Mitrovicė, pėrleshje mes shqiptarėve e serbėve, dy tė plagosur
05.08.2008 12:02 Kosova - Burimi: Balkanweb Kosova
MITROVICE- Nga njė pėrleshje mes shqiptarėve dhe serbėve qė ka ndodhur mbrėmė nė Mitrovicė, kanė mbetur tė lėnduar njė pjesėtar i policisė ndėrkombėtare, njė qytetar shqiptar dhe dy tė tjerė serbė. Sipas autoriteteve tė rendit incidenti ka ndodhur nė Lagjen e Boshnjakėve, qė gjendet nė pjesėn veriore tė qytetit, buzė lumit Ibėr. Besim Hoti, zėdhėnėsi i policisė se Kosovės pėr rajonin e Mitrovicės, thotė se fillimisht njė grup serbėsh kanė sulmuar njė tė ri shqiptar. "Kjo ka filluar rreth orės 21 :30 nė Lagjen e Boshnjakėve, kur njė viktimė e nacionalitetit shqiptar, i cili ka kaluar nga Lagjja e Boshnjakėve nė drejtim tė urės kryesore ėshtė ndalur fillimisht nga gjashtė persona tė dyshuar tė nacionalitetit serb. Pasi kanė kėrkuar nga ai tė identifikohet se kush ėshtė, kanė filluar ta sulmojnė mė shkopinj druri", beri te ditur Hoti. Sipas zėdhėnėsit Hoti, mė vonė, duke marrė pėr bazė ketė incident, tek ndėrtesat qė njihen si "Tre rrokaqiejt", rreth orės 1 e 20 minuta, shqiptarėt kanė gjuajtur me gurė dy vetura tė serbėve, ku per pasoje janė lėnduar dy serbė.
Me vonė ka nderhyre policia e UNMIK-ut, ku per pasojė njė polic ėshtė lėnduar. Bėhet e ditur se polici i UNMIK-ut i cili ėshtė lėnduar ėshtė nga India. Gjendja e tij dhe e tė lėnduarve tė tjerė ėshtė jashtė rrezikut pėr jetėn.
(a.r/news24/balkanweb)
lajme.parajsa.com


































