OKB, Ban Ki Moon: Tensioni mes serbėve e shqiptarėve nė Kosovė ėshtė rritur
19.07.2008 06:38 Kosova - Burimi: Balkanweb Kosova
NEW YORK- Ndėrsa situata nė pėrgjithėsi duket e qetė nė sipėrfaqe, shpallja e pavarėsisė sė Kosovės dhe hyrje nė fuqi e Kushtetutės, e cila kundėrshtohej nga Beogradi dhe serbėt e Kosovės kanė rritur tensionet mes shqiptarėve dhe komunitetit serb nė Kosovė”- thuhet nė raportin e Ban Ki Moon, i cili do tė lexohet nė Kėshillin e Sigurimit tė OKB-sė mė 25 korrik.
Sekretari i pėrgjithshėm i OKB-sė ka pėrsėritur se organizatat ndėrkombėtare “vazhdojnė tė mbajnė qėndrime strikte dhe neutrale nė lidhje me statusin e Kosovė”.
“Sidoqoftė qė nga shpallja e pavarėsisė, UNMIK ėshtė pėrballur me njė situatė nė thelb tė ndryshueshme, si dhe me sfida themelore nė lidhje me autoritetin dhe rolin e tij nė Kosovė. Sic i kam komunikuar Kėshillit tė Sigurimit, nė kuadėr tė kėtyre zhvillimeve, vlerėsoj se UNMIK nuk mund tė kryejė funksionin e tij me aq efektivitet si nė kaluarėn nė tė gjithė Kosovėn” thotė Ban Ki Moon.
“Duke pasur parasysh qė Kėshilli i Sigurimit nuk mund tė sigurojė drejtimin, kam instrukturuar pėrfaqėsuesin tim special, Lamberto Zannieri qė tė vazhdojė me rikonfigurimin e UNMIK, me qėllim qė UNMIK tė pėrshtatet me kėtė realitet tė ndryshuar dhe tė drejtojė operacionet aktuale dhe mė emergjente nė Kosovė” thotė Ban Ki Moon.
UNMIK nisi rikonfigurimin pas shpalljes sė pavarėsisė duke dorėzuar mė shumė kompetenca liderėve kosovarė pas hyrjes nė fuqi tė Kushtetutės mė 15 qershor.
Sipas planit tė propozuar nga Ahtisari, misioni i BE, EULEX do tė vendoset nė Kosovė pėr mbikėqyrjen e respektimit tė ligjit. Serbia dhe Rusia janė kundėr duke argumentuar se EULEX kėrkon tė formalizojė pavarėsinė e Kosovės. Si Rusia dhe Beogradi refuzojnė tė njohin pavarėsinė e Kosovės.
Moon raporton KS-nė se ambasadori Zannier do tė fillojė dialogun me Beogradin pėr 6 fushat kryesore me interes tė pėrbashkėt, duke pėrfshirė policinė, gjykatat, doganėn, transportin dhe infrastrukturėn, kufijtė dhe trashėgiminė kulturore serbe.
(s.g/Balkanweb)
lajme.parajsa.com


































