08.08.2012 12:00 - Kategoria: Intervista
Dhurata Lazo: Me veprat e kompozitorėve tanė, gjej identitetin tim nėpėr botė
Pianiste e talentuar dhe e mirėnjohur jo vetėm nė trojet shqiptare por edhe nė arenėn ndėrkombėtare, Dhurata Lazo Bejleri ka lindur nė Gjirokastėr. Mėsimet e para pėr pianoforte i ka marrė qė nė moshėn 6 vjeēare nė qytetin e lindjes. Pasi zhvendoset nė kryeqytet vazhdoi studimet e pianos nėn drejtimin e pedagoges Nikoleta Nako, pranė Liceut Artistik tė Tiranės, duke u perfeksionuar gjithashtu edhe nė muzikėn e dhomės, dhe ka luajtur koncertin pėr piano tė Prof.
Ēesk Zadeja me orkestrėn simfonike tė Liceut Artistik. Nė vitin 1990-ė u diplomua nė Pianoforte nė Konservatorin e Tiranės (I.L.A.) me njė repertor tė pasur autorėsh si: Bach, Mozart, Beethoven, Hayden, Chopin, Listz, Grieg, Ravel, Debussy, Brams, Rachmaninov, Schuman, Schubert, Scriabin, Zadeja, Harapi, Ibrahimi, etj. Nė vendlindje ka luajtur koncerte recitale pianistike dhe me muzikė dhome, gjithashtu si soliste me Orkestrėn Simfonike tė RTSH nė vitin 1987 nėn drejtimin e dirigjentit Ferdinand Deda (koncertin n. 3 tė Beethoven) dhe me Orkestrėn Filarmonike tė Tiranes, 1989 (koncertin nė LA min. tė E. Grieg). Nė shtator tė vitit 1990-tė transferohet nė Itali dhe nė 1998, u diplomua pranė Konservatorit "G. Verdi" tė Milanos. Ka luajtur recitale pianistike nė Itali, Gjermani, USA, Luxembourg, France, Shqipėri. Nė vitin 2004 ka realizuar edhe CD-nė e saj pėr PHONEIX tė titulluar "Concerto Lanfranchi". Nė vitin 2008 kthehet nė Shqipėri me Koncert Recital nė Akademinė e Arteve dhe nė maj tė vitit 2009-tė luan koncertin nė La min tė E. Grieg me orkestrėn tė RTSH-sė me dirigjentin kanadez Alain Trudel. Nė vitin 2009 transferohet nė Gjermani, duke vazhduar aktivitetin koncertal dhe didaktik. Nė Janar 2011 luan sėrishmi si soliste me Orkestrėn e RTSH-sė Ēesk Zadeja dhe Chopin. Nė tetor 2011 i jepet titulli "Qytetare Nderi" nė qytetin e lindjes Gjirokastėr. Mes entuziazmit dhe optimizmit me shpirtin e njė artisteje tė madhe e tė talentuar me natyrshmėrinė e dhe bukurinė e shpirtit melodik, artistja Dhurata Lazo Bejleri shprehet: "Nuk ka mė bukur se tė merresh, me art, me muzikėn klasike, ėshtė gjuha e shpirtit, qė shėron ēdo plagė dhe pasuron jetėn shpirtėrore e mendore". Pėr mė shumė ndiqni kėtė bisedė tė ngrohtė e tė pėrzemėrt me kėtė pianiste.
-Ju diplomuar pėr pianoforte dhe teori nė Konservatorin e Tiranės dhe nė Konservatorin "G.Verdi", tė Milanos, Itali, me njė repertor tė pasur autorėsh sikundėr; Bach, Mozart, Beethoven, Hayden, Chopin, Listz, Grieg, Ravel, Debussy, Brams, Rachmaninov, Schuman, Schubert, Scriabin, Zadeja, Harapi, Ibrahimi, etj. Kur e keni kuptuar se muzika ėshtė jeta tuaj dhe do tė studionit muzikė? Cili ėshtė sfondi tuaj muzikor? Mėsuesi juaj i parė? A keni nė rrėnjėt tuaja gen muzikanti, nga prindėrit apo ndonjė i afėrmi juaj?
