Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


Vazhdon dhuna nė Mitrovicė. Digjen 2 makina nė Suhadoll

Sėrish incidente nė Mitrovicė. Policia konfirmon se dy makina njėra nė pronėsi tė njė shtetasi serb dhe tjetra nė pronėsi tė njė shtetasi shqiptar janė djegur pasi dy grupe tė rinjsh serbė dhe shqiptarė u pėrleshėn me njėri tjetrin. »»


Analistėt: Marrėveshja UNMIK-BE i hap rrugėn EULEX-it

19.08.2008 12:04 Kosova - Burimi: Balkanweb Kosova

 

PRISHTINE-  Marrėveshjen teknike, tė cilėn e kanė nėnshkruar sot pėrfaqėsuesit e Misionit tė Kombeve tė Bashkuara dhe atij tė Bashkimit Evropian, qė parasheh bartjen e aseteve te misioni i ri nė Kosovė – EULEX, analistėt politikė nė Prishtinė e shohin si njė hap tė mirė drejt kalimit gradual tė kompetencave.
Driton Lajēi, analist pėr ēėshtje poltike, konsideron se njė marrėveshje e tillė jep indikacion se gradualisht do tė bėhet transferimi i kompetencave nga UNMIK-u te EULEX-i.
"Edhe pse ėshtė marrėveshje teknike dhe bėhet fjalė pėr lirimin e hapėsirave fizike, bartjen e automjeteve dhe gjėrave tė tjera, ėshtė njė hap i mirė, ėshtė hap nė drejtimin e duhur, ėshtė hap qė lė tė kuptohet qė UNMIK-u gradualisht po lėshon pe dhe po i hap dyert misionit tė Bashkimit Evropian nė Kosovė. Ėshtė hap, i cili duhet pėrshėndetur e pėrkrahur dhe i cili duhet tė vazhdojė edhe nė transferimin e pėrgjegjėsive tė tjera te EULEX-i dhe Qeveria e Kosovės", tha Lajēi.
Edhe analisti tjetėr, Migjen Kelmendi, vlerėson se njė marrėveshje e tillė ėshtė bėrė nė kohėn e duhur dhe, sipas tij, kėto veprime kanė qenė tė pritura.
"Pėr mua po zhvillohet procesi i instucionalizimit ndėrkombėtar tė Kosovės. Ky akt ėshtė akt i pritur dhe akt i duhur nė drejtimin e duhur, i cili si finale ka njohjen e Kosovės nga shtetet dhe anėtarėsimin e saj nė Organizatėn e Kombeve tė Bashkuara. Me fjalė tė tjera, ky proces qė ėshtė komplikuar me atė Jo-nė e famshme tė Rusisė nė Kėshillin e Sigurimt dhe me njė fushatė tė tmerrshme anti-pavarėsisė sė Kosovės, nė esencė prapėseprapė nuk po bėn qė ky proces tė pengohet", tha Kelmendi.
Por, analisti Driton Lajēi parasheh edhe vėshtirėsi nė kalimin e kompetencave nga UNMIK-u te EULEX-i dhe institucionet e Kosovės. Ai konsideron se probelemt do tė dalin kur pėrfaqėsuesit e institucioneve tė Kosovės do tė tentojnė tė shtrijnė autoritetin e tyre nė gjithė Kosovėn.
"Vėshtirėsitė mė tė mėdha do tė jenė nė relacionin e pushtetit ekzekutiv ose njė pjese tė pushtetit ekzekutiv qė ėshtė i shtrirė te pikat e Sekretarit tė Pėrgjithshėm, Ban Ki-moon, i cili nė njėfarė mėnyre mban akoma disa nga kompetencat te misioni pasues i UNMIK-ut, pas rikonfigurimit. Nė relacionin Qeveri e Kosovės dhe UNMIK, akoma do tė ketė vėshtirėsi, pėr shkak se Qeveria e Kosovės do tė insistojė nė shtrirjen e autoritetit tė vet nė gjithė Kosovėn. Ndėrsa, UNMIK-u, nė anėn tjetėr, akoma ka njė pėrkrahje politike edhe tė fuqive tė mėdha. Prandaj, ky dualizėm i pushteteve nė relacionin Qeveri dhe UNMIK, do tė vazhdojė edhe mė tej", tha Lajēi.

(s.g/Europaelire/Balkanweb)





Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


  Komentoni artikullin

Emri: 
E-Mail: 
Komenti: 
Enter code: 









Parajsa Shqiptare