Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


Vazhdon dhuna nė Mitrovicė. Digjen 2 makina nė Suhadoll

Sėrish incidente nė Mitrovicė. Policia konfirmon se dy makina njėra nė pronėsi tė njė shtetasi serb dhe tjetra nė pronėsi tė njė shtetasi shqiptar janė djegur pasi dy grupe tė rinjsh serbė dhe shqiptarė u pėrleshėn me njėri tjetrin. »»


Prishtina hedh poshtė propozimin e Karl Bilt pėr mbetjen e UNMIK-ut nė Kosovė edhe pas rikonfigurimit

16.07.2008 00:24 Kosova - Burimi: 24 Ore Kosova

imageUshtare te KFOR-it ne Gazimestan

 Prishtina zyrtare e ka hedhur poshtė propozimin e ministrit tė jashtėm suedez, Karl Bilt, qė UNMIK-u tė vazhdojė tė mbetet nė vendbanimet serbe edhe pas pėrfundimit tė procesit tė rikonfigurimit tė pranisė ndėrkombėtare nė Kosovė. “Nė Kosovė nuk mund tė ketė dy misione tė ndara tė mbikėqyrjes pėr njė etni“, tha presidenti Fatmir Sejdiu, me qė propozimet qė mund tė nxisin edhe temėn e ndarjes sė Kosovės, janė krejtėsisht tė papranueshme pėr institucionet e vendit.  Propozimet qė mund tė nxisin temėn e ndarjes sė Kosovės, janė krejtėsisht tė papranueshme pėr Prishtinėn zyrtare, tha sot presidenti i Republikės, Fatmir Sejdiu. Komentet e tij pasuan propozimin e ministrit tė Jashtėm suedez, Karl Bild, qė UNMIK-u tė vazhdojė tė mbetet nė vendbanimet serbe edhe pas pėrfundimit tė procesit tė rikonfigurimit tė pranisė civile ndėrkombėtare nė Kosovė.

“Ne e kemi shprehė qėndrimin tonė dhe nuk dua tė komentoj qėndrime qė janė jashtė asaj pjesė tė qėndrimeve tė pėrbashkėta ndėrkombėtare. Unė kam qenė nė Kėshillin e Sigurimit dhe ėshtė bėrė debati si ėshtė bėrė dhe dihet natyra e kėtij procesi tė paraparė edhe me vet raportin e Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė OKB-sė, me letrėn qė na e ka dėrgua dhe presim qė ky proces tė pėrfundojė shumė shpejtė dhe ashtu siē ėshtė parashikuar nė tetor tė barten kompetencat nė EULEX “, pohoi Sejdiu .

Sipas kreut tė shtetit nė Kosovė nuk mund tė ketė dy misione ndėrkombėtare tė ndara.

“Nė Kosovė nuk mund tė ketė dy misione tė ndara, apo misione privilegjesh, apo tė kontrollit, apo tė mbikėqyrjes pėr njėrėn etni, ose pėr etninė tjetėr dhe nė natyrėn mė tė keqe tė inicimit tė temave tė ndarjes sė Kosovės, apo pjesės sė izoluar nga tėrėsia. Ne i kemi kundėrshtuar nė vazhdimėsi nėse kanė ardhur nga qarqe tė caktuara, por jo zyrtarisht. Prandaj pėr ne janė totalisht tė papranueshme idetė e tilla” , tha Sejdiu.

Sidoqoftė procesi i rikonfigurimit tė pranisė civile ndėrkombėtare nė Kosovė ėshtė paraparė tė pėrfundojė deri tė tetor. Autoritete kosovare presin qė pėrgjegjėsitė e UNMIK-u tė kalojnė deri nė atė kohė tek misionin i EULEX-it. Por sipas parashikimeve ky proces mund tė has nė vėshtirėsi pėr shkak tė mbetjes nė fuqi tė rezolutės 12 44 mbi bazėn e sė cilės UNMIK-u ėshtė duke vepruar nė Kosovė.


Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


  Komentoni artikullin

Emri: 
E-Mail: 
Komenti: 
Enter code: 









Parajsa Shqiptare