Kosova-shtet, ministri Hyseni vazhdon fushaten per njohjen e pavaresise
15.05.2008 19:34 Kosova - Burimi: Balkanweb Kosova
PANAMA - Gjate qendrimit te tij ne Panama, ministri i Puneve te Jashtme te Kosoves, Skender Hyseni vazhdoi serine e takimeve, kete here me ambasadore dhe perfaqesues diplomatike te disa vendeve te Amerikes Qendrore, te akredituar ne Panama. Gjate ketyre takimeve ai riperseriti thirrjen per njohjen e pavaresise se Kosoves.
Serine e takimeve te tilla ministri Hyseni e ēeli me konsullin e shtetit Belize, Luis Anonio Vasquez Jaramillo dhe me te ngarkuaren me pune te Ambasades se Guatemales, Mariella Velez de Garcia. Me pas ministri i jashtem i Kosoves u takua me ambasadorin e Nikaraguas, Antenor Ferrey Bernudi dhe me ambasadorin e Kostarikes, Ekhart Peters.Gjate takimeve me perfaqesuesit e Belizes, Guatemales dhe Nikaraguas, ministri Hyseni, se pari i njohu bashkebiseduesit me zhvillimet qe pasuan ne Kosoves pas shpalljes se pavaresise.
Ai vuri theks te veēante ne hapat e ndermarre nga institucionet e shtetit te Kosoves per mbrojtjen e pakicave. Me pas ministri Hyseni riperseriti kerkesen per njohje sa me te shpejte te shtetit te Kosoves nga keto vende, behet e ditur ne nje komunikate per media te Ministrise se Puneve te Jashtme te Kosoves.
Ministri Hyseni gjithashtu ka potencuar se, nje hap i tille jo vetem qe do t’i ndihmonte popullit te Kosoves per te jetuar i lire dhe me prosperitet, por edhe do te ishte kontribut i ēmuar per paqen dhe stabilitetin aq shume te deshiruar ne Ballkan.
Takimin e fundit, ministri Hyseni e pati me ambasadorin e Kostarikes, Ekhart Peters. Ne kete takim kurtuazie, ne emer te qeverise dhe popullit te Kosoves, ai shprehu falenderimin ndaj popullit dhe qeverise se Kostarikes per njohjen e pavaresise se Kosoves nga ky vend.
Ministri Hyseni shprehu po ashtu deshiren e Kosoves per forcimin e marredhenieve te gjithanshme me Kostariken, duke perfshire edhe vendosjen e marredhenieve diplomatike. Ai inkurajoi ambasadorin e Kostarikes, qe vendi i tij te vazhdoje me perkrahjen e Kosoves, sidomos sa i perket lobimit per njohje te pavaresise.
Nga ana e tij, ambasadori Peters premtoi ndihme te gjithanshme per Kosoven nga Kostarika. Ai theksoi se populli dhe institucionet e Kosoves mund te llogarisin ne perkrahje te vazhdueshme dhe te gjithanshme te popullit dhe institucioneve te Kostarikes. Vizita e ministrit Hyseni ne Panama perfundon diten e merkure.
(A.S/Balkanweb/telegraf)
lajme.parajsa.com
































