Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


Vazhdon dhuna nė Mitrovicė. Digjen 2 makina nė Suhadoll

Sėrish incidente nė Mitrovicė. Policia konfirmon se dy makina njėra nė pronėsi tė njė shtetasi serb dhe tjetra nė pronėsi tė njė shtetasi shqiptar janė djegur pasi dy grupe tė rinjsh serbė dhe shqiptarė u pėrleshėn me njėri tjetrin. »»


Konsorciumi Kosovė- Kroaci do asgjėsojė acidin sulfurik nė parkun e Mitrovicės

04.08.2008 18:01 Kosova - Burimi: Balkanweb Kosova

Qeveria e Kosovės pėrcakton firmėn fituese e cila do tė asgjėsojė acidin sulfurik qė ndodhet nė maunet e parkuara nė parkun industrial “Trepca” nė Mitrovicė. Asgjėsimi mund tė fillojė kėto dy ditė pritet tė ngjallė pakėnaqėsi te banorėt e Mitrovicės. Qeveria premton monitorim tė vazhdueshėm tė ajrit gjatė asgjėsimit tė mbetjeve kimike. 

MITROVICE- Konsorciumi Kosovė-Kroaci “Eko Centar” do tė jetė firma e cila do tė asgjėsojė acidin sulfurik qė ndodhet nė maunet e parkuara nė parkun industrial “Trepēa” nė Mitrovicė. Lajmi konfirmohet nga zyra e shtypit e qeverisė kosovare.

Sipas ministrit tė Ambientit dhe Planifikimit Hapėsinor, Mahir Yakcilar asgjėsimi pritet tė fillojė sot ose nesėr dhe e tėrė procedura do tė kryhet brenda disa ditėsh.

Asgjėsimi do tė kryhet nė njė proces teknologjik nė temperaturė 950 – 1200 oC. Me kėtė rast do tė bėhet instalimi i filtrave tė dyfishtė dhe do tė ngrihet njė sistem i vazhdueshėm i monitorimit tė ajrit nga implementuesi dhe Ministria e Mjedisit.

Firma u zgjodh mes 5 kompanive tė tjera tė cilat paraqitėn ofertat nė tender. Ato ishin Jakob Becker – Austri, EKO Centar – Kosovė - Kroaci, Eramed – Kosovė, GC Metal – Kosovė dhe CES Environmental – SHBA.

Me njė vendim tė posacėm qeveria e republikės sė Kosovės kėrkoi qė tė veprohet me procedurė te pėrshpejtuar pėr asgjėsimin e acidit sulfurik qė ndodheshin nė maunet e parkuara nė Parkun Industrial “Trepēa”.

Pritet qė asgjėsimi tė ngjallė pakėnaqėsi te banorėt e Mitrovicės. Pak ditė mė parė ato protestuan pėr heqjen e kėtyre maunave nga qyteti i tyre dhe kanė deklaruar se nuk do tė lejojnė qė ato tė shkatėrrohen aty.

(s.g/Balkanweb)





Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


  Komentoni artikullin

Emri: 
E-Mail: 
Komenti: 
Enter code: 









Parajsa Shqiptare