15.07.2012 12:01 - Kategoria: Intervista

Kryeministri i Kosovės Hashim Thaēi nuk ėshtė i habitur me veprimet e udhėheqjes nacionaliste tė Serbisė. Megjithatė, ai do tė pranonte tė ulej nė njė tavolinė me ta, ak thėnė ai nė nė intervistė pėr "Die Presse",
Kryeministri i Kosovės Hashim Thaēi nuk ėshtė i habitur me veprimet e udhėheqjes nacionaliste tė Serbisė. Megjithatė, ai do tė pranonte tė ulej nė njė tavolinė me ta, ak thėnė ai nė nė intervistė pėr "Die Presse",
Die Presse: Me Tomislav Nikoliqin, njė nacionalist u zgjodh president i Serbisė. Ish zėdhėnėsi i Millosehviqit ndėrkaq do tė bėhet kryeministėr: Ēfarė ndikimi ka kjo nė marrėdhėniet midis Serbisė dhe Kosovės?
Thaēi: Ky ėshtė njė hap prapa. Deri me tani emrat e tyre janė tė lidhur me gjėra shumė tė kėqija. Edhe pse Nikoliqi dhe Daēiqi janė zgjedhje e popullit serb, tė dy duhet tė dėshmojnė se janė pėr standarde evropiane. Kėshilla ime pėr ta ėshtė e thjeshtė: Tė dy nuk duhet tė flasin pėr Vukovarin e Srebrenicėn dhe pėr gjėra tjera tė sė kaluarės. Nė vend tė kėsaj, ne duhet tė mendojmė pėr tė ardhmen.
Die Presse: A jeni i gatshėm tė takoheni personalisht me Nikoliqin dhe Daēiqin?
Thaēi: Unė jam njeri komunikues dhe parimisht dua tė flas me njerėz. E ardhmja jonė duhet tė karakterizohet nga bashkėpunimi dhe nė kėtė kuptim njė takim do tė ishte i mundur, pavarėsisht me presidentin apo kryeministrin. Por, gjithmonė ky duhet tė jetė njė takim midis pėrfaqėsuesve tė dy shteteve sovrane.
Die Presse: Pse duhet ta bėjnė kėtė Nikoliq e Daēiq kur as njėri as tjetri nuk e njohin Kosovėn?
Thaēi: Kosovėn e kanė njohur tashmė 91 shtete tė botės. Serbia ende nuk e ka njohur pavarėsinė, por duhet ta bėjė ketė edhe ajo. Tė dy nė fakt, edhe Nikoliq edhe Daēiq e kuptojnė realitetin nė Kosovė, por ende nuk janė tė gatshėm ta njohin atė.
Die Presse: Janė mė pakė tė gatshėm se qeveria pararendėse?
Nikoliq und Daēiq kanė qenė pjesė e qeverisė nė vitet 90-ta kur Serbia ka kryer gjenocid nė Kosovė. Tė dy, pėr njerėzit nė Kosovė janė fytyra tė njohura tė dhunės. Sidoqoftė, tė gjithė ne duhet tė punojmė pėr njė tė ardhme mė tė mirė pėr tė dy vendet. Nėse Brukseli dhe Uashingtoni bashkėpunojnė me ata, do tė bashkėpunojmė dhe ne.
Die Presse: Tė hėnėn nė Vjenė ju festuat njė sukses tė madh. Njohjen e sovraniteti tė plotė tė Kosovės pa mbikėqyrje tė bashkėsisė ndėrkombėtare. Megjithatė, veriu i Kosovės vazhdon tė mbetet njė problem i madh. Shpresoni se qeveria juaj do ta sjellė ndonjėherė kėtė territor nėn kontroll tė vetin?
Thaēi: Territori i Kosovės ėshtė i njohur ndėrkombėtarisht si i tėrė dhe i pacėnueshėm. Ne tashmė kemi realizuar pothuaj plotėsisht Planin e Ahtisarit. Pėr veriun e Kosovės do tė prezantoj njė ofertė tė re, nė mėnyrė qė edhe kėtė pjesė tė popullsisė serbe ta integrojmė nė shoqėrinė tonė. Ky plan do tė pėrmbajė garanci pėr lėvizjen e lirė tė qytetarėve, zgjedhjet e lira pėr pėrfaqėsuesit serbė, ndėrsa do tė ofrojė edhe investime socio - ekonomike. Ata janė qytetarėt e mi dhe unė jam nė gjendje tė kujdesem pėr ta. E di qė do tė ketė shumė kėrkesa, por unė besoj nė sukses.
