėsi tė sė cilės jeta njerėzore ėshtė njė grusht minutash. Pikėrisht pėr kėtė, duket e pa vlerė, pėr psikėn e tyre, perceptimi i luftės pėr pushtet dhe para, si njė luftė pėr tė cilėn ia vlen tė vdesėsh apo tė mbjellėsh vdekje.

Ata kanė fatin apo tragjedinė qė tė mos jenė makina. Ndonėse veprojnė edhe ata, nėn diktaturėn e tė pėrditshmes, si tė ishin ca makina si tė gjitha tė tjerat dhe pėrgjithėsisht u binden pothuajse tė gjitha shenjave tė tabelės sė trafikut tė makinave, pa qenė njėkohėsisht thjesht ca makina.

Mirėpo kujt i duhen kėto konstatime apo refleksione?

Refleksione mbi Kohėn dhe pėrdorimin sa mė shpirtėror dhe pozitivist tė saj?

Ne, dhe shoqėria, ende shumė  primitive nė tė cilėn jetojmė, kemi hallin vetėm sesi tė zgjedhim Presidentin, qė tė jetė sa mė pak president dhe sa mė shumė konfident.

Ne, (mė saktė ata) kemi hallin sesi tė shtojmė paratė dhe materien qė kemi nė zotėrim tė pėrkohshėm.

Sepse paraja ėshtė pushtet i pakufizuar mbi jetėn e tjetrit qė nuk i ka ato, paratė.

Sepse pushteti mbi tjetrin, cilindo "Tjetėr", na jep njė pėrkėdhelje tė madhe dhe njė iluzion tė madh. Me shumė para, ndihesh mė shumė Zot. Ndėrkohė qė pėr t'i fituar ato para, i largohesh gjithmonė e mė shumė Zotit, edhe nėse beson edhe nėse nuk beson se ka njė tė tillė.

Ne, kemi hallin si dhe sa, tė rrisim pushtetin individual, se sa dhe si, tė rrisim privilegjet pėr vete, qofshin kėto brenda apo jashtė ligjit…(pėr ata qė nuk e dinė apo nuk mendojnė etimiologjikisht, privilegj buron  nga,  privo di legge, privo… nga italishtja pėrkthehet: pa, nė mungesė tė dhe legge, ligj.)

Sepse "ligji" nė Shqipėri ėshtė njė llastik, njė llastik qė mbėrthen brekėt e ca si shumė pushtetarėve, njė llastik qė nuk kėputet kurrė dhe nė fakt nuk janė pak ata qė, privo di legge, sa tė kenė llastikun, mund tė na vėrtiten me apo pa brekė, me brekė ose fare pa brekė morale minimale, nėpėr qytetet e paqytetėruara ende tė Shqipėrisė.

Ne, ose mė saktė ata, duan tė pėrkėdhelen nė avujt e famės dhe tė vėshtrimeve tė perėnduara tė adhurueseve, tė pėrkėdhelen nga adhurimi i oborrit tė skllevėrve, tė duartrokitėsve tė pėrjetshėm qė jetojnė pėr kockėn e shijshme tė radhės.

Vėrtet sot nė kohėrat moderne, skllavėria si pėrkufizim ėshtė zhdukur. Tė gjithė janė tė barabartė pėrpara ligjit, por jo pėrpara llastikut tė ligjit, privilegj ky i ca tė paktėve. Por nuk ėshtė kjo mė e rėndėsishmja, ndonėse e rėndėsishme ėshtė gjithsesi.

Sot, nė shoqėritė pa skllavėri zyrtare, dominon ai ose ata, qė kanė nė grusht Monopolin e Kohės.

Skllavi i sotshėm, pranga skllavi vėrtet nuk ka, por nė vend tė prangave prej bronzi apo hekuri, janė shpikur si zėvendėsuese tė tyre, "ca pak para".

"Ca pak para" pra, nė kėmbim tė Kohės, qė tė shkėmbehet si porcion energjie, nė shėrbim tė makinerisė sė tjetrit apo tė tė tjerėve, qė zotėrojnė monopolin e kohės tokėsore. Monopolin e Kohės sė Pėrkohshme.

Atij qė tė jep ato "pak paratė", nė kėmbim tė kohės dhe tė atyre porcioneve jete qė tė kėrkon nė shkėmbim, porcione gjithmonė e mė tė mėdha le tė kuptohemi, sot nuk e thėrrasin mė skllavopronar, por pronarin e Kohės, qė nuk e ke mė tėnden, sepse shitur e ke, pėr ato "ca pak para".

Por nė fund tė fundit, kjo nuk ėshtė akoma e keqja mė e madhe shqiptare, nė njė shoqėri pa kulturė garantiste dhe pa kulturė shtetare, pa sindikata dhe pa sindikalizėm nė traditėn e vet.

