Total: (469,732)

Lajme

... arkiva informative
Skip Navigation

Artikulli i Perzgjedhur
Alfred Lela reeeeee

Parashikimet pėr 23 qershorin si kėrkesė-ofertė

Alfred Lela Karl Popperi nė njė traktat mbi historinė dhe politikėn flet diku edhe pėr parashikimet dhe forcėn e tyre. »»


Vetėm bashkimi i shpėton shqiptarėt вЂ" Ramiz Bojaj

Vetėm bashkimi i shpėton shqiptarėt вЂ" Ramiz Bojaj

27.06.2012 00:08 - Kategoria: Intervista

Vetėm bashkimi i shpėton shqiptarėt  Ramiz Bojaj

Shqiptarėt nuk mund tė funksionojnė tė ndarė. Jo pėr shkak tė diversiteteve kulturore ose etnike, por pėr shkak tė ambicieve ekspansioniste e hegjemoniste tė sllavėve nė Gadishullin Ballkanik. Ideja e shtetit unik (etnik) shqiptar ėshtė e hershme, por unifikimi i abetares sė pėrbashkėt ėshtė hapi i parė konkret drejt realizimit tė projektit tė bashkimit. Abetarja unike ruan,kultivon dhe bashkon shqiptarėt nėn ombrellėn e uniformitetit nacional, duke shėnuar hapin e parė (themelin) e bashkimit kombėtar. Promovimi i Abetares sė pėrbashkėt, nė kryeqytetin shpirtėror shqiptar(Prizren), shėnon hapin mė tė rėndėsishėm historik pėr kombin tonė nė dekadėn e fundit(pas shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės). Gjuha,kultura, doket, tradita,  dhe zakonet janė segmentet bazė qė ruajnė elementet e unifikimit e tė autoktonisė tė kombit tonė nė ēdo cep tė etnisė shqiptare. Pavarėsisht, dialekteve e tė folmeve, shqiptarėt mė shekuj kanė ditur ta ruajnė kulturėn e vet unike, (tė dallueshme nga fqinjėt), pa rėnė asnjėherė pre e asimilimit, pavarėsisht pushtimeve shumėvjeēare e shekullore qė kanė ndodhur nė hapėsirėn shqiptare. Hartimi dhe jetėsimi i abetares sė  pėrbashkėt nxjerr nė pah, vlerėn mė tė pandashme pėr shqiptarėt, vlerėn mė tė ēmuar qe garanton tė ardhme tė pėrbashkėt nėn kulturėn, gjuhėn dhe unitetin nacional. Krahas kėsaj, unifikimi i programeve tjera nė arsimin e ulėt, vė themelet reale tė unitetit nacional. Mosdallimi do tė thotė uniformitet, ngjashmėri dhe vėllazėri. 

Programi i bashkimit kombėtar mbetet mė esenciali

Programi kombėtar politiko-ushtarak i Rilindjes Shqiptare nė Prizren (1878-1882), mbetet projekti mė shpirtėror dhe mė real i Shqipėrisė natyrale. Pikėrisht pėr kėtė arsye, vlera e ABC-sė e proklamuar nė Prizrenin e idealeve tė mėdha, ringjallė ėndrrėn e etėrve tė kombit pėr rihartimin e hartės qe mbledh nė vete tėrė etnikumin tonė. Republika e Kosovės dhe  Shqipėria duhet tė vazhdojnė strategjinė e tyre pėr plasimin e abetares unike kudo ku jetojnė shqiptarėt, duke pėrfshirė edhe Maqedoninė, Malin e zi, Kosovėn Lindore, por edhe diasporėn shqiptare. Me kėtė krijohet simbioza mė e fortė, e cila mbron identitetin dhe kulturėn tonė, pėrballė multikulturalizmit global. Pra, abetarja e pėrbashkėt me tė drejtė ėshtė cilėsuar si kryevepėr tė dijes-ditė historike pėr tėrė kombin shqiptar. Autostrada nacionale "Ibrahim Rugova", Durrės-Merdare dhe abetarja unike janė dy segmentet mė tė rėndėsishme qe bashkon shpirtėrisht dhe fizikisht shqiptarėt, nė tėrė hapėsirėn shqiptare, tė cilėt pėr mė shumė se gjysmėshekulli e patėn tė ndaluar tė flasin, tė komunikojnė e tė jetojnė tė lirė, nė vėllazėri me njėri-tjetrin. Pra, unifikimi i abetares unike, pasqyron vendosmėrinė shqiptare pėr tė jetuar tė bashkuar nė projektin e madh tė integrimeve evropiane,(duke ruajtur tiparet   autoktone e historike) gjithnjė duke prezantuar vlerat e vėrteta tė qytetėrimit shqiptar. Ėshtė tejet thelbėsore kur gjeneratat e para arsimore, tė fillojnė rrugėtimin e dritės sė diturisė, me ABC-nė e unifikuar, me tė cilėn rriten, kultivohen, arsimohen e formėsohen kuadrot elite tė kombit. Mbi kėtė koncept ndėrtohen vlerat e pėrbashkėta kombėtare -unifikimi etnokulturor etik e nacional.

