Total: (468,186)

Lajme

... arkiva informative
Skip Navigation

Artikulli i Perzgjedhur
adrian civici

Njė "portret" tjetėr pėr ekonominė nė dy dekadat e ardhshme

Adrian CIVICI Nė debatet aktuale politike apo ekonomike analizohet e debatohet shumė pėr "pėrfundimin e periudhės sė tranzicionit nė Shqipėri" dhe fillimin e njė situate specifike «post-tranzicion» apo "rrugėtimi drejt modernitetit dhe vendit tė zhvilluar" ku fillin... »»


Isufi: Pavarėsia e plotė kur tė shtrijmė autoritetin nė veri

Isufi: Pavarėsia e plotė kur tė shtrijmė autoritetin nė veri

15.07.2012 12:01 - Kategoria: Intervista

Derisa kemi pjesėn veriore tė pakontrolluar ende dhe pa instaluar me institucionet e Kosovės, do tė ketė vėshtirėsi qė tė kemi vėrtet njė pavarėsi tė plotė, pa mbikėqyrje, dhe tė kemi funksionim normal tė shtetit tė Kosovės, thotė nė intervistėn pėr Radion Evropa e Lirė, nėnkryetari i Aleancės pėr Ardhmėrinė e Kosovės, Ahmet Isufi.

Prishtinė, 7 korrik - REL: Zoti Isufi, si kryetar i Komisionit pėr Punė tė Brendshme dhe Siguri nė Kuvendin e Kosovės, si e vlerėsoni situatėn e sigurisė nė vend dhe, nė veēanti, nė veri tė Kosovės?
Isufi: Siguria nė vend ėshtė e brishtė, pėr shkak tė veriut tė Kosovės, i cili ende nuk ėshtė instaluar me institucione tė Republikės sė Kosovės. Minoriteti serb ende nuk po integrohet nė pjesėn institucionale dhe, po ashtu, kemi edhe reagimet e fundit, tė cilat kanė qenė tė nxitura nga pushteti i Beogradit, duke pasur parasysh se atje kanė fituar forcat nacionaliste dhe ka njė kthim prapa nė pushtetin e Serbisė.

Po ashtu, kemi dhe kryetarėt e komunave, tė cilėt janė jolegjitimė sepse kanė dalė jo nga zgjedhje tė lira dhe demokratike nga pushteti i Kosovės, por si marioneta tė pushtetit serb tė Beogradit.
REL:Zyrtarė tė komunės sė Mitrovicės kanė kėrkuar qė nė prag tė hapjes sė Zyrės Civile Administrative tė rriten masat e sigurisė nė atė pjesė. A prisni ju tensione nė veri pas hapjes sė kėsaj zyre, marrė parasysh kundėrshtimin e strukturave paralele serbe atje?
Isufi: Absolutisht, ne kemi kėrkuar qė tė rritet masa e sigurisė, tė krijohen institucione valide, tė cilat janė nė dobi tė qytetarėve tė Kosovės. Ne e kemi theksuar edhe mė herėt se institucionet e Kosovės duhet tė veprojnė nė bazė tė Kushtetutės dhe ligjeve nė fuqi.

Organizimi shtetėror duhet tė bėhet sikurse nė gjithė territorin e Kosovės, edhe nė pjesėn veriore, sepse duke e konsideruar si pjesė tė veēantė dhe duke krijuar mekanizma artificialė, nuk ndihmohet procesi.

Prandaj, atje duhet tė ofrohen institucionet me njerėz, tė cilėt integrohen mė lehtė dhe qė janė tė gatshėm tė bashkėpunojnė nė kuadėr tė jetės sė gjithėmbarshme nė Kosovė dhe jo tė bėhen veprime ad-hoc pa ndonjė program, pa ndonjė vizion tė qartė dhe pa veprime konkrete, qė do tė mundėsonin njė jetė mė tė mirė pėr qytetarin e Kosovės.

