Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


Vazhdon dhuna nė Mitrovicė. Digjen 2 makina nė Suhadoll

Sėrish incidente nė Mitrovicė. Policia konfirmon se dy makina njėra nė pronėsi tė njė shtetasi serb dhe tjetra nė pronėsi tė njė shtetasi shqiptar janė djegur pasi dy grupe tė rinjsh serbė dhe shqiptarė u pėrleshėn me njėri tjetrin. »»


Kosova rrit rrogat e arsimtarėve deri nė 47 pėr qind

30.08.2008 00:02 Kosova - Burimi: Balkanweb Kosova

 

PRISHTINĖ- Qeveria e Kosovės ka marrė vendim pėr rritjen e rrogave tė mėsuesve tė  arsimit fillor dhe tė mesėm nė Republikėn e Kosovės. Shkalla e rritjes do tė jetė nga 19 deri nė 47 pėr qind varėsisht nga pėrgatitja shkollore. Mėsimdhėnėsit me diplomė tė shkollės normale do tė kenė ngritje tė pagės 22%, ata me diplomė tė shkollės sė lartė pedagogjike 19 31%, me diplomė universitare 3 4 vjeēare, pėrfitojnė ngritje prej 27 39 %, ndėrsa mėsimdhėnėsit e ciklit tė dytė dhe tė tretė magjistraturė dhe doktoraturė, 35 47 %. Sipas ministrit tė Arsimit, Enver Hoxhaj, ky ėshtė njė sistem i reformuar i pagave dhe bazohet nė kualifikim dhe pėrvojė tė punės. "Mesatarisht paga rritet nė 42 euro pėr arsimtarė nė arsimim fillor dhe 54 euro mesatarisht pėr ata qė punojnė nė arsimin e mesėm, kjo nuk do tė thotė se tė gjithė arsimtarėt do tė kenė paga tė njėjta, por ēdo arsimtar nė momentin qė arrin pėrgatitjen e tij profesionale ka mundėsi qė ta merr njė pagė mė tė lartė", tha Hoxhaj. Vendimi hyn nė fuqi menjėherė dhe do tė fillojė tė zbatohet nga data 1 shtator.
(a.r/qik/balkanweb)





Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


  Komentoni artikullin

Emri: 
E-Mail: 
Komenti: 
Enter code: 









Parajsa Shqiptare