29.06.2009 00:02 - Kategoria: Intervista

Nga Irani Tonelata me C4 nė Shqipėri
Shkruan : Lorenc Vangjeli Nė Shqipėri ka mbėrritur dhe eksploziv plastik C4. Provat e siguruara nga revista MAPO nuk lenė mė asnjė dyshim: Ministria e Mbrojtjes, nė vitin 2006, ka porositur nga Republika Islamike e Iranit, nė tė paktėn tre raste, ngarkesėn e frikshme, e cila nuk ka pėrdorim industrial, por qė bėhet njė armė e fortė kur bie nė duar tė gabuara. Njė ēertifikatė e pėrdoruesit tė fundit, End User, e firmosur nga ish-sekretari i pėrgjithshėm i Ministrisė sė Mbrojtjes Ardian Mullahi, aktualisht person i marrė i pandehur pėr tragjedinė e Gėrdecit, ėshtė vetėm njėra nga provat qė e vėrtetojnė njė gjė tė tillė. Sipas dokumentit zyrtar, “vėrtetohet se mallrat e mėposhtme janė pėr MEICO-n, kompania e eksport importit tė Ministrisė sė Mbrojtjes dhe nuk janė tė destinuara pėr rieksport nė vende tė tjera jashtė kufinjve tė Republikės sė Shqipėrisė”, thuhet nė kėtė dokument. Dhe mallrat ishin, Eksploziv plastik C4, i llojit Mil-C-45010 dhe fill detonues. Pėr njė nga rastet e eksportit enigmatik bėhej fjalė pėr 3500 kilogram eksploziv qė teorikisht duhet tė kenė hyrė nė Shqipėri pa tė drejtė daljeje, tė shoqėruar nga 30 mijė metra linear fill detonues.
Eksplozivi plastik
Historia e blerjes sė armatimit nga R.I. Iranit, merr kėshtu njė pėrmasė shqetėsuese. Pėr ēfarė qėllimi ėshtė porositur dhe ėshtė blerė kjo sasi e paimagjinueshme eksplozivi qė nuk mund tė hyjė nė punė pėr pėrdorim paqėsor e civil Ku ka pėrfunduar Dhe mbi tė gjitha, ku ndodhet tani, si dhe sa ėshtė pėrdorur dhe a ėshtė pėrdorur pėr t“u rishitur Burime konfidenciale tė revistės MAPO pohojnė se malli i frikshėm pretendohej se do tė pėrdorej nga njė deputet i Partisė Demokratike, i cili ka nė pronėsi njė gurore. Por edhe nė kėtė rast, njė gjė e tillė ėshtė e pamundur. Inxhinierė specialistė tė fushės, pretendojnė se njė gjė e tillė ėshtė e pamundur tė ndodhė: Eksplozivi C4 ka vetėm pėrdorim pėr qėllime ushtarake.
Kėrkesa dhe oferta
Nė datėn 15 shkurt 2006, njė letėr zyrtare niset nga ministria shqiptare e mbrojtjes; adresa e marrėsit ėshtė “Modlex/Export Centre”. Njė kėrkim nė Google e bėn tė qartė se marrėsi ėshtė homologu iranian i MEICO-s shqiptare. Shkresa i drejtohet menaxherit tė kompanisė iraniane R. Rahmani. Dhe zotit Rahmani i kėrkohet tė bėjė njė ofertė, fillimisht, pėr gjysėm toni me eksloziv plastik C4. I premtohet gjithashtu dhe se Ministria e Mbrojtjes do tė aplikonte pėr tė marrė/provuar ēertifikatėn e pėrdoruesit tė fundit, End User, qė do tė garantonte shitėsin se malli nuk do tė rieksportohej nga Shqipėria.
MAPO ka siguruar dhe njė prej kėtyre ēertifikatave, qė u sipėrcitua, tė firmosur nga ish-sekretari i pėrgjithshėm i Ministrisė sė Mbrojtjes, Ardian Mullahi. Jo vetėm pėr gjysėm toni C4, por pėr tre ton e gjysėm C4. Njė gjė e tillė vėrteton tė paktėn sasitė minimale tė kėtij lloj eksplozivi tė hyrė nė Shqipėri. Mund tė ketė pasur edhe importe tė tjera tė kėtij malli, por kjo ėshtė vetėm njė mundėsi, sa kohė qė nuk ka dokumenta qė ta provojnė atė.
Ka pasur dhe njė tentativė pėr eksport, kėsaj rradhe nė drejtim tė pėrkundėrt; nga Tirana nė Teheran. Shqipėria afronte zyrtarisht Hexogen, lėndė e parė pėr prodhimin e lėndėve plasėse. Shqipėria vinte nė dispozicion pėr shitje 100 ton hexogen, tė vitit tė prodhimit 1987, tė paketuar nė fuēi druri, secila me peshė 48 kilogram. Ēmimi qė ju afrohej pėr negocim iranianėve ishte 500 dollarė pėr ton. Origjina e kėtij malli ishte Shqipėria; hexogeni ishte prodhuar nėn licensėn BOFORS. Nuk ka tė dhėna nėse ėhstė kryer realisht ky eksport.
