Total: (145881) Pershendetje Vizitor | Kreu | Identifikohuni | Regjistrohuni | Na Shkruani
Lajme
... arkiva informative

"Deformimi i marrėdhėnieve seksuale nė martesė, shkakton divorc"

Intervista/ Sociologu dhe pedagogu, Gėzim Tushi, sqaron arsyet e kėtij fenomeniNjė ngjarje njėherėsh sa publike aq edhe personale, divorci, ėshtė pėrgjithėsisht i dhimbshėm, madje shkaktar krizash, pėr shumicėn e atyre qė e pėrjetojnė atė. »»


Ēfarė fshihet nė kasafortėn “Fiks Fare”

Kendi i Reklamave

Ēfarė fshihet nė kasafortėn “Fiks Fare”

30.05.2009 22:57 - Kategoria: Intervista


Ēfarė fshihet nė kasafortėn “Fiks Fare”

Shkruan : Kristi Pinderi

Pėrpara publikimit tė skandalit “Pango” nė dyert e redaksisė sė Fiks Fare mbėrrinin mesatarisht nė ēdo ditė 10 denoncime nga qytetarėt. Por pas kėtij skandali, historitė qė qytetarė tė ndryshėm pretendojnė tė investigohen nga ky emision i konceptua fillimisht si njė emision ekskluzivisht satirik, e qė tashmė pėrmban, veē satirės, edhe investigime tė vėshtira gazetareske, kanė njohur njė rritje treshifrore...
MAPO “trokiti” nė derėn e Fiks-it, pėr tė kuptuar si funksionon ky institucion i mirėfilltė brenda Top Channel dhe si munden punonjėsit e tij qė tė pėrballen ēdo ditė me qindra denoncime, e tė ndjekin shumicėn e tyre, hap pas hapi deri nė fund, duke shkaktuar nė shumė raste furtuna tė vėrteta politike, por edhe debate kombetare sociale, si nė rastin e fundit me skandalin “Pango”…
Denisa Haxhiaj, zv/drejtoresha e Fiks-it, ėshtė personi i parė qė takojmė. Na shoqėron fillimisht nė disa zyra, qė duken normale, njė studio montazhi, njė zyrė pėr gazetarėt, zyra e drejtorit Filip Ēakuli, zyra e drejtuesve tė tjerė, njė zyrė pėr monitorimet dhe ambiente tė tjera, tė gjitha tė rrėmujshme ku duket qartė se punohet pa orar.
“Ka rreth 50 persona tė punėsuar nė kėtė redaksi”, thotė Haxhiaj, e cila ka filluar fillimisht punė si gazetare, 7 vjet mė parė pranė Fiks Fare, dhe gradualisht ka mundur tė bėhet njė prej drejtueseve tė tij.
Pas kėtij pohimi, papritur, zyrat qė nė fillim dukeshin normale, tani duken jashtėzakonisht tė vogla pėr tė ”strehuar” njė ushtri tė tillė gazetarėsh, operatorėsh, redaktorėsh, monitoruesish, inxhinierėsh, etj.
Eshtė ora 9.15 e mėngjesit. Nuk mundėm tė ishim tė pranishėm atje nė orėn 9.00 pėr tė marrė pjesė nė mbledhjen e parė tė mėngjesit, e cila kishte zgjatur vetėm 15 minuta! “Nuk zgjatemi shumė nė mėngjes”, sqaron Haxhiaj, “gazetarėve u janė ndarė detyrat dhe tani ata ndodhen nė terren” (ndaj qėnka e panevojshme ekzistenca e zyrave mė tė mėdha, pėrderisa shumica e gazetarėve, ndryshe nga redaksi tė tjera, nė kėtė redaksi punojnė jashtė, nė terren!).
Nė ambientet e Top Channel, nė katin e parė tė Piramidės, atje ku ėshtė edhe redaksia e Fiks Fare, dėgjon nė mėnyrė konstante njė zhurmė tė fortė qė vjen si pasojė e rikonstruksionit tė Qendrės Ndėrkombėtare tė Kulturės, por punonjėsit e Fiksit, duken krejt tė “imunizuar” nga kjo bezdisje. Ata qė nuk janė nė terren e qė ndodhen brenda nė zyra, vazhdojnė tė punojnė pa u shqetėsuar fare.
Ngjitur me zyrėn e drejtuesve tė emisionit, shikojmė njė derė qė mbyll njė ambient, brenda tė cilit duket se ėshtė e pamundur tė hysh. Atje ėshtė edhe ambienti i punės sė njė inxhinieri tė specializuar nė teknikat mė tė sofistikuara tė filmimit me kamera tė fshehta. E pyesim Haxhiajn se ēfarė ka nė atė dhomė “Laboratori i Fiks Fare. Atje nuk mund tė hyjė dot kushdo”…
Historia e videos sė bujshme ku ish ministri i Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve z. Ylli Pango shfaqej nė njė orė tė vonė nė shtėpinė e tij duke tentuar tė zhveshė njė vajzė tė re qė i kishte hyrė me kamera nė shtėpi pėr tė kėrkuar punė, pas ftesės qė i kishte bėrė vetė ministry, ėshtė nė tė vėrtetė vetėm njė prej shumė investigimeve tė tjera tė Fiks Fare, emisioni i cili qė nga dita e transmetimit tė parė tė tij nė 2002, e deri mė sot s”ka patur asnjė kallėzim penal.
Kryeredaktori Armir Shkurti dhe zv/drejtorja Denisa Haxhiaj rendisin pėr MAPO, histori tė tjera tė bujshme qė janė publikuar fillimisht nga Fiks Fare: rasti i trafikimit tė fėmijėve shqiptarė jashtė kufijve, abuzimet seksuale apo homoseksuale qoftė tė njė prifti ortodoks nė Korēė qė u shndėrrua nė kryelajm edhe tė medias greke, apo qoftė tė njė tjetri prift katolik nė Tiranė, i cili gjithashtu u bė objekt i kryelajmeve nė Itali.
Haxhiaj kujton edhe tė shumėpėrfolurėn “Dosja Stela” ku njė vajzė e re u vra nga i dashuri i saj, pasi denoncoi abuzimet e policisė dhe trafiqet e ndryshme. Nė serinė e historive tė bujshme por edhe tė ēuditshme tė realitetit shqiptar tė publikuara mė parė nga Fiksi, bėn pjesė edhe rasti i prodhimit tė njė patente me tė dhėnat personale tė Alonsos, pilotit tė Formula 1, njė histori kjo qė skandalizoi gjithė median dhe opinionin publik nė Spanjė. Kujtojmė kėtu edhe rastin e prodhimit tė njė vize fallco shengen me tė cilėn, Fiks Fare mundi tė kapėrcejė lirisht kufirin shqiptar dhe atė europian, e tė pėrfundonte m”u nė mes tė Berlinit!
