Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


Vazhdon dhuna nė Mitrovicė. Digjen 2 makina nė Suhadoll

Sėrish incidente nė Mitrovicė. Policia konfirmon se dy makina njėra nė pronėsi tė njė shtetasi serb dhe tjetra nė pronėsi tė njė shtetasi shqiptar janė djegur pasi dy grupe tė rinjsh serbė dhe shqiptarė u pėrleshėn me njėri tjetrin. »»


Gjermania nuk mbėshtet Serbinė nė Gjykatėn Ndėrkombėtare

06.09.2008 12:04 Kosova - Burimi: Metropol Kosova

  Shtajnmajer: Deklarata e pavarėsisė ishte konform tė drejtės ndėrkombėtare

Gjermania nuk e mbėshtet kėrkesėn e Serbisė, qė Gjykata Ndėrkombėtare e Drejtėsisė, ta shqyrtojė legalitetin e shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės. Gjermania e ka njohur Republikėn e Kosovės, duke besuar se Deklarata e shpalljes sė pavarėsisė ishte nė linjė me tė drejtėn ndėrkombėtare, ka deklaruar ministri i Jashtėm Frank-Valter Shtajnmajer, pas takimit me ministrin e jashtėm serb, Vuk Jeremicc.

Nė takimin qė ministri Jashtėm serb Vuk Jeremicc ka zhvilluar dje me ministrin e Jashtėm gjerman, Shtajnmajer, nė qendėr tė vėmendjes ishte afrimi i Serbisė me Bashkimin Evropian, por edhe zhvillimet rreth Kosovės.

Kėshtu njoftohet nė njė komunikatė zyrtare tė lėshuar nga Ministria e Punėve tė Jashtme tė Gjermanisė, e botuar nė faqen e saj zyrtare tė internetit.

Mes tjerash, nė komunikatėn e Ministrisė sė Punėve tė Jashtme tė Gjermanisė thuhet se ministri serb Jermeiq, i kishte pėrsėritur ministrit Shtajnmajer qėndrimin se “Serbia e konsideronte Kosovėn edhe mė tej pjesė tė Serbisė”.

Nė anėn tjetėr, Ministri Shtajmajer ka mbrojtur qėndrimin gjerman pėr njohjen e shtetit tė pavarur tė Kosovės. Agjencitė e huaja njoftojnė se ministri i Jashtėm Stajnmajer i ka thėnė kolegut tė tij serb Jeremiq se Gjermania e kishte njohur pavarėsinė e Kosovės e bindur se ky veprim nuk binte ndesh me tė Drejtėn Ndėrkombėtare.

Stajnmajer, thuhet mė tej nga agjencitė e huaja, i ka bėrė me dije ministrit tė Jashtėm serb Jeremiq se “Gjermania nuk mbėshtet kėrkesėn e Serbisė, qė Gjykata Ndėrkombėtare e Drejtėsisė, ta shqyrtojė legalitetin e shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės“.

Ndėrkaq, nė komunikatėn e Ministrisė sė Jashtme, rreth takimit, thuhet se pėrkundėr dallimeve nė qėndrime, Shtajmajer dhe Jermiq ishin tė njė mendimi se vetėm njė sjellje pragmatike e Serbisė pėrballė Kosovės, mundėson dhe ėshtė kusht pėr tė ruajtur interesat e tė gjithė partnerėve nė Ballkan, pėrfshirė kėtu edhe interesin pėr ruajtjen e stabiliteti dhe sigurisė. Nga ana e tij ministri Shtajnamjer ka pėrshėndetur edhe qėndrimin e diplomacisė serbe pėr kthimin e ambasadorit serb nė Berlin, tė cilin Beogradi e kishte tėrhequr pas njohjes sė pavarėsisė sė Kosovės nga Gjermania.

Takimi midis ministrit tė Jashtėm gjerman dhe atij serb ishte i pari qė pas njohjes sė pavarėsisė sė Kosovės nga Gjermania me 20 shkurt.

Nė komunikatėn e Ministrisė sė Jashtme gjermane shtohet se me 15 shtator, ministrat e jashtėm tė BE do tė shqyrtojnė mė tej kėrkesat e Serbisė pėr afrim me Bashkimin Evropian, nė harmoni me plotėsimin e kushteve qė do t’i ketė pėrmbushur Serbia, tė parashtruara nga BE-j, ku nė rend tė parė ėshtė bashkėpunimi i plotė dhe pa kushte me Tribunalin e Hagės.


Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


  Komentoni artikullin

Emri: 
E-Mail: 
Komenti: 
Enter code: 









Parajsa Shqiptare