Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


image

Prishtina hedh poshtė propozimin e Karl Bilt pėr mbetjen e UNMIK-ut nė Kosovė edhe pas rikonfigurimit

 Prishtina zyrtare e ka hedhur poshtė propozimin e ministrit tė jashtėm suedez, Karl Bilt, qė UNMIK-u tė vazhdojė tė mbetet nė vendbanimet serbe edhe pas »»


Krasniqi: Veshtiresite ne veri do te zgjidhen me kalimin e kohes

16.05.2008 21:55 Kosova - Burimi: Balkanweb Kosova

 

PRISHTINE – Kryetari i Kuvendit te Kosoves, Jakup Krasniqi ka deklaruar se veshtiresite ne pjesen veriore te Kosoves do te zgjidhen ne vazhdimesi ne favor te Kosoves. Thirrjet e fundit ruse per vazhdimin e bisedimeve per Kosoven, Krasniqi i ka cilesuar si shantazh qe i behet jo vetem Kosoves, por gjithe botes demokratike, nderkaq ka thene se procesi i Kosoves ka hyre ne fazen finale dhe se vala tjeter e njohjes nga vendet e botes do te vazhdoje dhe eshte ne rruge te mire.
I pyetur nga “Europa e Lire” per mundesine e dualizmit te misioneve ne Kosove, mes atij te BE-se dhe atij OKB-se, sidomos ne veri te Kosoves, Krasniqi ka thene se nje gje e tille mund te ndodhe, mirepo ai beson se keto dy organizma do te merren vesh vete.
“Mund te kete, por une besoj qe BE-ja dhe OKB-ja do ta gjejne menyren me te mire te kombinimit te pergjegjesive te tyre. Perndryshe, per institucionet e Kosoves eshte e qarte se pergjegjesia e tyre eshte pas 15 qershorit”, ka thene ai.
Sidoqofte, Krasniqi ka shtuar se, sigurisht se ne pjesen veriore do te kete veshtiresi, por ato veshtiresi sipas tij, me kalimin e kohes, do te zgjidhen dhe do te zgjidhen ne favor te teresise territoriale te Kosoves.
(a.s/Balkanweb/Telegrafi)





Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


  Komentoni artikullin

Emri: 
E-Mail: 
Komenti: 
Enter code: 









Parajsa Shqiptare