Total: (469,158)

Lajme

... arkiva informative
Skip Navigation

Artikulli i Perzgjedhur
images (1)

Dyzimi i qėllimshėm i LSI

Roland Lami Deklaratat e pėrsėritura tė pėrfaqėsuesve tė LSI kanė nxitur hamendėsimet mbi domethėnien e tyre dhe tė sjelljes politike tė kėsaj force nė ditėt nė vazhdim. »»


Si do tė jetė gazetaria e sė nesėrmes? - Laure Constantinesco

Si do tė jetė gazetaria e sė nesėrmes? - Laure Constantinesco

15.06.2012 12:05 - Kategoria: Intervista

Si do tė jetė gazetaria e sė nesėrmes? - Laure Constantinesco

VDEKJA E ARTIKULLIT TRADICIONAL…

Webi solli mė shumė vdekjen e artikullit dhe tė reportazhit tė ashtuquajtur "tradicional". Kjo "ndoshta nuk ėshtė njė gjė e keqe: thotė Peter Bayle i "CNN International." "Pėr sa kohė do tė kemi gazetarė cilėsorė, nuk do tė ketė asnjė problem", vijon ai.

Jim Roberts i "New York Times" thotė se gazetarėt po jetojnė sot "moshėn e artė tė artikullit! Mjetet qė ke sot nė dispozicion pėr tė treguar njė histori janė pa kufi dhe shumė fleksibėl".

Tė njėjtin konstatim bėn edhe Edwy Plenek bashkėthemelues i "Mediapart", pėr tė cilin numeriku "i ka dhėnė artikullit njė rini tė re, sepse me tė ti mund tė ruash e tė mbrosh traditat mė tė mira me mjete qė nuk eksiztonin nė epokėn e shtypit prej letre ".

… DHE LINDJA E FORMATEVE TĖ REJA

Webi i jep dorė gazetarisė qė tė rikrijojė dhe tė rizbulojė. Kėta dy vjetėt e fundit, formate qė pėr disa ishin tė panjohura mė parė, tani janė nė fazėn qė po bėhen klasike.

I pari mes tyre ėshtė live-blog ose live-blogging, ky artikull multimedial nė kohė reale. Nė "Agence France Presse", ėshtė menduar pėr kėtė format qė nė vitin 2008 gjatė fushatės elektorale pėr presidentin amerikan, sepse "shumė reporterė sillnin materiale qė nuk pėrdoreshin nė fund tė ditės" thotė Juliette Hollier-Larousse, kryeredaktore e AFP-sė.

"Gazetaria on-line ose live shpėrtheu gjatė 12 muajve tė fundit me njė nisje tė ndrojtur nė 2009" shpjegon Kate Fairhust e "Scribblelive", ndėrmarrje qė propozon njė mjet tė live-blog-ut pėr mediat. Ėshtė e vėrtetė qė pėrdoruesit e internetit u gjendėn tė tėrhequr pas live-it nė 2011, sepse ndodhėn ngjarje ndėrkombėtare tė jashtėzakonshme. Nė sitin e TV5 Monde ne e pėrdorim rregullisht kėtė format prej mė shumė se njė viti.

Meqenėse audienca matet me kontaktin ose me klikimin, tani shtrohet ēėshtja e monedhėzimit(pagesės). Njė zgjidhje mund tė jetė ajo qė sjell "GEN Live desk", formai i live-it i krijuar prej Global Editors Network nė partneriat me Google, me pjesėmarrjen edhe tė gazetarėve tė BBC-sė, The Guardian-, Le Monde, tė Voralberger Nachrichten dhe Zeit Online. Ky mjet ėshtė falas dhe burim i hapur(domethėnė kodi, kodi-burim ėshtė i arritshėm pėr tė gjithė ata qė e zhvillojnė pėr ta pėrmirėsuar dhe pėr ta personalizuar) dhe lejon tė futėsh aty reklama. Ky mjet do tė jetė i mundshėm nė shtator pėr tė gjitha redaksitė.

Njė prirje tjetėr ėshtė gazetaria e hapur ose "open journalism". Benoīt Raphaėl, krijuesi i "Post"(zėvendėsuar sot me "Huffington Post"), i "Plus" dhe i "Lab", ėshtė njė mbrojtės i zjarrttė i tyre. Pėr tė, roli i mediave sot nuk ėshtė mė qė tė transmetojnė informacion te publiku, por tamam-tamam t'i japin atij fjalėn dhe ta ndihmojnė qė tė dėgjohet edhe ai.

