Ministri i Jashtėm i Kosovės viziton Ēekinė
22.08.2008 12:06 Kosova - Burimi: Balkanweb Kosova
PRAGE- Ministri i Punėve tė Jashtme tė Kosovės Skėnder Hyseni ndodhet nė Republikėn e Ēekisė. Vizita e tij realizohet me ftesėn e ministrit tė Jashtėm tė Ēekisė Karel Shvarcenberg.
Gjatė ditės sė djeshme nė Pragė ministri Kosovar bėri homazhe para varrit tė Jan Pallahut, tė riut qė u vetėdogj para 40 vitesh nė shenjė proteste pėr invadimin sovjetik nė ish- Ēekosllovaki.
Gjatė ditės sė sotme ministri Skėnder Hyseni do tė takohet dhe do tė bisedojė me zėvendėskryeministrin Aleksandėr Vondra, me ministrin e Punėve tė Jashtme Karel Shvarceneberg dhe me personalitete tė larta tė Ēekisė.
Qėllimi i vizitės janė marrėdhėniet bilaterale, pėr raportet e Kosovės dhe Bashkimit Evropian dhe pėr bashkėpunim rajonal. Republika Ēeke e cila kohė mė parė njohu pavarėsinė e Kosovės prej 1 janarit tė vitit tė ardhshėm ėshtė kryesuese e radhės e Bashkimit Evropian.
(s.g/Europaelire/Balkanweb)
lajme.parajsa.com


