Platforma nacionale domosdoshmėri

Njė platformė ekzistuese nė planin kombėtar, do tė ruante (jo vetėm territoret shqiptare), por do tė mbronte edhe frymėn moderne njė nacionale, pėrballė politikave globale dhe integrimeve. Nė kėtė kontekst, duke prezantuar teorinė realpolitike nė tė cilėn gjenden shqiptarėt nė Ballkan (nė rrafshin etnik), shton domosdoshmėrinė e riorganizimit tė frymės nacionale, nė mėnyrė qė bashkėkombėsit tanė nė Maqedoni, Kosovė Lindore (Preshevė, Medvegjė e Bujanoc), si dhe vėllazėria ēame, tė ngrihen nė prioritetet e politikės dhe diplomacisė gjithėshqiptare (Shqipėri-Kosovė). Rrethanat nė tė cilat e pėrshkojnė Ballkanin Perėndimor, na detyrojnė qe tė ngremė njė tis nacionalizmi tė moderuar(jo nė modelin arkaik e tė maskave),por tė atillė qe nėnkupton kultivimin e vlerave kombėtare nė gjeografinė shqiptare. Pėr tė arritur kėtė, kėrkohet ndryshim rrėnjėsor nė elitizmin tonė politik, nė kontekst tė tė cilit duhet tė vijnė nė skenė liderė tė guximshėm, tė menēur dhe atdhetarė, nė mėnyrė qe tė kultivohet politikė e pastėr kombėtare, pa ndikime "oportuniste" nga jashtė. Politikat labile, thjeshtė sa pėr tė qeverisur (pa kredibilitet nacional), me ndikime tė drejtpėrdrejtė nga jashtė, nuk janė treguar aspak fleksibile e as tė efektshme. Karrieristėt dhe labilėt duke iu bindur nė ēdo formė ndikimeve tė jashtme, po dėmtojnė tej mase interesat tona kombėtare. 

Modeli evropian nuk dėmton interesat shqiptare

Bashkimi Evropian, NATO-ja dhe SHBA-tė, kanė nė plan integrimin e Ballkanit sipas modelit europerėndimor, por kjo nuk kėrkon qe shqiptarėt t'i puthin kėto vlera, duke zhbėrė interesat e veta. Njė gjė tė tillė nuk e kėrkon askush nga jashtė (Bruksel ose nė Nju-Jork). Por,  ēėshtjen shqiptare nė Ballkan, (nė pėrmasa shqetėsuese) po e dėmtojnė grupet e forta mafioze qe aktualisht mbajnė ndikim tė dukshėm nė udhėheqėsit politikė nė Kosovė, Shqipėri, por edhe nė Maqedoni (politikanėt e fjetur nė Shkup, kundėr terrorit sllav ndaj civilėve shqiptarė). Vet fakti se politikanėt shqiptarė mė tė kyēur nė poste ministrore, qeveritare, ose tė korporatave tė fuqishme, bėhen milionerė. Dhe krejt nė fund, prokuroritė dhe gjykatat e korruptuara gjer nė palcė, bėjnė lustrimin e figurave tė tyre (nėse ndodh tė publikohet ndonjė skandal publik rreth korrupsionit).  Liderėt tė cilėt proklamojnė vlera evropiane, pėr tė puqur gjithēka qe projektohet nė Bruksel, pa plan konkret pėr mbrojtjen e interesave nacionale, ėshtė debilizėm, servilizėm neveritės dhe paaftėsi totale pėr qeverisje. Kjo pėr faktin se nė planin e globalizmit ekopolitik (integrimet dhe tregu i lirė) mund tė pėrfitojmė edhe ne si komb, natyrisht, nėse arrijmė tė forcojmė bashkėpunimin ekonomik nė mes tė Kosovės dhe Shqipėrisė (jo siē ka ndodhur gjer mė sot, tė favorizohen pacipėrisht mallrat serbe e greke). Nė tė kundėrtėn, Greqia (pėrkundėr falimentimit) do pėrpiqet gjithmonė tė mbajė ndikim tė fortė ekonomik dhe politik nė Shqipėri, tė shpėrfillė ēėshtjen ēame, ndėrkaq, Serbia tė mbajė ndikim ekonomik e politik nė Kosovė, Luginė dhe nė Maqedoni. Pėrmes ndikimit ekonomik, sllavėt do pėrpiqen tė anatemojnė gjithmonė procesin e zgjidhjes politike afatgjate tė ēėshtjes shqiptare. 