Paul Lewis, kryeredaktor i The Guardian, media pioniere nė fushėn numerike, vlerėson se gazetaria e hapur, para sė gjithash, do tė thotė tė rimėsosh se "nuk dihen tė gjitha". Informacioni nuk qarkullon nė njė drejtim – gazetarė-lexues.

Pėr Sharon Moshavi, zv.president i International Center for Journalists, mė tepėr ėshtė fjala pėr njė akt qytetar. Ky bashkėshoqėrim ka krijuar media qytetare nė zonat "ku gazetarėt nuk shkojnė dot". P.sh. nė Indi popullsitė fshatare tani kanė akses nė informacion: banorėt pėrdorin celularėt pėr tė dhėnė informacione qė mė pas shpėrndahen nė njė radio.

Flitet shumė edhe pėr gazetarinė e tė dhėnave ose data-journalisme ose mė shumė akoma vizualizim i tė dhėnave. Nė kėtė rast principi qė vepron ėshtė ai qė kėrkon t'i bėjė tė dhenat bruto-shifrat sidomos- tė kuptueshme pėr tė gjithė.

Pėr Chiqui Esteban tė "lainformacion", "njė grafikė funksionon mė mirė se njė tekst". Alastair Dant i The Guardian paraqiti punėt mė tė mira tė realizuara nė gazetėn e tij si grafika interaktive tė shpenzimeve publike britanke ku internetasi vetė mund tė kryejė shkurtime nė buxhet pėr tė shėndoshur financat e vendit tė tij! The Guardian punon sot me projektin miso (financuar nga fondacioni Gates), njė mjet nė formėn e burimit tė hapur nė mėnyrė qė gjithė bota tė mund tė zbulojė tė dhėnat e njohura (open data) pėr shpenzimet publike.

Nė News World Summit, njė juri rinjohu me njė shpėrblim pėr herė tė parė inisiativat mė tė mira tė Data Journalism Awards. 57 projekte tė mediave nga e gjithė bota ishin nė garė. Gjashtė prej tyre u shpėrblyen.

Formati tjetėr ėshtė "fact-checking" ose verifikimi i tė dhėnave. Ose nė ē"mėnyrė gazetari shkon te themelei i burimeve, domethėnė si e bėn ai verifikimin para se ta publikojė lajmin… Njė praktikė qė ka lindur nė mediat amerikane dhe qė ka shkėlqyer nė Francė sidomos gjatė zgjedhjev presidenciale. Sylvain Lapoix mbrojti aty "Véritomčtre"-in, njė mjet i verifikimit tė fjalimeve politike gjatė fushatave. Gazetari i OWNI-s vlerėsoi dhe u shprehu mirėnjohjen internetasve sidomos atyre qė riverifikonin shifrat dhe tė dhėnat pas gazetarėve. "Duhet tė bėjmė njė aleancė me audiencėn tonė"- kėshilloi ai.

Njė fjalė e re dhe nė modė ėshtė fjala kurator. Nė kėtė rast gazetari nuk duhet tė prodhojė , por tė pėrzgjedhė lajmet e shumta dhe tė lidhura me njė temė tė caktuar. Pėr Jim Roberts tė New York Times, ky ėshtė specialiteti i sė ardhmes.: "Ke pėrshtypjen se kuratori ėshtė njė gazetar i klasit tė dytė. Ėshtė gabim: kuratorėt mė tė mirė u japin vlerė zėrave qė nuk mund tė shprehen pa ata-kuratorėt"

Mė nė fund informacioni sot duhet tė paraqitet edhe nė plate-formes mobiles. 8 ndėr 10 amerikanė konsumojnė informacione nga telefonat e tyre celularė sipas njė studimi vjetor mbi gjendjen e mediave amerikane tė Pew Project for Excellence in Journalism.

Rrjedhojat: nevoja e ngutshme pėr zgjidhje tė reja; lexim tė diferencuar. 11 milion lajme tė ndryshme ruhen pėr kėtė qėllim ēdo ditė me anė tė aplikimit tė rrugės Pocket (ex Read It later). Duhet gjithashtu qė tė rroket vėmendja e konsumatorit duke zhvilluar njė strategji pėr platformėn mobile shpjegon Eric Hazan i institutit McKinsey: "Duhet tė jemi shumė krijues : abonime, lajme tė shkurtra, audiencė e diferencuar, kėto tė lejojnė tė dalėsh nga shtrati i gjerė dhe i turbullt i autostradės sė internetit ".

