Policia e Kosovės fillon vendosjen e kamerave nė kufijtė verior
22.08.2008 00:01 Kosova - Burimi: Balkanweb Kosova
KOSOVE- Policia e Kosovės ka filluar me vendosjen e kamerave policore nė vendkalimin kufitar Bėrnjak, nė afėrsi tė Zubin Potokut, ka njoftuar zėdhėnėsi i policisė Veton Elshani-transmetojnė agjencitė. "Kamerat e vendosura nuk kanė tė bėjnė me doganėn, kjo ėshtė punė thjesht policore- sa pėr tė parė veturat dhe njerėzit qė kalojnė andej. Logjistika dhe kompentecat pėr kėto kamera janė duar tė ndėrkombėtarėve“, ka deklaruar Elshani.
Sllavisha Ristiq nga Zubin Potoku ka deklaruar se nuk ka marrėveshje midis komunitetit serb , UNMIK-ut dhe SHPK-sė, pėr vendosjen e kamerave.
“UNMIK ka nisur me vendosjen e tyre pa marrėveshje dhe bisedime paraprake”, ka thėnė ai. Kamera tė ngjashme janė paralajmėruar edhe pėr vendkalimin Jarinjė, pranė Leposaviqit (a.r/rtk/balkanweb)
lajme.parajsa.com


































