Total: (148059) Pershendetje Vizitor | Kreu | Identifikohuni | Regjistrohuni | Na Shkruani
Lajme
... arkiva informative
image

Ahmeti: "Nuk ka pėrplasje nė koalicion"

Kryetari i BDI-sė, Ali Ahmeti nė njė intervistė pėr BBC-nė para kongresit tė dytė tė partisė, qė do tė zhvillohet tė shtunėn, thotė se deri »»


“Skandali i Pangos dhe breshkat e Ramės”

Kendi i Reklamave

“Skandali i Pangos dhe breshkat e Ramės”

30.05.2009 22:57 - Kategoria: Intervista


“Skandali i Pangos dhe breshkat e Ramės”

Shkruan : Kristi Pinderi

... Nė kėtė intervistė pėr MAPO, ai sqaron pėr herė tė parė pas skandalit Pango, shumė prej pyetjeve qė janė ngritur qė nga dita kur sekuencat e xhirimeve tė fshehta ēuan nė tėrmetin mė tė fortė qeveritar, qė nga tragjedia e Gėrdecit

Zoti Ēakuli, jeni prej njė jave nė mesin e njė furtune mediatike e politike, e cila ka shėnuar largimin e ish-ministrit tė kultures Ylli Pango, pas njė materiali kompromentues qė ka publikuar Fiks Fare. A e mendonit fillimisht kete reagim
A e kemi parashikuar njė reagim tė tille, para se tė publikonim skandalin Natyrisht qė po. i kemi menduar tė gjitha; edhe qendrimin e qeverise, edhe tė publikut, edhe tė vete ministrit nė fjale. Ishim tė pergatitur pėr tė dyja variantet nė reagimin e kryeministrit. qė do ta shkarkonte, po edhe qė mund ta mbante, duke mos i dhėnė rėndėsi denoncimit tė medias, sic ka vepruar pėr shume raste denoncimesh tė shtypit dhe tė medias kohėt e fundit.
Prandaj dhe e permblodhėm gjithė materialin prej disa orėsh, nė njė kohė disa minutėshe me qėllimin e vetem pėr ta bere sa me bindėse pėr teleshikuesit. Them se ia arritėm qėllimit, se arritėm tė bindim nė radhė tė parė Kryeministrin, Presidentin, Kryetaren e Kuvendit e tė tjerė.

Skandali Pango e vuri nė veshtiresi serioze qeverinė aktuale, e cila nė jo pak raste ka hedhur dyshime se kjo nismė e juaja ka pasur njė prapavijė politike dhe se shumėēka lidhet me afrimin e fushatės. Si i pergjigjeni kėtyre akuzave
Sė pari kėto nuk janė akuza, por hamendje tė secilit. Se akuza duhet tė ketė njė objekt, njė fakt, njė logjikė dhe njė bazė juridike qė tė jetė e tillė. Tani hamendjet nuk quhen akuza. ne nuk marrim ngjyrime, ne jemi ortakė me qeverinė nė luftėn kundėr korrupsionit, por nuk jemi me qeverinė kur shkelet ligji. Nė kohėn kur Fatos Nano ishte kryeministėr, ne nxorėm kongresmenėt e PS. Berisha deklaroi nė njė moment se kjo ishte sa pėr shtatė fushatat e tij elektorale, pra secila palė kur i intereson, thotė qė jemi nė rregull. Ne i nxorėm Ramės dy breshkat qė kishte nė zyrė, Berisha i pėrmendi breshkat.
Le tė vijė njė njeri qė tė denoncojė qė i kam dhėnė kryetarit tė bashkisė sė Tiranes kaq lekė dhe ne e denoncojmė, e publikojmė.