Mobili ėshtė me tė vėrtetė si thika zvicerane pėr reporterin, "mjeti mė i pėrdorur prej gazetarėve tė terrenit" thotė Paul Lewis i Guardian.

STRATEGJIA E MULTI-EKRANEVE

Tė jesh i pranishėm nė katėr ekrane – celularė, tableta, ordinatorė dhe televizorė tė lidhur me njė stacion apo platformė tė caktuar- kjo tashmė ėshtė sfida qė qėndron nė zemėr tė tė gjitha redaksive. Por ėshtė e vėshtirė qė tė bėsh njė tė tillė projekt sepse "5 vjet mė parė nuk ekzisonte as aplikimi, as ndonjė terminal qė ne tė pėrfitonim sot" tha Phil Fearnley i BBC-sė.

Nė vend qė tė ngatėrrohet me tė ardhmen, BBC-ja ia ka dalė qė tė gjallėrojė tė tashmen : media britanike propozon qė pėr Lojėrat Olimpike tė kėsaj vere tė pėrdorė njė dispozitiv tė padėgjuar mė parė dhe totalisht "cross-media" : "Do t'i lejojmė gjithkujt tė shohė ēfarėdo nė cilėndo kohė e nė cilindo vend" shprehet i entuziazmuar Phil Fearnley. Nė sitin e kanalit, internetasi do tė ketė akses nė tė gjitha kompeticionet direkt falė 24 flux straeming nė HD. Ai mund tė lundrojė lehtėsisht nė sporte tė ndryshme dhe nė rast se nė njė ndeshje qė ai nuk po e ndjek ndodh diēka, ai lajmėrohet dhe mund ta ndėrrojė kanalin.

Televizioni i lidhur (télévision connectée),ėshtė nė fillimet e tij. Franca ka aktualisht potencialin mė tė madh sipas shifrave tė Martha Stone e Institutit tė studimeve World Newsmedia Network. Bruno Patino, drejtor i strategjive numerike nė France Télévisions, pėrmendi evoluimin e sjelljes sė spektatorovė, tė cilėt tashmė duan tė diskutojnė pėr njė program pėrmes rrugės sė rrjeteve sociale gjatė transmetimit : "Social TV-ja ėshtė njė fenomen nė shpėrthim tė plotė".

NESĖR RIKTHIM DREJT SĖ ARDHMES

Nė fillim tė gazetarisė , investigimi ishte mbreti. Gazetari-investigues i jepte publikut tė tij scoop-e. Njė specialitet qė mė pas nisi t'u kushtonte shtrenjtė redaksive-njė investigim kėrkon kohė dhe kjo kushton- tani mund tė rilindė nė saj tė web-it.

"Grupet mediatike nuk dėshirojnė qė tė marrin rrezikun nė sy me gazetarinė investigative, me pėrjashtim tė mė tė mėdhajave" analizoi nė diskutimin e tij Paul Steiger i "Propublica", "por kjo nuk do tė thotė se investigimi ėshtė zhdukur. Vetėm se tani, nėse njerėzit do tė duan tė lexojnė njė investigim, ata duhet tė fusin dorėn nė xhep." Ėshtė modeli ekonomik i "Propublica"-ės, njė organizėm me qėllime jo tė errėta ku publiku financon punėn e gazetarėve. Mė pas artikujt shpėrndahen falas nė mediat partnere. Ky "newsroom"i njė lloji tė ri u dha atyre Ēmimin Pulitzer nė prill 2011, i pari Pulitzer dhėnė njė siti interneti.

E njėjta kėmbanė bie edhe pėr "Mediapart"-in, "pure player"(mjeshtėr nė kėtė profesion, nė internet, nė gazetarinė on-line, term i pėrdorur nė marketingun e web-it) francez, specializuar nė gazetarinė investigative. Bashkėthemeluesi i saj Edwy Plenel ēmon se gazetaria sot duhet tė pėrqendrohet nė mė tė vlerėsuarėn : "Duhet pyetur se cila e bėn diferencėn. Informacionet e panjohura qė habisin publikun e detyrojnė atė tė lėvizė, tė ndryshojė." Pėr Plenel gjithashtu, ėshtė lexuesi qė duhet tė financojė kėto investigime.

