30.05.2009 22:57 - Kategoria: Intervista

Si u pėrdor BB pėr tė shembur Jalėn
Shkruan : Ervin Qafmolla Njė zbulim qė lidh dhėndrin e Berishės, Jamarbėr Malltezi dhe stafin e tij tė njė projekti tė Bankės Botėrore me shkatėrrimin e shtėpive nė Jalė, ėshtė zbuluar kėto ditė nga “MAPO”, nė formėn e njė dokumenti zyrtar, nė njė kohė qė shpresat e banorėve tė kėtij fshati bregdetar dhe tė opinionit publik shqiptar pėr mė shumė dritė dhe drejtėsi mbi kėtė ēėshtje, thuajse ishin shuar. Por historia fillon rreth dy vjet mė parė...
Njė banor i Jalit, mjek nė pension, njė ditė pas shkatėrrimit tė ruspave tė ndėrtimores nė pranverėn e 2007-ės, kishte njė shqetėsim tė veēantė: “Ata mė thyen arrėn 60 vjeēare qė e pat mbjellė babai im”. Atė ditė, pėrveē arrės historike, banorėt e Jalit (e njohur edhe si Jalė) humbėn gjithēka qė kishin ndėrtuar nė 20 vjet punė. Jo vetėm aq. Ata humbėn mjetin e vetėm tė jetesės. Njė ditė pas sulmit tė ruspave, u gjendėn nė tė njėjtat shtėpi qė kishin pasur deri nė vitin 1990. Dhe ato ishin thjesht kasolle. Nga operatorė turistikė ata u rikthyen nė zanatin e paraēlirimit, atė tė bariut shėtitės.
Nė parlament dhe nė media, u akuzua se qeveria po shkatėrronte jetėt e banorėve tė Jalit pėr interesa tė ngushta personale. Nė atė kohė, qeveria arriti tia kalojė paq. Tė gjithė menduan se gjithēka mbaroi aty. Por, nuk qe e thėnė.
“Ky hetim u nxit nga shembja e disa shtėpive nė bregdetin jugor tė Shqipėrisė dhe nga njė ankesė e njerėzve tė prekur, tė cilėve u ishte thėnė nga zyrtarė shqiptarė se shembjet ishin tė lidhura direkt me njė projekt tė Bankės Botėrore. Paneli i Inspektimit nuk mund ta imagjinonte kur rekomandoi njė hetim tė Bordit Ekzekutiv tė Drejtorėve, qė ky do tė bėhej njė nga hetimet mė tė vėshtira tė punės sė 14 viteve tė fundit”.
Ky ėshtė paragrafi hapės i raportit tė hetimit qė Paneli i Inspektimit - strukturė e varur direkt nga Bordi i Drejtorėve tė Bankės Botėrore - kreu mbi pėrfshirjen e njė pjese tė njerėzve tė BB nė shembjet abuzive nė bregdetin e Jalės nėn udhėheqjen e dhėndrit tė Sali Berishės, Jamarbėr Malltezi. I gjithė hetimi mori shkas nga shembjet e ndėrtimeve nė Jalė nė vitin 2007, pak kohė para fillimit tė sezonit turistik. Vetė Banka Botėrore, ka marrė pėrsipėr kėtė hap tė vėshtirė pėr tė evidentuar pėrgjegjėsit e kėtij abuzimi, nė mbrojtje tė emrit tė saj, por dhe tė investimeve shumėmilionėshe qė ky institucion ndėrkombėtar ka dhėnė nė ndihmė tė zhvillimit tė Shqipėrisė.
Pėrgatitėsit e raportit vėrejnė se hetimi ka nxjerrė nė pah njė sėrė faktesh qė lidhin drejtpėrdrejt Koordinatorin e Planit tė Zhvillimit tė Bregdetit tė Jugut me shkatėrrimin e Jalit. Gjithēka ėshtė bėrė nėn logon e kėsaj njėsie, projekt i Bankės Botėrore, i cili drejtohet nga Jamarbėr Malltezi.
Arsyeja se pėrse Banka Botėrore nuk duhet tė ishte pėrfshirė nė kėtė ngjarje qė preku jetėt e njerėzve tė njė fshati tė tėrė, duke ndikuar direkt nė pėrkeqėsimin e cilėsisė sė tyre tė jetesės lidhet me vetė politikat e BB. Politika e Bankės mbi Risistemimin (dhe zhvendosjen), vė nė dukje se zhvendosja e popullatės si rezultat i projekteve zhvilluese, nėse nuk kryhet pėrmes bisedimeve dhe kompromisit me banorėt, sjell varfėrim tė tyre dhe njė sėrė pasojash tranda mbi jetėt e tyre. Nė kėtė kuptim sipas vetė kėsaj politike tė BB, “Zhvendosja e Pavullnetshme” duhet tė evitohet, ose tė zbatohet nė konsultim me njerėzit e zhvendosur pėrmes njė programi tė pėrshtatshėm, tė financuar, i cili pėrmirėson ose rikthen standardet e jetesės sė njerėzve tė prekur. Diēka e tillė nuk ndodhi nė rastin e Jalit.