Pėr fatin tonė shumė tė mirė qė prezantoheshim me konkurse pėr tė hyrė dhe vazhduar studimet nė shkollat e muzikės tonė nė Atdhe, ka qenė dhe njė faktor kryesor, sepse qė tė vegjėl na edukonin profesorėt tanė tė ndiqnim rrugėn prej njė artisti, ku kėrkonte shumė punė e disiplinė me njė pasion tė madh. Mėsuesja ime e parė nė qytetin e Gjirokastrės ka qenė zonja Lefteri Qamo. Studiova tetė vjet rresht me tė, ku mė pėrkushtoi e dedikoi shumė kohė, mė edukoi me dashuri pėr artin, nuk i harroj kurrė vitet e fėmijėrisė. Nė familjen time nuk kanė qenė artistė, por kam pasur njė kushėri nga ana e mamasė, kompozitorin e talentuar qė u largua nga jeta shumė i ri, Kastriot Gjini. Ai ishte njė ndėr tė parėt qė ju tha prindėrve se kisha talent dhe duhet tė vazhdoja rrugėn e artit, dhe kėshtu u bė.
-Cilat janė disa nga mendimet tuaja mbi dukuritė, muzikė dhome dhe soliste nė njė koncert recital pianistik. Cila ėshtė tema tuaj e preferuar dhe pse? A keni ndonjė episod tė preferuar nė seri, nė skenė apo personazh?
Sinqerisht, mė ka pėlqyer nė gjithė jetėn time muzika e dhomės dhe jam specializuar nė Itali nė Akademinė e Chopenit nė Padova. Mė pėlqen shumė tė luaj me kolegė artistė duo trio. Ėshtė njė botė tjetėr arti, ku pėrputhen ndjenjat dhe indet e ndryshme nė njė tė vetme, ėshtė njė art qė e zhvillon mendėrisht dhe tė pasuron shumė shpirtėrisht. Personalisht jam ndjerė shumė mirė me muzikėn e dhomės. Njė rol tė madh pėr mua ka luajtur dhe jeta e aktivitetet nė Shqipėri qė kur kam qenė studente. Kisha nja endje tė madhe tė isha prezente nė shumė klasa tė profesorėve tanė shumė tė pėrgatitur dhe tė mėsoja prej tyre. Nė atė kohė bėja pjesė nė trion tonė me Pjetėr Guralumi violonēel dhe Rrok Jakaj violinė ku kemi bėrė koncerte nė Shkodėr, Durrės, Tiranė, etj. Solistė nė njė recital pianistik ėshtė diēka tjetėr. Kėrkon shumė responsabilite, energji tė fuqishme e gjithė vėmendja e publikut ėshtė vetėm te ty dhe duhet njė kujdes i veēantė, njė punė e normė pėr tu vlerėsuar e mirėpritur mirė nga publiku. Unė bėj recitale por ndonjėherė mė duket diēka e ftohtė, ndihem vetėm nė skenė. Kėshtu kohėt e fundit i bėj koncertet me duo dhe i ndaj nė dy pjesė, pjesėn e parė luaj vet dhe nė tė dytėn perfomoj me duo.
-Ėshtė folur shpesh pėr ngjashmėritė nė mes Moxartit e Shopenit. Cilat janė mendimet tuaja pėr kėtė, dallimet nė pianistikėn e shkruar dhe efektet stilistike nė mes tė kompozitorėve?