Hapja e zyrės ėshtė njė sfidė dhe ne nuk duam qė nė kėtė rast tė dėshtojė Qeveria e Kosovės. Pėrkundrazi, ne e kemi pėrkrahur nė iniciativa, tė cilat kanė bėrė hapa konkretė dhe kanė qenė tė domosdoshme pėr shtetin, por mendojmė se veprimet qė po bėhen nė mėnyrė artificiale, duke krijuar mekanizma qė nuk janė nė bazė tė vullnetit politik edhe tė popullatės atje dhe nė bazė tė ligjit mbi zgjedhjet, sepse vetėm organet e zgjedhura nė mėnyrė legjitime nga qytetarėt, vetėm ato janė valide dhe tė qėndrueshme.
Do tė shohim nė tė ardhmen se si do tė mund tė funksionojė Zyra Administrative, e cila ėshtė pėrcaktuar nė veri. Por, kjo Qeveri nuk ka treguar vullnet tė mjaftueshėm qė tė investojė nė pjesėn veriore tė Kosovės.
REL: Drejtuesit Ministrisė sė Punėve tė Brendshme, por edhe autoritetet e rendit, deklarojnė se janė duke ndėrmarrė veprime nė mėnyrė qė tė ketė njė siguri mė tė madhe pėr banorėt shqiptarė nė veri. Ju si mendoni, a kanė banorėt nė atė pjesė sigurinė e duhur?
Isufi: Banorėt atje janė tė frikėsuar dhe tė shantazhuar, qoftė nga brenda, nga bandat qė i pėrmendėm mė herėt, qoftė nga Qeveria e Beogradit, e cila nė vazhdimėsi bėn trysni duke mos i lejuar qė tė jetojnė tė lirė dhe tė qetė nė vendin e tyre, duke i akuzuar pėr gjoja bashkėpunim me institucionet e Kosovės dhe shqiptarėt, si popull shumicė.

Megjithatė, ne kemi kėrkuar qė tė ketė njė angazhim mė tė madh tė segmenteve tė sigurisė, tė cilat krijojnė mundėsi tė lėvizjes sė lirė, krijojnė jetė tė qetė pėr qytetarėt dhe njė ngritje tė cilėsisė sė zhvillimit tė jetės atje. Gjithashtu, tė bėhen veprime tė duhura nė bazė tė njė programi qeveritar, i cili mundėson njė jetė mė tė mirė pėr qytetarėt, sepse duke iu ofruar kushte mė tė mira qytetarėve, ata do tė jenė mė afėr institucioneve.

Nė kėtė drejtim, unė them se fitorja e forcave regresive nė Serbi, do tė ndikojė edhe mė shumė qė tė mos e kemi situatėn edhe aq tė volitshme nė veriun e Kosovės. Kjo do tė varet mė sė shumti nga institucionet tona, tė cilat, si Qeveria p.sh, shpeshherė po lejojnė qė tė ndėrhyjnė elementė qė po e destabilizojnė Kosovėn.
REL:Flasim pak edhe pėr zhvillimeve tjera politike nė vend. Zyrtarėt evropian po paralajmėrojnė vazhdimin e bisedimeve Prishtinė - Beograd pas formimit tė qeverisė sė re serbe. A mund tė rrėshqasė ky dialog kah temat politike duke e pasur njė gjendje faktike nė veri?
Isufi: Edhe temat, tė cilat janė quajtur teknike, kanė dalė tė jenė me motive politike, sepse nga marrėveshjet e arritura nuk ka zbatim dhe, po ashtu, kėto marrėveshje nuk janė tė nėnshkruara dhe, si tė tilla, palėt nuk obligohen nė masėn e duhur qė t'i zbatojnė ato, edhe pse ndėrmjetėsues ka qenė faktori i Bashkimit Evropian nė kėtė rast.

Por, bisedime tė tjera sa i pėrket zhvillimeve politike nuk duhet tė ketė nė raport ndėrmjet Kosovės dhe Serbisė, sepse ēėshtja e Kosovės ėshtė e zgjidhur dhe askush nuk e ka tė drejtėn as mandatin qė tė bisedojė pėr ēėshtjen e Kosovės. Ne mund tė bisedojmė pėr fqinjėsi, zhvillim rajonal, por jo pėr tema, tė cilat tashmė janė mbyllur nė vitin 2008 apo nė vitin 1999 kur ėshtė ēliruar Kosova.