Nė fakt, “Menaxhimi”, sikurse cilėsohet nė raport ka theksuar se nė asnjė mėnyrė Banka Botėrore nuk ka pasur tė bėjė me shembjet nė Jalė. Mbetet e paqartė nė “zhargonin” e pėrdorur nga hartuesit e raportit nėse termi “Menaxhim” i referohet drejtuesve tė projektit apo shkon deri te drejtuesit e Bankės Botėrore nė Shqipėri nė kohėn e shkatėrrimit tė Jalit nė 2007. Siē rezultoi mė vonė nga hetimet, “Menaxhimi” nuk kishte rezultuar korrekt nė kėtė pohim.
Pėrfshirja e BB nė shembjet e Jalės
Hetimet nxorėn nė pah njė lidhje direkte ndėrmjet Projektit (Planit tė Zhvillimit tė Bregdetit tė Jugut) dhe shkatėrrimeve nė Jalė. “Nė tė vėrtetė, tė dhėnat tregojnė njė marrėdhėnie aktive ndėrmjet projektit dhe Policisė Ndėrtimore dhe faktit qė fotografi ajrore tė financuara nga vetė projekti identifikuan ndėrtesat qė duheshin shembur”, thuhet nė raportin e hetimit. Nė fakt, ėshtė krejt e pazakontė qė Banka Botėrore tė bashkėpunojė direkt me Policinė Ndėrtimore, e njė strukturė kjo e varur nga njė ministri, pra qė nuk pėrfaqėson vetė qeverinė, por ėshtė thjesht instrument i komanduar prej saj. “Ky fakt, megjithatė, nė rastin konkret nuk mbėshtet mbrojtjen e Menaxhimit, sipas sė cilės shembjet nė Jalė nuk janė tė lidhura direkt apo indirekt me projektin”.
Raporti vėren se nė 26 mars tė 2007-ės, Njėsia e Koordinimit tė Projektit i dėrgoi njė letėr me kokėn zyrtare tė projektit tė financuar nga BB dhe tė nėnshkruar nga koordinatori i projektit, pothuaj ēdo autoriteti tė lartė relevant tė qeverisė, duke pėrfshirė drejtorin e Pėrgjithshėm tė Policisė ndėrtimore, duke i vėnė ata nė dijeni tė asaj qė ai i karakterizonte si “ndėrtime tė paligjshme nė bregdet”. Bashkė me letrėn u dėrguan dy CD me foto ajrore tė bregdetit. “Fotot ajrore u financuan nga projekti”, theksohet nė raport. Ndėrkaq nė tė njėjtin raport Koordinatori i Projektit citohet tė ketė shkruar: “siē mund tė shihni nga kėto fotografi, ndėrtim tė paligjshme janė ende duke u zhvilluar nė bregdetin jonian. Bazuar nė rėndėsinė e zhvillimit tė qėndrueshėm tė kėsaj zone... kini mirėsinė tė siguroni qė tė merren masat e nevojshme sa mė shpejt tė jetė e mundur”.
“Koordinatori i Projektit ėshtė shumė i njohur nė qarqet administrative tė Shqipėrisė. Ai shpesh pėrflitet nė shtypin vendas njėherėsh pėr rolin e tij si Koordinator i Projektit tė Bankės Botėrore dhe si anėtar familjeje i njė prej zyrtarėve mė tė lartė udhėheqės tė vendit”, sqaron raporti.
Ndėrtimorja pajiset si FBI-ja
Nė pėrgjigje tė letrės sė Malltezit, dy javė mė vonė, Policia Ndėrtimore dėrgoi njė letėr tė sajėn nė adresė tė Ministrisė sė Transporteve, tė kėshilltarit tė Kryeministrit dhe tė vetė Malltezit, duke vėnė nė dukje rreth 16 ndėrtime pa leje nė Jalė, tė identifikuara nga njė grup i posaēėm pune. “Nė letrėn e pėrgjigjes, Policia Ndėrtimore deklaroi se kishte administruar tė gjitha procedurat e nevojshme dhe vendimet pėr shembjen e kėtyre ndėrtimeve dhe vendimet nė fjalė u ishin komunikuar palėve pėrkatėse, vėren raporti. Shkatėrrimi nė Jalė ndodhi vetėm 7 ditė pas datės sė letrės qė Policia Ndėrtimore i dėrgoi Njėsisė sė Koordinimit tė Projektit. Nė kėto kushte, ėshtė e pashpjegueshme koha rekord nė ekzekutimin e kėtij vendimi tė posaēėm, si dhe pėrzgjedhja selektive e Jalės pėrgjatė gjithė bregdetit jonian pėr ti nėnshtruar njė spastrimi nga ndėrtimet paligjshme, ku gati gjysma e tyre ishin nė pronė private.