Po, pyetje shumė e fortė. Mė kujtohet mirė kur studioja me profesorin tim, e niste leksionin gjithmonė me njė sonatė Mozart dhe gjithmonė mė ka kėshilluar kush luan bukur Mozart, do luajė Chopin e Debussy. Kėtu ka shumė pėr tė thėnė por unė do bėj njė pėrmbledhje tė shkurtėr. Mozarti dihet qė ėshtė Gjeniu i muzikės, njė ndėr mė tė mėdhenjtė dhe instrumenti i tij ka qenė Piano dhe ėshtė njohur si Mbreti i koncerteve pėr piano e orkestėr edhe pse ka kompozuar shumė pėr instrumente tė tjerė. Muzika e tij aq e thjeshtė me shumė sharm dhe dritė. Shprehet bukur nė meloditė e tij shumė tė kėndueshme, muzika e tij pėr piano ėshtė njė ndėr mė tė bukurat, mė tė jashtėzakonshmet, plot gusto e finesė. Kompozicionet e tij janė tė plota plot zjarr, por tė karakterizuara nga njė thjeshtėsi dhe mė shumė variabile, me njė harmoni shumė tė pasur, me potencė, meloditė e tij shumė tė kėndshme. Giocosa e kemi shprehjen tonė internacionale, por e gjitha shumė origjinale, plot ekspresion dhe shumė fluturuese qė rrjedh shumė natyrshėm. Mozart me duart dhe mendjen e tij tė ndritur e shndėrroj instrumentin nė diēka tjetėr. Njė gjeni tjetėr qė ėshtė dhe Chopen, i cili ėshtė njė kompozitor me njė krijimtari shumė individuale nė llojin e vet, me njė forcė magjike dhe veprat e tij janė si gjerdanėt mė tė ēmuar, se solli njė novacion kolorik dhe njė tingėllim romantik tė pazakontė. Me novatorizmin e tij kapėrceu shumė vėshtirėsi tė teknikės pianistike nė mėnyrė kaq tė qetė dhe tė ėmbėl me njė delikatesė e butėsi tė vazhdueshme, me tonet e tij si kadife dhe me njė artikulim tė zhdėrvjellėt tė tingujve. Muzika e tij karakterizohet nga liria e mendimit poetik dhe krijimtaria e tij kalon kufijtė e ēdo lloj force krijuese. Muzika e tij la gjurmė tė individualitetit tė tij me gjenialitetin e tij tė jashtėzakonshėm, ai qė bėri instrumentin tė flasi me gjuhėn e pafundėsisė, muzika e tij tė mahnit me bukurinė e pakrahasueshme, tingujt romantik edhe i pasur nė ndjenja dhe emocione. Pianisti i ndjenjave, personifikimi mė i mirė i njė poezie tė pastėr, artistokrati i shpirtit.
-Koncertet recitale pianistike qė ju keni pėrformuar tė Moxart, Bah, Chopen Beethoven, Zadeja, Harapi, Ibrahimi, etj., nė Itali, Gjermani, USA, Luxembourg, Francė, Shqipėri, janė nga Kryeveprat e Eras sė kėtyre mjeshtrave. A mund tė na pėrshkruani momente nga kėto evenimente mbresėlėnėse? Dhe si jeni ndjerė qė keni realizuar suksese tė tilla?
Ēdo koncert ėshtė i veēantė sepse dhe gjendja shpirtėrore e njė artisti ėshtė e ndryshme. Ndikojnė shumė faktorė tė tjerė sepse si nė ēdo fushė tjetėr dhe artisti rritet, ndryshojnė idetė e interpretimin, evoluojnė ashtu si ka evoluar dhe instrumenti i pianos sot. Kėshtu ndryshon dhe niveli i interpretimit, mund tė luash njė pjesė shumė herė dhe ēdo herė do thuhet njė gjė e re edhe pse duhet tė jetė brenda stilit tė epokės etj. Kam pasur koncerte qė kanė qenė mbresėlėnės sidomos, kur kam performuar pjesė nga kompozitorėt tanė tė shquar si Zadeja, Harapi, Liszt dhe jam ndjerė mirė nga ngrohtėsia e publikut pėr tė njohur diēka tė re tė panjohur nė botė. Personalisht nuk kėnaqem me veten, kėrkoj mė shumė dhe mundohem tė bėj atė qė mundem nė mundėsitė e mija, por jam akoma e re tė flasė pėr suksese, le tia lemė kohės. E rėndėsishme ėshtė qė mė pėlqen profesioni im, e bėj me shumė pasion, vullnet e jetoj me muzikė. Ndjehem mirė kur kritikat shkruajnė vėrtet mirė dhe mė japin njė forcė tė madhe pėr tė vazhduar. Mund tė shtoj qė njė koncert mbresėlėnės pėr mua vėrtet ėshtė koncerti qė bėra nė kėshtjellėn e Gjirokastrės nė tetor 2011. Ishte diēka e veēantė mbas shumė vitesh tė kthehesha nė qytetin tim tė lindjes, ishte i vėrtet i bukur me lot dhe gėzim, me emocione tė papara nė jetėn time.
-A kompozoni dhe a bėni transkriptim pėr piano? Nė rast se po, Si arrini ju qė veprimtarinė tuaj ta pėrshtatni me karrierėn tuaj interpretuese?