Si publicist dhe njeri i letrave, si e shihni futjen e skandalit seksual nė debatin shoqėror nė Shqipėri Sa i pėrgatitur ėshtė shqiptari i mesėm pėr njė situate si kjo, sipas jush Si ju duk pėrballja konkrete e publikut me njė skandal tė tillė, i pari i kėtyre pėrmasave
Personalisht unė nuk e quaj skandal seksual. Ta quash skandal seksi ia ul vlerėn asaj qė ka ndodhur. Skandali seksual ėshtė kur njė femėr kapet me njė zyrtar, kėtu kemi njė skandal korruptiv, sesi emėrohen dhe merren nė punė vajzat e reja. Kjo vajzė nuk do tė paguante me para, por me trupin e saj.
Ky ėshtė vlerėsimi i njerėzve nė punė. Mua mė vjen mirė qė publiku e mirėpriti materialin, na pėrgėzoi nė kėtė rast. Kjo ndodh pasi publiku ėshtė mė i pjekur se gjithė tė tjerėt nė mėnyrėn mė tė mirė tė mundshme.
Dėshiroj tė shprehem me kėtė rast se nuk jam pėr lincimin e ish-ministrit pėr kėtė skandal, unė jam me dėnimin e tij, por jo qė tė ngrihen tė gjithė qė tė thonė qė ky ėshtė i pari dhe i fundit nė Shqipėri e tė thonė “ē”na gjeti”!
Parlamenti votoi shkarkimin e Pangos me 100 vota pro me 100 deputetė, nuk ka bėrė vaki qė parlamenti tė ishte dakord unanimisht, me pėrjashtim tė votimit pėr anėtarėsimin nė NATO dhe pėr ēėshtjen e Kosovės. Ne i bindėm njerėzit me aq sa transmetuam, se kjo ishte e vėrteta.

Ylli Pango ka deklaruar se mbetet i zhgenjyer qė e gjitha kjo i erdhi nga njė njeri qė e njeh prej 30 vjetesh. Si i pėrgjigjeni
Eshtė e vėrtetė. E kam njohur dhe kam ndenjur me Pangon 30 vjet mė parė. Unė kėto ditė mbush 30 vjet gazetar, kam njohur pothuajse tė gjithė njerėzit e politikės shqiptare dhe mijėra e mijėra njerėz tė thjeshtė, por kjo nuk do tė thotė qė kur njė nga personat qė njoh, tė abuzojė me pushtetin, unė pėr tė bėrė punėn, tė mos ngrihem. Njohja nuk mund tė justifikojė abuzimin deri nė kėtė shkallė. Njohjet janė njohje, detyra ime si profesionist ėshtė qė nė kėtė mision qė kam marrė pėrsipėr, tė denoncoj kėto shkelje dhe tė informoj publikun sesi ėshtė gjendja reale nė adminsitratėn shtetėrore dhe kudo. Pėr pasojė, profesionalizmi shpesh triumfon mbi njohjen dhe miqėsinė.

Fiks Fare ka lajmėruar se mund tė bėjė publike tė tjera histori tė sikletshme qė lidhen me zyrtare dhe funksionare shtetėrorė. Sa e vėrtetė ėshtė kjo dhe cili mund tė ishte sipas jush efekti politik i zgjerimit tė mėtejshėm tė skandaleve, nė kėtė pragfushate elektorale
Fiks Fare nuk me merret me efektet publike qė kanė skandalet. Fiksi qoftė nė rastin kur ato prekin pozitėn, qoftė kur prekin opozitėn, ka detyrimin para teleshikuesve tė tij tė shumtė qė t”ua bėjė atyre tė njohur gjithēka. Si drejtues i kėtij emisioni, dua qė tė sqaroj publikun se Fiksi as shkarkon, as emėron, as arreston njerėz. Fiksi bėn publike njė shkelje flagrante tė ligjit, janė organe tė tjera qė i referohen emisionit tonė, nėse e shohin tė arsyeshme. Nuk jemi ne qė i kėrkojmė prokurorisė dhe gjykatave tė marrin masa, janė ata qė marrin materialet filmike tė Fiksit.
Sa i takon efektit politik, kjo ėshtė thjesht diēka qė nuk na intereson. Ne nuk jemi palė me askėnd, nuk kemi keqardhje ndaj askujt, efekti politik ėshtė njė “mall” me tė cilin duhet tė merren ata qė e bėjnė politikėn dhe qė jetojnė me tė.

