Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


Vazhdon dhuna nė Mitrovicė. Digjen 2 makina nė Suhadoll

Sėrish incidente nė Mitrovicė. Policia konfirmon se dy makina njėra nė pronėsi tė njė shtetasi serb dhe tjetra nė pronėsi tė njė shtetasi shqiptar janė djegur pasi dy grupe tė rinjsh serbė dhe shqiptarė u pėrleshėn me njėri tjetrin. »»


Republika e Kosovės gati 10 ambasadorėt e parė

28.08.2008 18:04 Kosova - Burimi: Balkanweb Kosova

Ka qene kryeministri Thaci ai qe beri publik 11 emrat e ambasadoreve te pare qe do te perfaqesojne diplomatikisht Kosoven ne 10 shtete. Po sot Qeveria e Kosovės do ti dorėzojė listėn me emrat e propozuar presidentit Sejdiu i cili pritet ti dekretoj sė shpejti. 

PRISHTINE-Kreu i Qeverisė sė Kosovės, Hashim Thaēi nė mbledhjen e sotme tė kabinetit qeveritat publikoi emrat e dhjetė tė ngarkuarve tė parė nė ambasadat e Republikės sė Kosovės nė botė. Kryeministri Thaēi tha se sot po fillon ndėrtimi i gjeneratės sė diplomatėve tanė tė cilėt janė njerėz me veti tė larta kombėtare, vizion dhe pėrkushtim. “Sot ėshtė njė moment shumė i rėndėsishėm pėr vendin tonė, ata do tė kenė nderin dhe pėrgjegjėsinė qė ta pėrfaqėsojnė vendi tonė”, theksoi kryeministri Thaēi duke shtuar se pėrzgjedhja e kėtyre emrave ėshtė bėrė pas shumė konsultave brenda institucioneve tė Kosovės dhe miqve ndėrkombėtarė.

Ndėrsa, ministri i Punėve tė Jashtme Skėnder Hyseni, tha se sot po rrumbullakohet njė pjesė shumė e rėndėsishme e procesit pėr shtetin e Kosovės duke bėrė publik nė vazhdim emrat e tė ngarkuarve tė parė me punė nė ambasadat e Kosovės.

Po sot Qeveria e Kosovės do ti dorėzojė listėn me emrat e propozuar presidentit Sejdiu i cili pritet ti dekretoj sė shpejti.

Ambasadoret

1-Avni Spahiu nė Washington,
2-Sylejman Gashi nė Nju-Jork, 
3-Muhamet Hamiti ne Londer,
4-Vilson Mirdita ne Berlin,
5-Muhamedin Kullashi ne Paris,
6-Albert Prenkaj ne Rome, 
7-Ilir Dugolli ne Bruksel
8-Naim Mala ne Berne,
9-Gezim Pula ne Tirane,
10-Sabri Kiēmari ne Vjene
11- Bekim Sejdiu ne Ankara

(d.b/RTK /Balkanweb)





Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


  Komentoni artikullin

Emri: 
E-Mail: 
Komenti: 
Enter code: 









Parajsa Shqiptare