Nuk kam kompozuar ndonjėherė dhe as nuk e kam menduar. Jam thjesht njė interpretuese e muzikės tė kompozitorėve. Interpretuesi ėshtė vėrtet njė ekzekutues i gjithė asaj, qė kompozitori ka shkruajtur nė partiturė, mbart emocionet shprehėse, duke i realizuar me konceptet e mjeshtėrisė sė instrumentit sigurisht me njė liri artistike e individuale.
-Kur jeni ndjerė krenare pėr punėn tuaj, dhe pse?
Ėshtė njė pyetje pak e vėshtirė pėr mua sepse mė duhen shumė vite tė filloj tė ndjehem krenare pėr punėn time, qė nuk ka fund sė mėsuari, por mund tė them sa herė luaj veprat e kompozitorėve tanė aty gjej identitetin tim dhe sigurisht ndjehem krenare qė prezantohem me kėto vepra me shumė pasuri artistike, ndjehem krenare kur i luajnė studentėt e mi, sepse aty kam mundėsinė tė flas e tė tregoj shumė pėr atdheun tim, pėr karakteristikat e kėtyre veprave, stilin, folklorin tonė shumė tė larmishėm, me meloditė shumė tė freskėta. Pėrmenda mė lart qė kam qenė e ftuar nė konferencėn europiane, po me temė mbi muzikėn shqiptare, dhe aty u ndjeva vėrtet krenare sepse u duartrokita shumė dhe shumė artistė mė pyesnin pėr atdheun, pėr muzikantėt me njė interesim shumė tė madh, ndjehem shumė krenare, kur kritikat shkruajnė pianistja shqiptare. Janė shumė momente qė ndjehem vėrtet krenare.
-Kush janė disa nga pianistėt e mėdhenj nga Epoka e Artė e PIANIZMIT, nė regjistrimet e tė cilėve ju gjeni veten?
Janė shumė pianistė tė mėdhenj, po pėrmend disa emra, po e filloj me pianistėt, qė nuk jetojnė mė, por kanė lėnė mbas artin e tyre tė madh, qė mėsojmė dhe ne sot. Vladimir Horowitz Rus, Artur Rubistein Polak, Georges Cziffra Budapesti jetuar nė Paris, Backhaus Wilhelm Gjerman, Jorge Bolet Cuban ku ka studiuar nė institutin me famė tė madhe pedagogjike Curtis Saperton, Ferruēio Busoni Italian jetuar nė Gjermani, Shura Cherkassy Rys, Alfred Cortot zvicerian jetuar nė Paris, Rudolf Firkusny ēek, Emil Gilels rus studiuar me tė madhin Neuhaus dhe Richter, Robert Goldsand austriak, Sacha Goronitzki ukraina, Glenn Glould kanadez , Clara Haskil nga Rumania, Lili Kraus hungareze studente e Bela Bartok, i madhi profesor Theodor Leschetizky polak i cili ka studiuar nė Czerny dhe krijoj shkollėn pianistike nė Vjenė, L'hevine Rosina & Joseph, burrė e grua qė kanė njė kontribut tė jashtėzakonshėm nė Julliaed school New York e shumė tė tjerė, si Arturo Benedetto Michelangeli, Benno Moisewitch, Tatiana Nikolaeva ku ka luajtur premierė gjithė preludet e Shostakovich, Rosenthal Moritz, Artur Schnabel, Rudolf Serkin ēek me origjinė dhe jetuar nė Rusi studiuar nė Vjenė me njė kontribut tė madh pedagogjik, sa edhe mua personalisht mė pėlqejnė shumė regjistrimet e tij, Rosalyn Tureck, etj. Nga pianistėt qė jetojnė mė pėlqen shumė Krystina Zimermann, Perahia Murray, Alfred Brendel, Vladimir Ashkenazy, Martha Argherich, Andras Schiff , Mitsuko Uchida, Radu Lupu, etj. Sigurisht qė kam shumė CD e DVD tė shumė nga kėta pianistė qė pėrmenda, por me kohė dhe me shije individuale dėgjoj disa prej tyre, Artur Rubinstein, Horowizt, C laudio Arrau, Kristian Zimerman, Rudol Serkin ky i fundit dallohet pėr delikatesėn e bukur, sipas situatave dhe programeve.
