Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


Vazhdon dhuna nė Mitrovicė. Digjen 2 makina nė Suhadoll

Sėrish incidente nė Mitrovicė. Policia konfirmon se dy makina njėra nė pronėsi tė njė shtetasi serb dhe tjetra nė pronėsi tė njė shtetasi shqiptar janė djegur pasi dy grupe tė rinjsh serbė dhe shqiptarė u pėrleshėn me njėri tjetrin. »»


BE, Feith: Bisedime me serbėt pėr tu vendosur nė Veri tė Kosovės

04.09.2008 12:07 Kosova - Burimi: Balkanweb Kosova

I dėrguari i Posaēėm i BE-sė nė Kosovė, Peter Feith i ka thėnė se zyrtarėt e BE-sė janė nė bisedime me serbėt lokalė dhe me Beogradin zyrtar nė pėrpjekje pėr tė siguruar mbėshtetjen e tyre pėr vendosjen e Misionit Europian nė Kosovėn Veriore. Deklarata gjatė njė interviste pėr BBC-nė. 

PRISHTINE- I dėrguari i BE- sė nė Kosovė Piter Feith i cili ka shėrbyer si diplomat edhe nė Bosnje, nė Luginėn e Preshevės dhe nė Maqedoni thotė se nė Kosovė ėshtė njė situatė post-konfliktuoze dhe shumė mė stabile se sa nė vendet tjera ku ai ka qenė aktiv. Nė njė intervistė pėr BBC-nė Piter Feith tregon se detyrae tij e re tani nė Prishtinė ėshtė pėr tė ndihmuar dhe kėshilluar qeverinė e Kosovės, e cila fitoi pavarėsinė pas 17 shkurtit.
Gjatė intervistės sė tij nė BBC Feith pranon se situata nė Kosovė ėshtė prioritet dhe sfidė pėr BE-nė. “Ėshtė faza pėrfundimtare e njė konflikti historik tė shkėputjes nga ish-Jugosllavia”. – thotė Feith
Feith vazhdon se si pėrfaqėsues i zyrės Civile Ndėrkombėtare ndodhet nė Kosovė pėr tė ndihmuar qeverinė e Kosovės pėr tė zbatuar planin e Ahtisarit dhe jo si “shef i saj” por shtoi ai “Nėse ne vėrejmė se ka ndonjė veprim qė do ta drejtonte vendin larg zbatimit tė planit Ahtisari, atėherė unė nuk do tė hezitoj tė ndėrhyj”.
I pyetur nga gazetari i BBC-sė a ka pėrplasje kompetencash mes UNMIK-ut , EULEX-it Zyrės Civile Ndėrkombėtare dhe institucioneve tė Kosovės Feith i pėrgjigjet: “Jo, mendoj se ndėrsa kemi mandate tė ndryshme, tė gjithė ne punojmė nė mbėshtetje tė qytetarėve tė Kosovės, prandaj nuk ka arsye pėr pėrplajse”.
I dėrguari i BE-sė nė Kosovė Feith nuk sheh ndonjė problem nė faktin qė Misioni i Kombeve tė Bashkuara, edhe ai i Bashkimit Europian tė veprojnė nė Kosovė nė tė njėjtėn kohė.

“Ju e dini se Kombet e Bashkuara do tė rikonfigurohen dhe do tė vazhdojnė tė kryejnė funksione tė caktuara, njė prej tyre ėshtė lehtėsimi i dialogut me Beogradin. Detyrat tona janė tė ndryshme, ato janė mė shumė mbėshtetje indirekte e qeverisė. Pėrderisa mund tė shmangin konfuzionet ligjore apo duplifikimin e detyrave dhe pėrpjekjeve, mendoj se funksionimi i tė dyja misioneve ėshtė shumė i mundur”
I pyetur lidhur me situatėn nė veri tė Mitrovicės Feith thotė se Zyra Civile Ndėrkombėtare vazhdon tė punojė nė Jug tė Mitrovicės dhe se pėr shkaqe sigurie Zyra Civile Ndėrkombėtare nuk e ka hapur zyrėn e saj nė veri tė Mitrovicės tė banuar me shumicė serbe. Feith u shpreh se po bisedohet me serbėt lokalė dhe me Beogradin pėr tu vendosur edhe nė veri. “Ne ndjejmė se kohėrat po ndryshojnė pas zgjedhjeve tė Beogradit, se personalitete tė reja gradualisht mund tė marrin pėrgjegjėsi dhe se disponimi i qytetarėve po shkon drejt pranimit mė tė madh tė misionit tė BE-sė nė Kosovė”.
Nė vazhdim tė vizitės sė tij Piter Feith shtoi se Bashkimi Evropian nuk do tė dėshironte qė veriu i Kosovės tė shndėrrohet nė njė konfikt tė ngrirė, sepse kjo siē tha ai “ kjo nuk do tė ndihmonte as vet serbėt.
“Njė konfikt i ngrirė do tė ishte shumė i padobishėm dhe nuk do t'i ndihmonte njerėzve. Mendoj se qeveria e Beogradit e ka kuptuar kėtė. Ne e shohim kėtė si interes tė pėrbashkėt qė tė mos kemi njė pjesė tė tereritorit qė do tė mbetej konflikt i ngrirė, ku do tė kishte mungesė tė rendit dhe ligjit dhe ku ne nuk do tė kishim qasje pėr tė ndihmuar zhvillimin ekonomik dhe demokracinė”.
Feith nuk dha njė afat kohor se kur BE-ja dhe institucionet e Kosovės do tė shtrijnė pushtetin nė veri por u shpreh se po punohet pėr tė gjetur njė marrėveshje me Beogradin pėr vendosjen e EULEX-in dhe se me kohė do tė ketė liri mė tė madhe tė lėvizjes ndėrmjet Kosovės Veriore dhe pjesės tjetėr tė vendit.
I dėrguari i BE-sė u shrep i kėnaqur me pėrpjekjet e qeverisė pėr implementimin e planit tė Ahtisarit dhe se fillimisht puna ėshtė pėrqėndruar nė dėrgimin e ligjeve nė Kuvend dhe miratimin e Kushtetutės, qė kanė qenė shumė tė rėndėsishme pėr zbatimin e kėtij plani.

Feith e mbyll intervistėn e tij duke shprehur bindjen se procesi i pavarėsisė do tė vazhdojė dhe do tė ndodhė nė muajt e ardhshėm.

(s.g/BBC/BalkanWeb)






Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


  Komentoni artikullin

Emri: 
E-Mail: 
Komenti: 
Enter code: 









Parajsa Shqiptare