Me njė qeveri, qė ende nuk ėshtė konsoliduar sa duhet nė Serbi, dhe po ashtu vjen nga radhėt e atyre qė kanė shkaktuar dėme tė mėdha nė Kosovė, e shohim si hap tė ngutshėm tė deklarimit - qoftė tė presidentes, qoftė tė kryeministrit - pėr gatishmėri pėr bisedime, pėr takime kur kemi parasysh se kush ka ardhur nė pushtet nė Serbi.

Nuk ka nevojė tė nguten, pėr arsye se mendojmė qė njėherė e pėrgjithmonė tė dihet se ka njė shtet, i cili vepron nė mes tė Evropės; i cili pretendon tė jetė demokratik; dhe i cili dėshiron tė jetė nė integrimet e ardhshme  dhe jo menjėherė tė vrapojė se si do tė bėjė bisedime me ata qė nė tė vėrtetė i kanė shkaktuar shumė plagė Kosovės, dhe ato plagė ende janė tė freskėta.
REL: Grupi Ndėrkombėtar Drejtues ka vendosur qė t'i japė fund fazės sė mbikėqyrjes sė pavarėsisė sė Kosovės. Ēfarė implikimesh mund tė ketė kjo pėr veriun e Kosovės?
Isufi:  Sa i pėrket pėrfundimit tė pavarėsisė sė mbikėqyrur - ėshtė njė proces i cili e gėzon ēdo shqiptar dhe, nė kėtė rast, ēdo qytetar tė Kosovės pėr arsye se edhe nė veriun e Kosovės duhet tė bėhen veprime tė duhura, tė cilat mundėsojnė njė jetė mė tė mirė atje dhe zhvillim institucional.

Nė kėtė drejtim, mė shumė i bie barra EULEX-it qė tė jetė ai mekanizmi, i cili si mision ndėrkombėtar mund tė ndėrhyjė dhe tė marrė veprime, qė janė tė domosdoshme, por pėrgjegjėsia kryesore ėshtė mbi institucionet e Kosovės.

Dhe, derisa kemi pjesėn veriore tė pakontrolluar ende dhe pa instaluar me institucionet e Kosovės, do tė ketė vėshtirėsi qė tė kemi vėrtet njė pavarėsi tė plotė pa mbikėqyrje dhe tė kemi funksionim normal tė shtetit tė Kosovės.

 

Burimi: Koha Ditore Intervista

Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


Komentoni artikullin

Emri:
E-Mail:
Komenti:
Kodi:

* Mesazhi juaj do aprovohet shume shpejt nga stafi yne!




Te gjitha materialet e publikuara ne kete faqe permbajne burimin e tyre si edhe adresen e artikullit origjinal, ne kete menyre ruhet dhe respektohet e drejta e autoreve perkates, paraqitja e tyre ne faqen tone eshte thjesht informativ, per perdorimin e ketyre materialeve ju lutemi kontaktoni autoret perkates!

Te gjitha te drejtat dhe falenderimet u perkasin:
  • 22-Ore.com
  • BalkanWeb
  • Gazeta Express
  • Gazeta Dita
  • Telegrafi
  • Shqiptarja
  • Mapo Online
  • PCWorld Albanian
  • Zeri.INFO
  • Fish Media
  • Ekonomisti
  • Klan Kosova TV
  • Ora News
  • Gazeta SHQIP
  • Gazeta Lajm Maqedoni
  • Gazeta Shekulli
  • Gazeta Korrieri
  • Gazeta SOT
  • Albania-Sport.com
  • Tirana Observer
  • Zeri i Amerikes
  • Keshilla.NET
  • Shqip.AL
  • Kosova.info - Agjencioni i Lajmeve
  • ViP - Shqiperia.com
  • Gazeta Panorama
  • Top-Channel.tv
  • Kosova SOT
  • Iliria News Agency
  • Revista MAPO
  • ZeriKosovar.com
  • Koha Jone
  • BBC Albanian.com
  • Revista JETA
  • Big Brother Albania
  • Gazeta Metropol Online
  • Gazeta TemA Online
  • Autolajme Blog
  • Krokodili.com
  • Zero - Reviste kompjuteri
  • Koha Ditore Online
  • Presidenca
  • News of Albania
  • Gazeta Albania
  • Gazeta Standard
  • Gazeta 55
  • Gazeta Start
  • Alsat TV
  • TV Klan
  • Gazeta Ballkan
© 2001- Parajsa.com