-Ēmund tė na thoni nė lidhje me kulturėn muzikore dhe atmosferėn nė Shqipėri? Kini dhėnė koncerte recitale nė vende tė Europės deri nė SHBA-ės. Ēfarė do tė dėshironit tė kishte Shqipėria nga kultura muzikore e kėtyre vendeve?
Shqipėria ka shumė artistė dhe pedagogė shumė tė mirė. Unė kam shkuar gjithė vitin pėr koncerte dhe prezenca ime aty ka qenė shumė e shkurtėr, por mundohem ti ndjek nėpėrmjet internetit. Fakti qė dhe rrugėt kanė qenė tė hapura pėr 22 vjet, shumė artistė kanė studiuar dhe nėpėr vende tė ndryshme tė botės, janė perfeksionuar aq mirė dhe i shėrbejnė shumė bukur atdheut tė tyre, por qeveritarėt politika duhet ti kushtojė njė kujdes dhe vėmendje shumė tė veēantė artistit, ashtu siē bėhet nė gjithė botėn, duke i stimuluar nė mėnyra shumė tė ndryshme. Unė kam njė respekt tė veēantė pėr kolegėt e mi nė Tiranė, sepse kanė pėrjetuar gjithė tranzicionin dhe gjithė jetėn politike jo tė mirė nė kėto vite dhe tek njė artist ndihet akoma mė shumė. I gjej nė formė kur vij nė tiranė, bėjė maksimumin e mundėsive tė tyre, njė shembull mund tė jap, kur luajta me orkestrėn e RTSh nė janar tė 2011. Nuk do ta besoja kurrė se orkestrantėt do tė performonin nė atė sallė aq tė ftohtė, sidomos nga ana e orkestrės frynte erė dhe ata atė natė kanė dhėnė maksimumin, kanė bėrė art tė bukur dhe u larguan tė gjithė me njė buzėqeshje. Kolegėt e mi artistė nė Shqipėri janė heronj tė vėrtetė. I adhuroj!
-Jetoni mes Shqipėrisė e disa vendeve tė Europės, ēfarė ju lidh me Gjirokastrėn?
Gjirokastra qyteti i gurtė ėshtė vendi i lindjes. Aty mora mėsimet e mija tė para deri nė moshėn 14 vjeēare. Kam mall pėr rrugėt, pėr aromėn e qytetit, pėr mikeshat e mija tė fėmijėrisė. Vėllezėrit e kushėrinjtė e mi, mėsuesit e mi shumė tė mirė, pėr babain tim qė e kam dashur shumė. E kam humbur prej 20 vjetėve, por ėshtė atje. Gjirokastra ėshtė pjesė e jetės time dhe e mbaj fort nė zemėr.
-Sa ju mbėshtet familja nė karrierėn tuaj artistike?
Familja ėshtė njė pėrgjegjėsi e madhe. Unė jam dhe nėnė me dy fėmijė qė kėrkohet shumė kujdes nė rritjen e tyre, por jam me fat se familjarėt e mi bėjnė shumė pėr mua. Kur kam koncerte, mė mbėshtesin shumė shpirtėrisht dhe ėshtė gjetur njė gjuhė e pėrbashkėt.
-Mesazhi tuaj pėr talentet e reja?
Talentet e reja qė do tė jenė dhe e ardhmja e artit, i kėshilloj tė studiojnė pafund dhe mos dorėzohen pėrpara vėshtirėsive. Nuk ka mė bukur se tė merresh, me art, me muzikėn klasike, ėshtė gjuha e shpirtit, qė shėron ēdo plagė dhe pasuron jetėn shpirtėrore e mendore.
-Kanė thėnė pėr Dhurata Lazon"¦
U skuqa! Por mė lart pėrmenda Gjirokastrėn, nė tetor pata privilegjin tė nderohem si krenari e qytetit me kėtė motivacion: "Pėr vlerat e jashtėzakonshme nė fushėn e interpretimit muzikor dhe pėr kontribut tė shquar nė promovimin e vlerave tė trashėgimisė kulturore e shpirtėrore tė Gjirokastrės dhe gjirokastritėve brenda dhe jashtė vendit". Intervistoi: Raimonda Moisiu
Burimi: SOT Intervista
lajme.parajsa.com








































































