Prishtina pro bisedimeve me Beogradin vetėm si shtete fqinje
29.08.2008 12:04 Kosova - Burimi: Balkanweb Kosova
PRISHTINĖ - Prishtina zyrtare shprehu gatishmėrinė pėr tė biseduar me qeverinė e Serbisė, por vetėm pėr interesa tė pėrbashkėta si shtete fqinje. Kjo do tė thotė se bisedimet e tyre duhet tė vėrtiten rreth integrimeve euroatlantike, ruajtjes sė kufirit, luftėn kundėr terrorizmit dhe ēėshtje tė tjera.
Kėtė ka deklaruar sot zėvendėskryeministri Hajredin Kuēi duke shtuar se bisedimet qė tejkalojnė kufijtė e dy shteteve fqinje nuk do tė merren nė konsideratė. Deklarata ka ardhur fill pas mbledhjes sė rregullt tė qeverisė sė Kosovės. Ky reagim i Kuēit ka pasuar njė rekomandim tė UNMIK-ut lėshuar njė ditė mė parė, sipas tė cilit, Prishtina dhe Beogradi domosdoshmėrisht duhet tė vazhdojnė bisedimet direkte.
“Jemi tė gatshėm qė tė bashkėpunojmė pėr interesat e dy vendeve dhe dy popujve me secilin shtet veē e veē, pėrfshirė edhe Serbinė, pėr integrime rajonale, pėr luftėn kudėr krimit tė organizuar, luftėn e terrorizmit, bashkėpunimit kufitar, por gjithnjė si dy shtet sovrane dhe tė pavarura si partnerė dhe mbi bazėn tė njė niveli reciprok”, theksoi Hajredin Kuēi.
(a.s/Balkanweb/RTK)
lajme.parajsa.com


































