Kosova pėrgatitet pėr hyrjen nė fuqi tė Kushtetuta
15.05.2008 19:34 Kosova - Burimi: Balkanweb Kosova
Prishtinė- Kryeministri Hashim Thaēi nė mbledhjen e rregullt tė kabinetit qeveritar tha se Kosova ėshtė plotėsisht e angazhuar nė pėrgatitjet pėr hyrjen nė fuqi tė Kushtetutės, mė 15 qershor, dhe shtoi se kėto pėrgatitje po zhvillohen nė koordinim tė plotė me faktorėt civilė dhe ushtarakė ndėrkombėtarė nė Kosovė. Ai theksoi se Qeveria e Kosovės gjatė ditėve tė ardhshme do tė procedojė nė Kuvend edhe 6 deri nė 8 projektligje qė dalin nga pakoja e Ahtisarit, dhe shprehi zotimin e institucioneve pėr zbatimin e plotė tė kėsaj pakoje. "Jemi duke vazhduar implementimin intensiv tė dokumentit tė Ahtisarit dhe kėto ditė do t'i procedojmė me miratimin e projektligjeve qė dalin nga kjo pako. Po i ofrohemi 15 qershorit kur do tė futet nė fuqi Kushtetuta e Republikės sė Kosovės, kushtetuta e shtetit tė Kosovės dhe natyrisht se do tė vazhdohet me funksionimin normal dhe efikas tė institucioneve tė shtetit tė Kosovės nė gjithė territorin", tha nė mbledhje tė qeverisė Thaēi. Ai pohoi se i gjithė ky proces ėshtė bėrė nė koordinim dhe harmoni tė plotė me autoritetet civile dhe ato ushtarake ndėrkombėtare. Kryeministri Thaēi po ashtu vlerėsoi se gjatė kėsaj jave situata ka qenė e qetė dhe nėn kontroll tė autoriteteve vendore dhe atyre ndėrkombėtare dhe po ashtu ka qenė njė javė e mirė edhe me njohjen e Kosovės nga vendet tjera. Nė kėtė drejtim u vlerėsua se janė edhe vizitat dhe takimet qė ka zhvilluar kėto ditė ministri i Punėve tė Jashtme Skėnder Hyseni me ambasadorė dhe pėrfaqėsues tė vendeve tė Amerikės Latine. "Nė tė njėjtėn kohė ka vazhduar lobimi pėr ēėshtjen e njohjes sė pavarėsisė sė Kosovės, dhe nė tė njėjtėn kohė kemi punuar aktivisht qė procesi i njohjes dhe i angazhimeve pėr implementimin e kritereve pėr t'u ofruar Kosova sa mė shpejtė qė ėshtė e mundur nė NATO dhe BE janė duke vazhduar nga institucionet e Kosovės", u shpreh kryeministri Thaēi, duke shtuar se procesi i lobimit do tė vazhdojė edhe nė tė ardhmen. "Besoj se gjėrat do tė shkojnė nė drejtim tė pėrshpejtimit tė njohjes sė pavarėsisė", ka shtuar ai. Ndryshe, qeveria shqyrtoi sot edhe njė nismė e cila u vlerėsua shumė e rėndėsishme pėr njohjen e stazhit tė arsimtarėve gjatė periudhės sė okupimit 1990 - 1999. Kabineti qeveritar u shpreh se mė tepėr se kompensim financiar, njė vendim i tillė do tė ishte njė kompensim moral pėr gjithė angazhimin e tyre nė atė periudhė shumė delikate. Ndėrkaq, pėr pėrgatitjet pėr konferencėn e donatorėve, kryeministri Thaēi tha se tė gjitha institucionet dhe mekanizmat pėrkatės tė inkorporuar nė kėtė proces janė nė fazėn intensive. "Duhet tė besoj se do tė jemi tė pėrgatitur mirė dhe sė shpejti do ta kemi njė prezantim para mekanizmave pėrkatės ndėrkombėtar pėr tė prezantuar pėrgatitjet tona serioze dhe do t'i marrim rekomandimet shtesė, vėrejtjet dhe sugjerimet nė mėnyrė qė tė jemi tė kompletuar dhe tė kemi pėrgatitje ēfarė presin donatorėt dhe ēfarė i meritojnė qytetarėt", u shpreh Thaēi.
(a.r/QIK/Balkanweb)
lajme.parajsa.com
