E keqja mė e madhe pėr tė gjithė, pėrfshirė kėtu edhe monopolistėt e pėrkohshėm tė Kohės, (ēfarė fuqie tė madhe ka gjuha shqipe, tė lejon tė shkruash edhe kėshtu: "kohėmbajtėsit e pėrkohshėm tė Kohės"), e keqja mė e madhe pra, ėshtė se Koha mbaron njė ditė pėr tė gjithė, pavarėsisht postit, pushtetit apo parave.

Mjafton tė shikosh Piramidat e madhėrishme tė Egjiptit, Piramida tė jashtėzakonshme AntiKohė, apo Mumiet mijėravjeēare, tė cilat udhėtojnė nė Kohė, prej mijėra vitesh dhe ato.

Pavarėsisht fuqisė sė tyre tė mrekullueshme, ndaj Kohės, ato, Kryeveprat AntiKohė, vijnė nė Kohėn tonė, si gėrmadha rrėqethėse tė njė tė kaluare tė zhdukur nė humbėtirė…

… Dyshoj tė kenė lexues tė shumtė kėto radhė, por kjo sinqerisht nuk mė shqetėson aspak. Sepse ajo qė ėshtė pėr tė thėnė, ai vlim i tė vėrtetės qė pulson brenda kraharorit, duhet tė thuhet. Pavarėsisht shkretėtirės sė zakonshme, tė mosvėmendjes sė pėrgjithshme. Sepse mosvėmendja e pėrgjithshme, ėshtė pėrgjithėsisht njė konstante e pėrhershme e kėtyre mijėra viteve tė fundit dhe nuk habit mė.

Prandaj duket qesharake ēehrja hijerėndė dhe serioze qė e Pėrditshmja mban veshur, me kostum presidencial, kryeministror apo prej pasaniku e fodull.

Ndėrkohė qė dihet, njė ditė jetė ka banori i tė Pėrkohshmes, nė raportin dramatik me Universin e tė Pėrjetshmes. Ashtu si ca flutura qė jetojnė 24 orė. Dhe nė ato 24 orė, zhvillojnė njė jetė tė tėrė, me lot dhe gėzime, triumfe dhe dėshtime.

E pra, ai, i pakti lexues qė ka mbėrritur deri nė kėto radhė e ftoj tė mos luhatet nė vendosmėrinė e tij, qė ia mbėrriti pėr tė shkuar deri nė fund. Sepse Shqipėria dhe shqiptarėt vuajnė pra, pėr Kohėn qė nuk kanė.

Sepse nuk ka mė kohė pėr tė mos pastruar llumin e shumtė qė na rrethon nė tė gjitha nivelet dhe pothuajse nė tė gjitha poret e shoqėrisė sonė qė nuk po rilind dot.

Mosdashuri dhe shumė hipokrizi. Pabesia e shndėrruar nė art dhe nė krenari. Korrupsion transversal me njė pangopėsi dhe grykėsi tė egėr. Ankorimin e shqiptarėve nė njė pellg, qė po shndėrrohet nė njė kėnetė tė sėmurė dhe tė pashpresė morale.

Burimi: Ina Opinione

Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


Komentoni artikullin

Emri:
E-Mail:
Komenti:
Kodi:

* Mesazhi juaj do aprovohet shume shpejt nga stafi yne!




Te gjitha materialet e publikuara ne kete faqe permbajne burimin e tyre si edhe adresen e artikullit origjinal, ne kete menyre ruhet dhe respektohet e drejta e autoreve perkates, paraqitja e tyre ne faqen tone eshte thjesht informativ, per perdorimin e ketyre materialeve ju lutemi kontaktoni autoret perkates!

Te gjitha te drejtat dhe falenderimet u perkasin:
  • 22-Ore.com
  • BalkanWeb
  • Gazeta Express
  • Gazeta Dita
  • Telegrafi
  • Shqiptarja
  • Mapo Online
  • PCWorld Albanian
  • Zeri.INFO
  • Fish Media
  • Ekonomisti
  • Klan Kosova TV
  • Ora News
  • Gazeta SHQIP
  • Gazeta Lajm Maqedoni
  • Gazeta Shekulli
  • Gazeta Korrieri
  • Gazeta SOT
  • Albania-Sport.com
  • Tirana Observer
  • Zeri i Amerikes
  • Keshilla.NET
  • Shqip.AL
  • Kosova.info - Agjencioni i Lajmeve
  • ViP - Shqiperia.com
  • Gazeta Panorama
  • Top-Channel.tv
  • Kosova SOT
  • Iliria News Agency
  • Revista MAPO
  • ZeriKosovar.com
  • Koha Jone
  • BBC Albanian.com
  • Revista JETA
  • Big Brother Albania
  • Gazeta Metropol Online
  • Gazeta TemA Online
  • Autolajme Blog
  • Krokodili.com
  • Zero - Reviste kompjuteri
  • Koha Ditore Online
  • Presidenca
  • News of Albania
  • Gazeta Albania
  • Gazeta Standard
  • Gazeta 55
  • Gazeta Start
  • Alsat TV
  • TV Klan
  • Gazeta Ballkan
© 2001- Parajsa.com