Kosovė, do ulet cmimi i naftės
23.07.2008 12:42 Kosova - Burimi: Balkanweb Kosova
PRISHTINE- Ēmimet e naftės dhe derivateve tė saj pritet tė pėsojnė njė ulje gjatė ditėve tė ardhshme edhe nė tregun e Kosovės, pas njė rėnie prej mė shumė se 20 dollarė tė ēmimit tė barelit nė tregun ndėrkombėtarė.
Ēmimet e naftės dhe benzinės nė tregun e Kosovės me shumicė dhe pakicė nuk kanė ndryshuar qė kur ēmimet e derivateve tė naftės arritėn kulmin prej 147 dollarė pėr barel. Me pakicė, njė litėr benzinė nė pikat e furnizimit ėshtė duke u shitur me njė mesatare prej 1.20 euro ndėrsa njė litėr naftė me ēmimin prej 1.30 euro.
Pronari i “Kosova Petrol”, Bedri Selmani, tha se tregu nuk mund tė ketė reagim tė menjėhershėm pėr shkak se kompanitė nė Kosovė gjatė javėve tė kaluara janė furnizuar me ēmime tė shtrenjta, prej 147 dollarė pėr barel dhe derisa tė harxhohen kėto rezerva nuk mund tė ulet ēmimi.
“Pas uljes sė ēmimeve nė 126 dollarė pėr barel nė tregun ndėrkombėtarė do tė ketė njė ulje deri nė 7 pėr qind tė ēmimeve me shumicė dhe pakicė nė Kosovė. Por duhet pritur javėn e ardhshme derisa kompanitė ti mbarojnė rezervat tė cilat janė blerė me ēmime tė larta”, tha Selmani pėr Telegrafi.
Sipas tij, ēdo gjė nė tregun e naftės ende ėshtė e paparashikueshme dhe nuk dihet sa do tė vazhdojė ulja e ēmimit apo ato do tė fluturojnė nė nivelin e 200 dollarėve pėr barel, ashtu siē kanė parashikuar kompania dhe ekspertė tė ndryshėm.
Ēmimet e naftės dhe derivateve tė saj filluan tė ulen pas njoftimeve pėr rėnien e kėrkesės nė SHBA dhe pjesė tė tjera tė botės si dhe presioneve tė grupit tė vendeve mė tė industrializuara G7 plus Rusia.
Rritja e kėtyre ēmimeve nė shumicėn e rasteve ėshtė duke ndodhur pėr shkak tė spekulimeve.
Nė kuadėr tė ndalimit tė spekulimeve Senati amerikan ka filluar debatin rreth kufijve tė propozuar pėr tregtinė spekulative tė bursės.
Demokratėt thonė se spekulime tė tilla janė faktori kryesor pėr rritjen e ēmimeve tė naftės ndėrsa Republikanėt thonė se nėse i jepet fund kufizimeve qė i janė vėnė kompanive amerikane pėr nxjerrjen e naftės nė det, kjo do tė ndikonte mė shumė nė rėnien e ēmimeve.
(s.g/Telegrafi/Balkanweb)
lajme.parajsa.com


































