Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


image

Krijimi i parlamentit serb nė veri vlerėsohet ilegal

Autoritertet vendore dhe ato ndėrkombėtare nė Kosovė e vlerėsojnė ilegale krijimin e parlamentit serb nė Veri tė Kosovės. Kryeadministratori i UNMIK-ut, Lamberto Zanier vlerėson se »»


Misioni i EULEX-it mund tė shtyhet. BE: Rusia po ndėrhyn fuqishem ne KB

16.05.2008 21:55 Kosova - Burimi: Balkanweb Kosova

Shuhen shpresat se misioni EULEX ne Kosove mund te vendoset me 15 Qershor te ketij viti, ashtu si dhe ishte lajmeruar. Zyrtare nga BE e konfirmojne kete per Reuters duke sjelle si shkak te shtyrjes dhe Rusine qe ka kundershtuar here pas here pavaresine e Kosoves. Gjithsesi Bashkimi Evropian pohon se ata presin vetem njė sinjal nga Kombet e Bashkuara pėr tė marrė pėrgjegjėsitė e tyrenė Kosovė 

BRUKSEL – Plani i Bashkimit Evropian qė rreth mesit te qershorit tė marrė pėrsipėr ēėshtjet politike nė Kosovė nga Kombet e Bashkuara, si duket do tė shtyhen, pėr shkak tė mungesės sė marrėveshjes pėr tranzicion formal tė pushtetit. Kete e kanė bėrė tė ditur sot pėr agjencinė Reuters burimet evropiane. Ata rendisin si shkak dhe fuqine e Rusise ne Keshillin e Sigurimit ne Kombet e Bashkuara.
"Ne ende po vendosemi - mirėpo plani qė ēdo gjė tė jetė nė vendin e vet deri atėherė, tani po duket i vėshtirė”, ka thėnė njė zyrtar i BE-sė. Sipas kėtij burimi ka pak mundesi qė deri mė 15 qershor nė Kosovė tė vendosen 2.200 trupat policorė dhe zyrtare tė BE-sė.

Diplomatėt evropiane thonė se Rusia, e cila kundėrshton pavarėsinė e Kosovės, ėshtė duke e shfrytėzuar fuqinė e saj nė Kėshillin e Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara, pėr tė parandaluar dorėzimin e pushtetit nga KB-ja nė duart e misionit tė BE-sė, EULEX.

“BE-ja momentalisht ka tė vendosur nė Kosovė rreth 300 vartes tė saj, shumica prej tė cilėve tashmė janė duke iu nėnshtruar trajnimeve nė Prishtinė, ndėrsa gjatė javėve tė ardhshme pritet ardhja e tė tjerėve”, ka thėnė nje zyrtar evropian per Reuters.

Mirėpo, fakti se nuk ekziston ndonjė datė e saktė pėr largimin e personelit tė misionit tė KB-sė (UNMIK-ut) nga Kosova, ka ngritur pyetjen se kur mund tė zėvendėsohet personeli dhe makinat e UNMIK-ut me ato tė BE-sė.

"Po zhvillohet njė diskutim pėr mundėsinė e shtyrjes pėr sė paku njė muaj”, ka thėnė ky burim pėr Reuters.

Zyrtarėt e BE-sė thonė se asgjė nuk ka ndryshuar nė objektivat e misionit tė BE-sė qė duhet tė mbikėqyr dhe drejtoje policinė lokale pėrgjatė territorit tė Kosovės si dhe tė zotėroje njėsitė pėr intervenim tė shpejt.

Mirėpo diplomatėt thonė se nėse UNMIK-u mbetet nė terren edhe pas qershorit, mund tė ndodhė de fakto njė “ndarje e lehtė” e Kosovės – nė "UNMIKland" qė do tė ishte nė zonat veriore tė Kosovės ku jetojnė serbėt, dhe "EULEXland", nė pjesėn tjetėr mė tė madhe tė shtetit tė banuar me shqiptarė.

Por nderkaq po sot nga Bashkimi Evropian vjen pohimi se ata presin vetem njė sinjal nga Kombet e Bashkuara pėr tė marrė pėrgjegjėsitė e veta nė Kosovė, nė fushėn e rendit e ligjit. Keshtu ka deklaruar kreu i misionit evropian pėr rend dhe ligj nė Kosovė, Yves de Kermabon, nė njė intervistė pėr nje agjenci franceze tė lajmeve.

"Ėshtė shumė e mundshme qė ne nuk do tė shėnojmė ndonjė pėrparim tė posaēėm pas 15 qershorit, pėr aq kohė sa nuk kemi njė kornizė tė qartė ligjore", ka thėnė kreu i misionit evropian pėr rend dhe ligj nė Kosovė, Yves de Kermabon duke shtuar se "Misioni ėshtė nė njė lloj pritje pėr vendime nga Kombet e Bashkuara".
Por, Yves de Kermabo ėshtė optimist se BE-ja do t'i pėrmbushė qėllimet e saj nė Kosovė, edhe sikur afatet tė shtyhen "pėr njė, dy apo tre muaj".
(A.S/d.b/telegraf/Reuters/Balkanweb)





Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


  Komentoni artikullin

Emri: 
E-Mail: 
Komenti: 
Enter code: 








Parajsa Shqiptare