Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


Vazhdon dhuna nė Mitrovicė. Digjen 2 makina nė Suhadoll

Sėrish incidente nė Mitrovicė. Policia konfirmon se dy makina njėra nė pronėsi tė njė shtetasi serb dhe tjetra nė pronėsi tė njė shtetasi shqiptar janė djegur pasi dy grupe tė rinjsh serbė dhe shqiptarė u pėrleshėn me njėri tjetrin. »»


Presidenti i Kosoves Sejdiu dekretoi te ngarkuarit me pune ne ambasadat e Kosoves

05.09.2008 00:02 Kosova - Burimi: 24 Ore Kosova

imagePresidenti i Kosoves Fatmir Sejdiu duke folur me gazetaret

Nė pajtim me nenin 84 pika 10 dhe 25 tė Kushtetutės sė Kosovės, presidenti Fatmir Sejdiu e miratoi sot listėn e tė ngarkuarve mė punė nė ambasadat e para tė Republikės sė Kosovės. Lista me emrat e tė ngarkuarve mė punė i ishte dorėzuar presidentit Sejdiu me 28 gusht nga ana e Qeverisė sė vendit.
Presidenti Fatmir Sejdiu e ka dekretuar listėn e tė ngarkuarve mė punė nė ambasadat e para tė Republikės sė Kosovės duke i hapur rrugėn funksionalizimit tė plotė tė diplomacisė sė shtetit tonė.
Tė ngarkuar me punė ne ambasadat e para tė Kosovės janė : nė Uashinton- Avni Spahiu, nė Bruksel- Ilir Dugolli, Paris- Muhamedin Kullashi, Berlin- Vilson Mirdita, Vjenė – Sabri Kiqmari , Londėr- Muhamet Hamiti, Bernė-Naim Malaj, Romė-Albert Prenkaj dhe nė Ankara- Bekim Sejdiu. Presidenti Sejdiu vlerėsoi se institucionet kosovare e kanė bėrė njė zgjedhje shumė tė mirė tė tė ngarkuarve me punė.
“ Ėshtė me rėndėsi qė e kemi kryer kėtė punė. Ėshtė njė vendim pas konsultave tė gjata. Mendoj se kemi bėrė njė zgjedhje jashtėzakonisht tė mirė tė tė ngarkuarve me punė dhe besoj se Ministria e jashtme do t'i marrė tė gjitha veprimet e nevojshme pėr t’i kryer aspektet logjistike pėr tė pasur njė fillim tė mirė “, tha presidenti me kėtė rast.
Numri njė i shtetit tha se Kosova sė shpejti do ta zgjerojė rrjetin e saj diplomatik.
Ndėrkaq, i ngarkuari me punė nė ambasadėn e Republikės sė Kosovės nė Uashington, Avni Spahiu tha se si prioritet i tij do tė jetė forcimi dhe mbajtja e lidhjeve me Shtetet e Bashkuara tė Amerikės.
Prioritet tjetėr, sipas Spahiut ,do tė jetė edhe ndihmesa pėr komunitetin shqiptarė qė jeton nė Amerikė si dhe lobimi pėr njohjen e pavarėsisė edhe nga ato shtete qė deri mė tani nuk e kanė bėrė njė gjė tė tillė .
Qeveria ka ndarė njė buxhet prej 25 milion euro pėr blerjen e objekteve tė ambasadave tė Kosovės nė vende tė ndryshme tė botės, ndėrkaq tė ngarkuarit me punė pritet qė tė vendosen nė ambasadat e Kosovės nė muajin tetor.


Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


  Komentoni artikullin

Emri: 
E-Mail: 
Komenti: 
Enter code: 









Parajsa Shqiptare