Kosova e zhgėnjyer nga vendet myslimane
06.09.2008 00:01 Kosova - Burimi: Balkanweb Kosova
Kosovarėt kanė nisur muajin e shenjtė tė ramazanit pėr herė tė parė nė Kosoven e pavarur. Megjithatė shumė prej tyre shprehen tė zhgėnjyer qė vendet myslimane nuk e kanė njohur pavarėsinė e shpallur mė 17 shkurt. Klerikėt myslimane kanė bėrė tė ditur se presin njohjen tė reja nga disa vende arabe gjatė muajit tė ramazanit. Qė nga shpallja e pavarėsisė mė 17 shkurt, Kosova ėshtė njohur nga 46 vende, por nga kėto 46 vende, vetėm Turqia dhe Afganistani qė kanė popullsi myslimane e kanė njohur Kosovėn shtet, duke shkaktuar zhgėnjim te banorėt.
PRISHTINE- Shqiptarėt e Kosovės kanė nisur muajin e shenjtė tė Ramazanit pėr herė tė parė nė Kosovėn e pavarur, por shumica vendase qė i pėrket besimit mysliman, ndihet e tradhtuar nga vendet myslimane tė cilat nuk e kanė njohur pavarėsinė e Kosovės. Nė xhaminė e vjetėr tė Prishtinės, Myslimanėt mblidhen pėr t’u lutur dhe pėr tė mbajtur ramazanin nė Kosovėn e pavarur.
Ndonėse sipas kushtetutės qė e cilėson Kosovėn vend laik, rreth 90 pėrqind e banorėve janė tė besimit mysliman. Qė nga shpallja e pavarėsisė mė 17 shkurt, Kosova ėshtė njohur nga 46 vende, por nga kėto 46 vende, vetėm Turqia dhe Afganistani qė kanė popullsi myslimane e kanė njohur Kosovėn shtet, duke shkaktuar zhgėnjim te banorėt.
“Ky fakt nuk na bėn tė ndihemi mirė dhe pėr mė tepėr nuk e kuptojmė arsyen. Ata e dinė shumė mirė qė jemi myslimanė. Ka ardhur koha qė pavarėsia e Kosovės tė njihet dhe nėse kėto vende myslimane nuk e bėjnė kėtė, do tė na zhgėnjejnė shume” shprehet imami Iliaz Rhahimi.
Ndonėse me shumicė myslimane, jo tė gjithe e ushtrojnė besimin e tyre, ndėrkohė qė Kosova ka edhe njė komunitet katolik qė pėrbėn rreth pesė pėrqind tė popullsisė. Nė qėndėr tė Prishtinės po ndėrtohet edhe njė katedrale qė do tė jetė ndėrtesa mė e gjatė e kryeqytetit, 70 metra e lartė. Njė nga banorėt e Prishtinės, Gjergj Filipaj qė I pėrket besimit katolik shprehet se “nė Kosovė ka tolerancė fetare dhe se komuniteti katolik pranohet pa vėshtirėsi nga ai mysliman.
Krerėt myslimanė nė Kosovė kanė bėrė tė ditur se presin njohjen e disa vendeve arabe gjatė muajit tė shenjtė tė Ramazanit pa i specifikuar se cilat do tė jenė ato.
(a.r/balkanweb)
lajme.parajsa.com
Komentoni artikullin
Komentime
Qka te komentojme per ket njohje,eshte per tu zhgenjye me shtetet Arabe apo ma mir me than Muslimane.Kosova dihet se ka popullat me 95%muslimane,dhe pse mos te njihet ore ?Athua Serbija qenka ma e forta se do shtete te Eur?mos te flasim per Rrusin po ndikojne Rruset.Kam pse mendue se Kosoven dota njohin gjithat shtete muslimane po nisem si me popullat me 95%me fe muslimane po jo.Behet pyetja a thua Qeveria shum pak loboj per pamvarsi?Por Un kam besim se ne ket muaj dotna njohin disa shtete por duhet pak me hjec o shok.Serbija nuk po pushon valla po edhe po i ndihmojne edhe shtetet tjera.Spanja,Greqia,Rrumania,Sllovakia,Qiproja e shum shtete Muslimane.Por prap po ju them keni pak durim vllazer se dotna pranojne ne ket muaj te Tolerances,Bashkimit,Humanitetit Kuranit.Mos u beni merak se njohja e ketyre shteteve dote behet por edhe nese dote ket stagnim eshte me randesi se na kan njohure shumica e shteteve te forta te Eur,e sidomos SHBA.Naten e mir.


