Si ėshtė ndjere stafi i Fiks Fare gjate ketyre diteve tė skandalit. Kenaqesi profesionale, frike, stres, asgje prej ketyre apo tė gjitha bashke
Duke hequr fjalėn frikė, tė gjitha tė tjera janė normale. Shto kėtu edhe tensionin. Kemi dashur ta pėrcjellim kėtė ngjarje duke pasqyruar tė gjitha reagimet e njerėzve, qoftė edhe ata qė ishin kundėr, me po atė vėmendje, si nė rastin e opinioneve pozitive ndaj nesh. Janė raste tė rralla qė thjesht nga njė transmetim i Fiks Fare tė ketė gjetur kėtė reagim tė politikės tė publikut shqiptar dhe ku tė gjithė kanė qenė dakort me tė...
... me kėtė denoncim qė bėjmė ne, pamjet tona. Faktet ishin kaq tė besueshme, saqė nuk e vuri nė dyshim as politika, as qeveria, as publiku. Kjo na bėn qė ta ndjejmė veten vėrtet tė kėnaqur, por njėkohėsisht na bėn qė tė jemi maksimalisht tė pėrgjegjshėm, kur ka ndonjė kritikė apo sugjerim.

Jeni akuzuar se keni shkelur privatėsinė e ish-Ministrit tė Kulturės. Cila ėshtė pėrgjigja juaj
Nuk e kuptoj ku ėshtė privatėsia kėtu. Tė vesh nė punė nė ministri, nė zyrė, nuk ėshtė privatėsi. Tė tė thotė ministri “hajde tė tė takoj nė shtėpi pėr punė” nuk ėshtė privatėsi. Qė tė jemi tė qartė, kėtu nuk kemi njė vajzė qė e pėlqen ministrin nga sytė dhe nga mjekra dhe do tė bėhet e dashura e tij dhe shkon vullnetarisht nė shtėpi sepse do tė bėjė seks me tė. Nė kėtė rast nuk do tė kishim transmetim tė pamjeve, e them nė mėnyrė kategorike. Kėtu kemi njė titullar tė lartė, me njė logjikė tė mbrapshtė, qė duke shkelur rregullat mė elementare tė punėsimit tė njerėzve, nuk ka minimumin e respektit pėr atė qė do tė marrė nė punė. Vajza qė u angazhua pėr kėtė material ėshtė gazetare profesioniste, qė ka marrė detyrė tė ndjekė deri nė fund mėnyrėn sesi punėson ministri, ajo nuk ėshtė njė e njohur mantenutė e ministrit, qė i kėrkon hajde nė shtėpi tė bėjmė qejf. Kėtė e pranoi edhe ai vetė. Mjafton tė kujtojmė sesi vajza i thotė ministrit deri nė fund qė “ju keni zyrė”, pa harruar faktin tjetėr, qė gazetarja, nė momentin qė ministri kėrkoi ta zhvishte, e kundėrshtoi dhe iku e u largua.

Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


Komentoni artikullin

Emri:
E-Mail:
Komenti:
Kodi:





Te gjitha materialet e publikuara ne kete faqe permbajne burimin e tyre si edhe adresen e artikullit origjinal, ne kete menyre ruhet dhe respektohet e drejta e autoreve perkates, paraqitja e tyre ne faqen tone eshte thjesht informativ, per perdorimin e ketyre materialeve ju lutemi kontaktoni autoret perkates!

Te gjitha te drejtat dhe falenderimet u perkasin:
  • 22-Ore.com
  • BalkanWeb
  • Gazeta Express
  • Gazeta Ballkan
  • Alsat TV
  • Telegrafi
  • Klan Kosova TV
  • Ora News
  • Gazeta SHQIP
  • Gazeta Lajm Maqedoni
  • Gazeta Shekulli
  • Gazeta Korrieri
  • Gazeta SOT
  • Albania-Sport.com
  • Tirana Observer
  • Zeri i Amerikes
  • ViP - Shqiperia.com
  • Gazeta Panorama
  • Top-Channel.tv
  • Kosova SOT
  • Iliria News Agency
  • Revista MAPO
  • ZeriKosovar.com
  • Koha Jone
  • BBC Albanian.com
  • Revista JETA
  • Big Brother Albania
  • Gazeta Metropol Online
  • Gazeta TemA Online
  • Autolajme Blog
  • Zero - Reviste kompjuteri
  • Koha Ditore Online
  • Presidenca
  • News of Albania
  • Gazeta Albania
  • Gazeta Standard
  • Gazeta 55
  • Gazeta Start
  • TV Klan