Kohezioni i brendshėm, domosdoshmėri

Shpėtimi real vjen nga bashkėpunimi i pėrhershėm dhe komunikimi i sinqertė. Jo nga koncepti arkaik, por nga funksionimi i pikėpamjeve njė nacionale, nė kontekstin shumėdimensional. Kohezioni brendakombėtar duhet mbėshtetur nė konceptin etnohistorik dhe gjeopolitik nė mėnyrė qe ēėshtja kombėtare shqiptare tė hyjė nė epokėn e re tė frymės sė bashkimit tė natyrshėm nacional. Bashkimi modern nėnkupton hartimin e politikave pėrafruese (sistemi unik i arsimit i ekonomisė sė tregut, reagimit uniform nė mbrojtjen e interesave kombėtare nė tėrė hapėsirėn shqiptare etj.). Nė kėtė kontekst jo vetėm se do tė mbrohen interesat tona nacionale(faktorizimi i shqiptarėve nė Ballkan dhe Evropė), por kjo do tė tehuajėsonte pėrfundimisht interesat hegjemoniste serbo-greke, pėr eksterritore nė dėm tė shqiptarėve. Askush nuk mund t'i detyrojė  shqiptarėt qe gjithmonė tė mbahen peng i sė kaluarės, i barrierave dhe stereotipave ballkanase. Por mbetet tejet kruciale qe tė lirohemi nga pengu i vetvetes, i veprave dhe paaftėsive tona, e mė pas tė hedhim gurin e fajėsisė tek tė tjerėt. Jetėsimi i abetares unike pėr tė gjithė shqiptarėt, si dhe autostrada Durrės-Morinė-Merdare, janė hapat e parė real tė bashkimit nacional, nėn ombrellėn e unifikimit etnokulturor e gjeopolitik. Gjithashtu, bashkimi nacional-ekonomik ėshtė hapi tjetėr qe i qon shqiptarėt drejt integrimit tė brendshėm gjeografik,(ekonomia nacionale) gjithnjė duke shtuar konkurrencėn nė tregun e ekonomisė rajonale e kontinentale. Pikėpamjet politike mund tė ndryshojnė, bashkė me interesat e fuqive tė mėdha nė Ballkan, por ideali i bashkimit kombėtar tė shqiptarėve nė shtetin e tyre etnik e natyral, mbetet qėllim dhe vizion i pėrhershėm deri nė realizimin e ėndrrės sė rilindėsve tanė pėr Shqipėrinė unike.


Burimi: Ina Opinione

Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


Komentoni artikullin

Emri:
E-Mail:
Komenti:
Kodi:

* Mesazhi juaj do aprovohet shume shpejt nga stafi yne!




Te gjitha materialet e publikuara ne kete faqe permbajne burimin e tyre si edhe adresen e artikullit origjinal, ne kete menyre ruhet dhe respektohet e drejta e autoreve perkates, paraqitja e tyre ne faqen tone eshte thjesht informativ, per perdorimin e ketyre materialeve ju lutemi kontaktoni autoret perkates!

Te gjitha te drejtat dhe falenderimet u perkasin:
  • 22-Ore.com
  • BalkanWeb
  • Gazeta Express
  • Gazeta Dita
  • Telegrafi
  • Shqiptarja
  • Mapo Online
  • PCWorld Albanian
  • Zeri.INFO
  • Fish Media
  • Ekonomisti
  • Klan Kosova TV
  • Ora News
  • Gazeta SHQIP
  • Gazeta Lajm Maqedoni
  • Gazeta Shekulli
  • Gazeta Korrieri
  • Gazeta SOT
  • Albania-Sport.com
  • Tirana Observer
  • Zeri i Amerikes
  • Keshilla.NET
  • Shqip.AL
  • Kosova.info - Agjencioni i Lajmeve
  • ViP - Shqiperia.com
  • Gazeta Panorama
  • Top-Channel.tv
  • Kosova SOT
  • Iliria News Agency
  • Revista MAPO
  • ZeriKosovar.com
  • Koha Jone
  • BBC Albanian.com
  • Revista JETA
  • Big Brother Albania
  • Gazeta Metropol Online
  • Gazeta TemA Online
  • Autolajme Blog
  • Krokodili.com
  • Zero - Reviste kompjuteri
  • Koha Ditore Online
  • Presidenca
  • News of Albania
  • Gazeta Albania
  • Gazeta Standard
  • Gazeta 55
  • Gazeta Start
  • Alsat TV
  • TV Klan
  • Gazeta Ballkan
© 2001- Parajsa.com