Por, duket se plani i shkatėrrimeve nuk bregdet, tė paktėn fillimisht nuk ishte parashikuar tė ndalej nė Jalė. Malltezi parashikoi shkatėrrimin e njė tjetėr vendbanimi duke kėrkuar veprim tė menjėhershėm dhe duke thėnė: “Projekti i Menaxhimit tė Zonės sė Bregdetit ka siguruar pajisjet e nevojshme pėr oficerėt e Policisė ndėrtimore, nė mėnyrė qė tė kontrollohet situata nė terren. Pajisje tė tilla pėrfshijnė kamera dixhitale, kompjuterė, GPRS etj.”, si dhe theksoi se “vazhdimi i ndėrtimeve pa leje pėrgjatė bregdetit vė nė pikėpyetje vazhdimėsinė e projektit tė financuar nga Banka Botėrore dhe donatorėt e tjerė”.
Nė kėtė kontekst, pėr herė tė parė nė historinė e saj, Policia Ndėrtimore Shqiptare u pajis me teknologji tė fjalės sė fundit dhe mjete qė do i kishte zili ēdo strukturė tjetėr e shtetit. Edhe vetė identifikimi i shtėpive tė shembura u krye pėrmes identifikimit tė tyre nga ajri, ēka u mundėsua me paratė e Bankės Botėrore.
Nė njė letėr drejtuar drejtuesve tė kėtij projekti, me datė 31 maj, 2007, Polica Ndėrtimore njofton se shembja e kėrkuar kishte pėrfunduar. “Ky shembull tregon se Njėsia e Menaxhimit tė Projektit ishte aktive nė fillimin e shembjeve dhe se Policia Ndėrtimore po funksiononte si ekzekutori i saj”, thuhet nė raport. Pėr mė tepėr sqarohet se ky shembull dhe vetė ēėshtja e Jalės tregojnė sesi shembjet nė zonėn e projektit janė cilėsuar si “tė nevojshme pėr tė arritur objektivat e Projektit”, ēka nė fakt bie ndesh me Politikėn e Bankės mbi Rivendosjen e Pavullnetshme.
Gabim i rėndė!
“Analiza dhe faktet e shqyrtuara tregojnė se Politika e Bankės mbi Rivendosjen e Pavullnetshme duhet tė ishin zbatuar nė kuadėr tė shembjeve qė lidhe me Projektin. Ky pėrfundim llogarit ndihmėn e siguruar nga Projekti ndaj Policisė Ndėrtimore nė zbatimin e funksioneve tė tyre, ku pėrfshihen fotografi ajrore tė financuara nga projekti qė identifikojnė shtėpitė e shembura, si dhe komunikimet zyrtare tė Njėsisė sė Koordinimit tė Projektit qė i bėnin thirrje Policisė Ndėrtimore tė merrej me ndėrtimet e pretenduara si tė paligjshme”, thekson raporti i hetimit.
Paneli i Inspektimit tė bankės Botėrore vėren se e gjen tė pabazė qėndrimin zyrtar tė Menaxhimit, sipas tė cilit, “shembjet nuk ishin direkt apo indirekt tė lidhura me projektin”. Pėr mė tepėr, hetimi ka gjetur njė lidhje direkte ndėrmjet shembjeve nė Jalė dhe Projektit e objektivave tė tij. “Rrjedhimisht, Paneli vėren se menaxhimi ka dėshtuar tė pajtohet me kėrkesat e OP/BP 4.12 mbi Rivendosjen e Pavullnetshme nė lidhje me shembjet qė ndodhėn nė Jalė. Nė kėtė kuptim, projekti gjithashtu, dėshtoi tė merrte parasysh objektivat e uljes sė varfėrisė tė vendosura nė OP 1.00 mbi Uljen e Varfėrisė”, nėnvizohet nė raport.
Gjithashtu, nė raport pėrmendet se gjatė intervistave tė zhvilluara nė Shqipėri (nuk specifikohet se kush ėshtė intervistuar) pėrgjatė procesit tė kėtij hetimi, skuadra e Panelit tė Inspektimit mori dėshmi mbi interesa tė supozuara korrupsioni tė pėrfshira nė shkatėrrimin e Jalės, me qėllim spastrimin e hapėsirave nė fjalė, tė cilat lakmoheshin pėr ndėrtimin e njė resorti turistik. Sipas Panelit tė Inspektimit, dėshmitė e tė intervistuarve pėrkojnė me raportimet e asaj kohė nė median shqiptare. “Ndėrsa Paneli, vetėm njofton, por nuk vlerėson supozimet e korrupsionit, natyra selektive e shembjeve tė ndėrmarra nga Policia Ndėrtimore duket se mbėshtet dėshirėn pėr tė pastruar njė zonė tė caktuar”, thuhet nė raport.
Burimi: Mapo Ekskluzive
lajme.parajsa.com


























