Kryeredaktori Armir Shkurti, i cili pas njė karriere tė gjatė nė Televizionin publik Shqiptar, nė TV Klan e nė media tė tjera, e konsideron punėn nė Fiks si periudhėn mė tė bukur tė karrierės sė tij, shpjegon pėr MAPO-n se ka njė proēedurė krejt tė zakonshme dhe gati tė pėrhershme se si mbėrrin, pastaj pėrpunohet, e mė pas ēohet deri nė fund ēdo informacion apo denoncim. “Ēdo ditė njė gazetar i Fiks Fare pret denoncimet e qytetarėve nė ambientet e televizionit. Nė raste tė tjera, denoncimet mbėrrijnė pėrmes numrit qė ne kemi vėnė nė dispozicion pėr kėtė gjė. Pasi marrim informacionet, qė nė shumė raste shoqėrohen edhe me dosje tė plota dokumentash, ne fillojmė investigimin, atje ku duket qartė se kemi tė bėjmė me rast abuzimi apo korrupsioni”.
Ndėrhyn Haxhiaj: “Por nė rregulloren tonė e kemi shumė tė qartė qė ne nuk ndėrhyjmė sidomos nė rastet qė janė nė mes tė njė proēesi gjyqėsor, sepse nuk duam tė ndikojmė nė vendimin final, apo nė ēėshtjet tė cilat kanė njė vendim tė prerė nga ana e Gjykatės”.
Nuk ka njė kod tė shkruar etike nė ambientet e kėtij emisioni, por ky kod duket se ėshtė i pėrvetėsuar nga tė paktėn 30 vjet pėrvojė e drejtorit tė emisionit Filip ĒCakuli dhe e drejtuesve tė tjerė tė tij, por edhe nė pėrgatitjen profesionale tė njė armate tjetėr juristėsh qė punojnė pėr llogari tė Top Channel. “Ne bashkarisht diskutojmė ēėshtjet e mprehta qė trajtojmė dhe ndonjėherė ngurrojmė pėr t”i publikuar ato”, thekson Shkurti, “pasi sigurohemi deri nė fund se nuk po shkelim asnjė ligj dhe asnjė kod etike”.
Por sekreti kryesor se si mundet tė mbahet ende e freskėt njė industri e tillė lajmi si Fiks Fare, nė njė vend ku media qartazi pengohet tė veprojė lirisht falė ndėrhyrjeve tė bizneseve apo pushteteve tė tjera qė fshihen pas saj, duket se ėshtė siguria financiare! Pyesim drejtuesit e Fiks-it nėse janė nė gjendje tė na tregojnė se sa kushton, nė terma financiarė, njė emision ditor dhe duke buzėqeshur - si Haxhiaj, si Shkurti - pohojnė: “Shumė”…
Sa shumė, mund tė kuptohet edhe nga njė rast i thjeshtė: monitorimet, njė prej rubrikave mė tė vjetra dhe mė gazmore tė kėtij emisioni, ze nė njė emision Fiks Fare njė hapėsirė nga 1.40 min, nė maksimumi 2 minuta. Por, pėr realizimin e asaj rubrike mbahen “sėitched on” 24 orė nė 24, dhjetėra aparatura dixhitale mbi tė cilat 6 persona monitorojnė programin 24 orėsh tė tė gjitha televizioneve shqiptare. Kėta monitorues punojnė nė 3 turne dhe shpėrblehen me rroga realisht tė kėnaqshme…
Ndėrsa brenda emisionit, qė zgjat mė pak se njė orė ka tė paktėn 10 minuta blloqe publicitare…
“Njė arsye shumė e fortė pse Fiks Fare ėshtė ky qė ėshtė, ka qenė edhe mbėshtetja e jashtėzakonshme qė i ka dhėnė pronari i TCH, i ndjeri Dritan Hoxha”, pohojnė drejtuesit e emisionit. “Ai e imunizoi Fiks-in nga ēdo sulm dhe u krijoi gazetarėve mundėsinė tė punonin krejt tė pavarur”.
Haxhiaj duhet tė largohet, pėr tė realizuar njė mbledhje tjetėr vetėm me realizuesit e kamerave tė fshehta… Kjo na rikujton ambientin e mbyllur gati gati hermetikisht ky ndodhet laboratori i Fiks Fare. Kėrkojmė tė marrim pjesė nė atė mbledhje, por kjo ėshtė e pamundur! “Punonjėsit e kamerave tė fshehta nuk i njeh askush”, pohon ajo. “Madje as edhe drejtues tė ndryshėm tė Top Channel”. Tė trainuar veēse pėr realizimin e kamerave tė fshehta ata kanė paraqitje tė tillė qė nuk i dallon dot nga tė gjithė njerėzit e zakonshėm qė shikon nėpėr rrugė. Por ndonjėherė, edhe me kėtė paraqitje mund tė “depėrtojnė” deri dhe nė fantazitė mė tė thella tė njė ministri…
Kryeministri Sali Berisha kishte qėnė me siguri me pultin e televizorit nė dorė, mbrėmjen kur u publikua skandali i ish ministrit tė tij. Mėsohet se ai e dinte se ēfarė do transmetonte Fiks-i, qysh nė orėn 14.00 tė asaj dite. Disa milionė shqiptarė, e panė atė emision, ashtu si edhe kryeministri, i cili me siguri duhet tė kishte disa orė qė e kishte marrė vendimin pėr shkarkimin e Pangos...
Miliona tė tjerė u vunė para ekraneve edhe gjatė ritransmetimit. Ndonėse njė pėrqindje e papėrfillshme e shqiptarėve e pėrdorin internetin, pas publikimit tė videos “Pango” nė Youtube, brenda 48 orėve pati 17 mijė klikime, i barazvlefshėm ky numėr me numrin e lexuesve tė tė paktėn 4 tė pėrditshmeve shqiptare mė tė shitura. Pėr kėtė arsye, pra pėr kėtė pushtet real qė pėrbėn ky emision tashmė, ambienti ku nuk mund tė hysh kollaj brenda redaksisė sė Fiks Fare do tė jetė me siguri edhe mė hermetik se deri mė tani, ndonėse sytė kuriozė janė edhe mė tė etur pėr ta zbuluar, sidomos edhe pas pohimit me humor ( ) tė Filip Ēakulit se “kemi video edhe pėr kryeministrin e ardhshėm”…

Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


Komentoni artikullin

Emri:
E-Mail:
Komenti:
Kodi:





Te gjitha materialet e publikuara ne kete faqe permbajne burimin e tyre si edhe adresen e artikullit origjinal, ne kete menyre ruhet dhe respektohet e drejta e autoreve perkates, paraqitja e tyre ne faqen tone eshte thjesht informativ, per perdorimin e ketyre materialeve ju lutemi kontaktoni autoret perkates!

Te gjitha te drejtat dhe falenderimet u perkasin:
  • 22-Ore.com
  • BalkanWeb
  • Gazeta Express
  • Gazeta Ballkan
  • Alsat TV
  • Telegrafi
  • Klan Kosova TV
  • Ora News
  • Gazeta SHQIP
  • Gazeta Lajm Maqedoni
  • Gazeta Shekulli
  • Gazeta Korrieri
  • Gazeta SOT
  • Albania-Sport.com
  • Tirana Observer
  • Zeri i Amerikes
  • ViP - Shqiperia.com
  • Gazeta Panorama
  • Top-Channel.tv
  • Kosova SOT
  • Iliria News Agency
  • Revista MAPO
  • ZeriKosovar.com
  • Koha Jone
  • BBC Albanian.com
  • Revista JETA
  • Big Brother Albania
  • Gazeta Metropol Online
  • Gazeta TemA Online
  • Autolajme Blog
  • Zero - Reviste kompjuteri
  • Koha Ditore Online
  • Presidenca
  • News of Albania
  • Gazeta Albania
  • Gazeta Standard
  • Gazeta 55
  • Gazeta Start
  • TV Klan