Mė e ēuditshmja, kthimi te letra, u shpall nga Jim Chisolm. Ky konsulent pėr gupet mediatike betohet pėr kėtė strategji qė ėshtė kundėr rrymės, duke thėnė se webi nuk ia del qė tė monedhėzojė gjithmonė audiencėn e tij. Me 3.2 miliard internetas, letra mbetet zotėruese. Chisolm shkon mė tej dhe godet : "50% e rėnies sė printit vjen pėr shkak tė menaxhimit tė keq!"

GAZETAR NJĖ MJESHTĖRI NĖ NDRYSHIM

Mė nė fund, mė vėshtirė do tė jetė ndoshta tė evoluojė profesioni i gazetarit. Nėpėr redaksi, fraktura ka filluar tė ndjehet. Si do tė zgjidhet? Secili metodėn e tij.

Nė Washington Post, organizohen grupe pune mes tė vjetėrve tė mė tė vjetėrve dhe tė rekrutuarve rishtas qė secili t'i japė tjetrit pėrvojėn e tij.

Nė redaksi tė tjera janė mė tė drejtpėrdrejtė si psh te zvicerania Tages Woche, ku ēdo gazetar ėshtė i detyruar qė tė jetė i pranishėm edhe nė Twiter. Apo te Guardian, ku redaksitė print dhe web janė shkrirė dhe ku 600 gazetarėt punojnė nė tė dyja platformat. Por, thotė kryredaktorja Clare Margetson, "ambienti ėshtė bėrė mė shumė bashkėpunues : tė rinjtė ndihmojnė mė tė vjetėrit nė disa fusha e sidomos nė ato fusha qė kanė tė bėjnė me teknologjinė ".

Gazetari nuk mund tė punojė siē ka punuar dikur kur ai e injoronte teknikėn qė pėrdornin tė tjerėt. Gazetari i shekullit XXI duhet tė jetė "geek", qė tė dialogojė me mjeshtrat e web-it, por tė zbulojė dhe tė testojė vetveten me teknologjinė e re. Disa parathonė madje se gazetari nė njė tė ardhme tė afėrt do tė duhet tė dijė tė kodohet…Revolucioni nė media sapo ka filluar.

 (Reportazh nga Forumi NEWS WORLD SUMMIT nė Paris organizuar nga Global Editors Network)

Burimi: Ina Opinione

Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


Komentoni artikullin

Emri:
E-Mail:
Komenti:
Kodi:

* Mesazhi juaj do aprovohet shume shpejt nga stafi yne!




Te gjitha materialet e publikuara ne kete faqe permbajne burimin e tyre si edhe adresen e artikullit origjinal, ne kete menyre ruhet dhe respektohet e drejta e autoreve perkates, paraqitja e tyre ne faqen tone eshte thjesht informativ, per perdorimin e ketyre materialeve ju lutemi kontaktoni autoret perkates!

Te gjitha te drejtat dhe falenderimet u perkasin:
  • 22-Ore.com
  • BalkanWeb
  • Gazeta Express
  • Gazeta Dita
  • Telegrafi
  • Shqiptarja
  • Mapo Online
  • PCWorld Albanian
  • Zeri.INFO
  • Fish Media
  • Ekonomisti
  • Klan Kosova TV
  • Ora News
  • Gazeta SHQIP
  • Gazeta Lajm Maqedoni
  • Gazeta Shekulli
  • Gazeta Korrieri
  • Gazeta SOT
  • Albania-Sport.com
  • Tirana Observer
  • Zeri i Amerikes
  • Keshilla.NET
  • Shqip.AL
  • Kosova.info - Agjencioni i Lajmeve
  • ViP - Shqiperia.com
  • Gazeta Panorama
  • Top-Channel.tv
  • Kosova SOT
  • Iliria News Agency
  • Revista MAPO
  • ZeriKosovar.com
  • Koha Jone
  • BBC Albanian.com
  • Revista JETA
  • Big Brother Albania
  • Gazeta Metropol Online
  • Gazeta TemA Online
  • Autolajme Blog
  • Krokodili.com
  • Zero - Reviste kompjuteri
  • Koha Ditore Online
  • Presidenca
  • News of Albania
  • Gazeta Albania
  • Gazeta Standard
  • Gazeta 55
  • Gazeta Start
  • Alsat TV
  • TV Klan
  • Gazeta Ballkan
© 2001- Parajsa.com