16.07.2012 12:22 - Kategoria: Intervista

Duke nisur nga parakalimi nė ceremoninė hapėse tė 27 korrikut dhe deri mė 12 gusht, kur do tė mbyllen edhe Lojėrat Olimpike "Londėr 2012", nė kryeqytetin britanik do tė valėviten tė gjithė flamujt e shteteve qė ekzistojnė nė kėtė glob, me pėrjashtim tė njė vendi tė pavarur dhe qė ndodhet nė mes tė Europės, Kosovės!?
Njė realitet i pakundėrshtueshėm e pėr mė tepėr njė Republikė sovrane, e njohur diplomatikisht nga rreth 90 vende, midis tyre superfuqi tė tilla si Amerika, Gjermania, Franca dhe vetė Anglia, qė ėshtė edhe mikpritėsja e Lojėrave Olimpike, mungesa e Kosovės atje duket mė shumė se njė absurditet! Sepse, bėhet fjalė pėr njė ngjarje tė pėrbotshme, qė historikisht ka shėrbyer pėr tė bashkuar aspiratat e tė gjithė popujve dhe mbarė njerėzimit pėr paqe dhe miqėsi me njėri-tjetrin, aq sa nė lashtėsi, kur zhvilloheshin kėto Lojėra, arrihej deri atje sa qė ndėrpriteshin edhe luftėrat!!!
Por ja qė, me Kosovėn po ngjet krejtėsisht e kundėrta: Ajo ėshtė e pėrjashtuar nga kjo lėvizje olimpike, kur nė tė, ēuditėrisht, bėjnė pjesė edhe pseudoshtete apo pikėza ishujsh, krejtėsisht tė padėgjuar ndonjėherė mė parė dhe tė shpėrndarė nėpėr humbėtira oqeanesh e detrash pafund! Edhe pse deklarohet gjithmonė e me pompozitet se, sporti ruan linjėn e tij tė pastėr, si mesazher i paqes midis popujve, e kundėrta ėshtė duke ndodhur me Kosovėn, ndaj sė cilės shihet qartė se duke e pėrjashtuar nga "Londėr 2012", me kėtė rast janė shqelmuar e hedhur tutje pa asnjė kompromis tė gjitha parimet e lėvizjes olimpike qė si qėllim tė vetėm e tė pėrbashkėt pėr tė gjitha vendet e kėtij rruzulli, ka bashkėjetesėn e tyre nė paqe dhe miqėsi.
Me sa duket, Kosova ėshtė bėrė pėrsėri viktimė e konjukturave tė pista politike, qė nuk i janė ndarė asaj edhe nė shumė raste tė tjera. Ėshtė i freskėt fakti i shėmtuar kur Presidenti i UEFA-s, Mishel Platini, pikėrisht pėr shkak tė disa marrėdhėnieve e sajesave politike me serbėt, iu kundėrvu parimeve tė pastra sportive qė shpreh edhe vetė pėrmbajtja e lėvizjes olimpike botėrore, nėpėrmjet hedhjes poshtė tė vendimit tė Komitetit Ekzekutiv tė FIFA-s, qė e lejoi Kosovėn pėr t'u ndeshur nė takime miqėsore ndėrkombėtare me tė gjitha ato vende qė e kanė njohur atė si Republikė tė pavarur.
Edhe pse Mishel Platini vazhdon tė deklarojė se sporti nuk ka tė bėjė me politikėn, siē kėrkoi tė vepronte edhe me finalet e fundit europiane tė futbollit, kur tha se nuk do tė ngatėrrohej me politikė, duke i qėndruar larg ēėshtjes sė ishkryeministres sė burgosur ukrainase, nė fakt, me rastin e Kosovės ai tregoi njė fytyrė tjetėr, duke rėnė plotėsisht pre" e konjukturave tė kėsaj politike.
Nuk e di se sa i ka futur hundėt politika edhe tek Presidenti i Komitetit Olimpik Ndėrkombėtar, Zhak Rog, kur ai nuk pranoi qė njė pėrfaqėsuese e shkėlqyer e sportit tė Kosovės, Majlinda Kelmendi, tė parakalonte, jo mė me flamurin e Republikės sė saj, por as edhe nėn siglėn e flamurit olimpik.
Kėmbėngulja e disave prej tė ashtuquajturve si garantė tė parimeve tė pastra olimpike, nė kėtė rast nuk u trondit as nga ndėrhyrja e ndonjė pėrfaqėsuesi tė Kėshillit tė Europės, si parlamentarja e njohur Doris Pack, e cila protestoi ndaj vendimit qė ia hiqte tė drejtėn xhudistes kosovare pėr tė pėrfaqėsuar vendin e saj nė garat e Londrės. Kėshtu qė, u gjet "zgjidhja" mė oportune pėr bosėt e sportit, tė cilėt "e lejuan" kampionen e mirėnjohur tė xhudos botėrore, qė nė vend tė Republikės sė saj, tė pėrfaqėsojė Shqipėrinė, pėr tė cilėn ajo, por edhe tė tjerė sportistė tė dalluar kosovarė, do ta kishin pėr nder tė garonin.
Por, nuk do tė ishte kjo zgjidhja e duhur e problemit nė fjalė. Pjesėmarrja nė Londėr e Majlinda Kelmendit pėr ngjyrat e ekipit pėrfaqėsues tė Shqipėrisė nuk mund tė jetė ndryshe, veēse e mirė, sepse kėshtu ajo mund tė sillte pėr herė tė parė, ndoshta, njė medalje olimpike, qė neve na ka munguar nė kėto 6 pjesėmarrjet e deritanishme nėpėr kėto Lojėra.
Me rezultatet e spikatura nėpėr aktivitete tė ndryshme ndėrkombėtare, Majlinda Kelmendi realisht premton qė tė bėhet medaliste olimpike kėtė herė, dhe, nė se njė gjė e tillė do tė ndodhte, ajo natyrisht do t"na gėzonte tė gjithė ne shqiptarėve kudo qė punojmė e jetojmė, por nė se ky sukses do tė kish qenė i mundur tė shkonte pėr Kosovėn e pavarur, sė cilės kjo mjeshtre e nivelit tė lartė i pėrket me rrėnjė, atėherė ky fakt do t'i shėrbente mė shumė forcimit tė identitetit tė Republikės sė saj, se sa vetė Shqipėrisė, pėr tė cilėn ajo, megjithatė, do tė pėrpiqet tė luftojė shumė, edhe si njė sfidė ndaj politikės antisportive qė ende vazhdon tė ekzistojė nė kėtė botė tė padrejtė e tė trazuar.
Burimi: Ina Opinione
lajme.parajsa.com








































