Die Presse: Por kėta qytetarė qė thoni se janė tuajt, nuk duan tė bėhen qytetarėt tuaj. 99 pėr qind e serbėve nė veri pėrmes njė referendumi janė deklaruar se nuk duan tė qeverisen nga Prishtina. Si do ti bindni ju kėta njerėz?
Thaēi: 70 pėr qind e popullatės serbe nė Kosovė janė integruar nė shoqėri dhe institucionet e vendit. Kemi themeluar pėr ta komuna tė reja dhe bashkėpunimi me drejtuesit e kėtyre komunave ėshtė shumė i suksesshėm. Para pesė vitesh pala serbe refuzonte kėtė bashkėpunim, por siē mund tė shihet kjo ka ndryshuar komplet. Prandaj jam shumė optimist se kėtė do t'ia arrijmė edhe nė veri. Natyrisht, ne do tė respektojmė interesat qė ka Beogradi pėr popullatėn serbe nė Kosovė.
Die Presse: Edhe sa kohė mendoni se do tė rrinė nė Kosovė trupat e NATO-s, KFOR. Kohėve tė fundit tensionet vetėm sa janė rritur?
Thaēi: KFOR-i do tė qėndrojė nė Kosovė aq sa ėshtė e nevojshme. KFOR-i ėshtė i mirėpritur dhe gėzon respekt tė madh tek popullata e Kosovės. Ne vetė kemi gjithashtu interes qė sa mė shpejtė tė jetė e mundur tė bėhemi pjesė e NATO-s.
Die Presse: Atėherė, mund tė flitet pėr sovranitet tė plotė pėr sa kohė KFOR-i mbetet nė vendin tuaj?
Thaēi: Definitivisht po.
Die Presse: Problemi nė veri tė Kosovės ėshtė politik, apo zgjidhja po pengohet nga interesat e forta tė krimit tė organizuar?
Thaēi: Nė veri tė Kosovės krimi i organizuar ka shėnuar rritje nė pesė vitet e kaluar dhe ka rrezikuar dhe ngjallur frikė tek popullata serbe, pėrkatėsisht tek qytetari i thjeshtė serb. Ne po luftojmė krimin e organizuar si nė veri ashtu dhe nė jug dhe kėtė do ta bėjmė edhe mė tej. Por Serbia, posaēėrisht ministri i brendshėm nuk do tė duhet tė cėnonte edhe mė tej sovranitetin tonė.
Die Presse: Mendoni se Serbia ėshtė bėrė me keq gjatė kohės sa Daēiq ishte ministėr i brendshėm?
Thaēi: Ndoshta Serbia nuk ka ndryshuar, por Kosova po, ka ndryshuar - ka bėrė pėrparime. Nuk ėshtė mė koha e Millosheviqit. Daēiq, le ta harrojė Kosovėn. Ai duhet tė tregojė se respekton normat dhe standardet ndėrkombėtare. Tė shumtėn, ai ka imituar Millosheviqin me veprimet e tij. Aktron kur shfaqet si politikan properėndimor, kurse vepron si njė Sllobo i vogėl. Milosheviqi ka marrė pėrgjigjen nė Kosovė bashkė me Daciqin sepse edhe ky i fundit ka qenė pjesė e tij.
Die Presse: Disa deputetė tė Parlamenti tė Kosovės kanė bėrė njė kėrkesė qė Kosova tė bashkohet me Shqipėrinė. Ēfarė thoni ju pėr kėtė, ēfarė thotė popullatė pėr kėtė?
Thaēi: Kosova ėshtė shtet i pavarur. Qėllimi im ėshtė qė ta integroj nė NATO dhe Bashkimin Evropian. Natyrisht, pastaj ėshtė e kuptueshme, qė do tė jetojmė sė bashku me kufij tė hapur brenda Bashkimit Evropian.("Die Presse")
Burimi: Koha Ditore Intervista
lajme.parajsa.com








































































