Kryeministri Thaēi vlerėson tė suksesshme gjashtė muajt e parė tė Qeverisė
20.08.2008 18:01 Kosova - Burimi: 24 Ore Kosova
Nga vizita e suksesshme ne Uashington DC ( Arkiv)Kryeministri i Republikės sė Kosovės, Hashim Thaēi, i dha nota tė larta qeverisė sė tij pėr gjashtė muajt e funksionimit, duke e cilėsuar si periudhė historike pėr Kosovėn, ndėrsa nuk pėrmendi as edhe njė dėshtim apo rezultatet jo tė kėnaqshme nė dikasteret e qeverisė qė drejton. Nė njė konferencė pėr media, e para pas kthimit tė tij nga pushimi vjetor, ai tha se gjatė gjashtė muajve tė shkuar, Kosova ka ecur me hapa tė shpejtė, nga periudha e tranzicionit nė shtet formim dhe njohje tė saj.
“Gjashtė muajt e kaluar kanė qenė muaj historikė pėr popullin dhe vendin tonė. Njė muaj pas formimit tė institucioneve tė reja, spektri politik kosovar, nė koordinim me SHBA-nė e BE-nė, e shpallėn Kosovėn shtet tė pavarur dhe sovran. Mė vonė u bėnė edhe simbolet, kushtetuta, ndėrsa Kosova u njoh nga shtetet mė tė forta demokratike tė botės”, tha Thaēi.
Pėrveē Mitrovicės, pėr tė cilėn ai tha se nuk ėshtė shumė i kėnaqur, pavarėsisht rezultateve qė janė arritur, Thaēi nuk pėrmendi problemet tjera sociale, as grevėn e mantel bardhėve e as mungesėn e energjisė elektrike. Pėr tė arriturat e tjera, ai tha do tė flet njė ditė tjetėr.
Nė kėtė konferencė, kryeministri ndėrkaq pėrmendi procesin e njohjes sė Kosovės dhe lobimin qė po bėhet nė botė pėr njohje. Sipas tij, Beogradi pėrkundėr fushatės mediale, ėshtė nė defensivė pėr sa i pėrket njohjes sė shtetit tė Kosovės.
Disa shtete, siē tha shefi kosovar i ekzekutivit, e kanė njohur Kosovėn, disa tė tjera janė nė procesin e njohjes, ndėrsa ka shtete qė nuk e kanė njohur pavarėsinė, por i njohin pasaportat e saj.
Thaēi tha se ēdo veprim i lobimit tė politikės sė jashtme tė institucioneve tė Kosovės ka qenė dhe ėshtė i koordinuar ngushtė me partnerėt perėndimorė, bashkėpunim ky, qė sipas tij, solli edhe ēlirimin e Kosovės edhe ndėrtimin e tranzicionit demokratik, por edhe pavarėsinė e saj. “Bashkėpunimi i ngushtė mė botėn perėndimore ka qenė, ėshtė dhe do tė mbetet vizon i Kosovės, prandaj ēdo shmangie nga kjo rrugė ėshtė aventurė e panevojshme pėr vendin dhe popullin tonė”, tha kryeministri i republikės duke shtuar se “Kosova i beson SHBA-sė, BE-sė dhe NATO-s”, tha ai.
Rruga e njohjes, siē potencoi Thaēi, ėshtė e pėrbashkėt me aleatėt ndėrkombėtarė, prandaj Kosova ėshtė nė rrugė tė suksesit dhe nuk ka hapėsirė pėr ndonjė dilemė tė panevojshme. Ai, ndėrkaq ka shprehur mirėkuptim edhe ndaj atyre shteteve qė kėrkojnė mė shumė kohė pėr njohje.
Edhe njė herė, duke anashkaluar deklaratėn e tij se nė shtator Kosovėn do tė njohin 100 shtete, Thaēi tha sot se kjo ēėshtje nuk varet vetėm nga vetė kosovarėt. Kosova, siē tha ai, po e bėnė punėn e vet ashtu siē ėshtė mė sė miri. Megjithatė shefi i ekzekutivit tha se krahasuar me vendet tjera qė kanė shpallur pavarėsinė sė voni, storia e Kosovės ėshtė me e suksesshmja.
Nė kėtė konferencė, Hashim Thaēi shprehu optimizmin e tij se shumė shtete islamike janė nė anėn e pavarėsisė sė Kosovės dhe shumė shpejt do ta zyrtarizojnė njohjen.
“Vendet Islamike nuk janė kundėr Kosovės dhe shumica e tyre janė mirėkuptuese pėr pavarėsinė e Kosovės dhe tashmė pritet vendimi i tyre hap pas hapi pėr njohje”, u shpreh Thaēi.
Ndėrkaq, nėnshkrimin e memorandumit ndėrmjet UNMIK dhe EULEX-it, kryeministri Thaēi e vlerėsoi si proces tė natyrshėm qė forcon institucionet e Kosovės.
“Qeveria do tė respektojė me pėrpikėri Kushtetutėn e Republikės, ndėrkaq ēdo transferim dhe ēdo rikonfigurim i UNMIK-ut, nėnkupton forcim tė funksionimit tė institucioneve tė Kosovės”, u shpreh kryeministri duke falėnderuar UNMIK-un pėr punėn e mirė qė ka bėrė gjatė viteve tė shkuara.
lajme.parajsa.com


