Edhe serbė e boshnjakė nė “lojė”
Hyrja eksplozivit plastik C4 nė Shqipėri nuk ka qenė e lehtė. Largėsia mes dy vendeve dhe mbi tė gjitha, llojit i mallit qė do tė transportohej, e bėnte ardhjen e tij nė Tiranė, njė aventurė tė vėrtetė. Dhe aventura kaloi dhe nė Serbi e Bosnje Hercegovinė.
Njė tjetėr shkresė zyrtare ėshtė prova e kėtij spedicioni delikat. Ajo i ėshtė drejtuar njė agjensie spedicionere serbe, SPEDAL, krijuar pas privatizimit tė JugoSped-it nė Beograd. SPEDAL, me qendėr nė Banja Luka, Bosnje Hercegovinė, ėshtė ndėrmarrje pėr specidicon tė brendshėm dhe ndėrkombėtar dhe ėshtė krijuar nė 2001. Shėrbimet qė afron kjo kompani, ėshtė eksport-import mallrash deri nė peshėn 2.8 ton dhe mbulon tė gjitha destinacionet evropiane.
Kėto shėrbime tė kėsaj kompanie, janė kėrkuar nga Ministria shqiptare e Mbrojtjes nė datėn 4 maj 2006.
Nė shkresėn zyrtare thuhet: “Ne kemi interes tė importojmė nga ministria iraniane e mbrojtjes dy artikuj, ju lutemi na jepni ofertėn tuaj pėr transportin e tyre. Destinacioni: Teheran (Iran) – Tirana (Albania). Dhe dy artikujt janė njė ton eksploziv C4 dhe 10 mijė metra linear fill detonues”. Nga kryqėzimi i kėtyre dokumentave, bėhet e qartė se bėhet fjalė pėr tė paktėn tre ngarkesa me eksplozivin e famshėm C4; 500 kilogram, 1000 kilogram dhe 3500 kilogram. Ku kanė mbėrritur Kur kanė mbėrritur. Pėr ēfarė janė dashur Kėto janė pyetje tė cilave vėshtirė se ju jepet pėrgjigje njėherė pėr njėherė. Enigmat gjithsesi janė tė thella dhe shumėplanėshe.
Armė nga Koreja e Veriut dhe Irani
Njė numėr mė parė, revista MAPO botoi prova se Ministria shqiptare e Mbrojtjes ka kontaktuar zyrtarisht dhe ka kėrkuar tė blejė armė nga dy vende tė largėt; Koreja e Veriut dhe Irani. Nė rastin e parė, nė kėmbim tė katėr milionė dollarėve, Shqipėria kėrkonte njė sasi raketash SA – 16 dhe SA – 18. Ato janė raketa tokė – ajėr, ajėr – ajėr dhe vihen nė pėrdorim nga mjete tė blinduara, mjete ajrore, por dhe nga kėmbėsoria.
Nga Republika Islamike e Iranit, Shqipėria, po zyrtarisht ka kėrkuar tė blejė raketa tokė – ajėr tė llojit Toufan & Toufan, Ababil 2 dhe 3, Mohajer 2, Manpads Misagh 1, sisteme komunikimi Gooya – 600 dhe Gooya – 603, si dhe mitralozė tė rėndė e granata hedhės tė kalibrit 40 milimetra.
Ambasada e Republikės Islamike e Iranit e ka pėrgėnjeshtruar kėtė biznes ushtarak mes dy shteteve. MAPO boton tė plotė reagimin mohues tė ambasadės, por dhe njė pjesė tė dokumentave qė ka nė dispozicion dhe qė provojnė krejtėsisht tė kundėrtėn.
Kontaktet mes Shqipėrisė dhe kėtyre dy vendeve kanė nisur nė vjeshtėn e vitit 2005, kur nė krye tė Ministrisė sė Mbrojtjes u emėrua zoti Fatmir Mediu, kryetar i Partisė Republikane. Zoti Mediu u dorėhoq nga detyra tre ditė mbas shpėrthimit tė tragjedisė sė Gėrdecit dhe aktualisht ėshtė nėn akuzė penale pėr shpėrdorim detyre nė lidhje me kėtė tragjedi. Zoti Mediu dhe partia e tij janė pjesė e koalicionit qeveritar tė kryesuar nga Partia Demokratike.
Burimi: Mapo Ekskluzive
lajme.parajsa.com


























































