Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


Vazhdon dhuna nė Mitrovicė. Digjen 2 makina nė Suhadoll

Sėrish incidente nė Mitrovicė. Policia konfirmon se dy makina njėra nė pronėsi tė njė shtetasi serb dhe tjetra nė pronėsi tė njė shtetasi shqiptar janė djegur pasi dy grupe tė rinjsh serbė dhe shqiptarė u pėrleshėn me njėri tjetrin. »»


Rice: Kosova situatė unike, smund tė krahasohet me Gjeorgjinė

05.09.2008 18:01 Kosova - Burimi: Balkanweb Kosova

NgaErion Kaēorri
Sekretarja amerikane e shtetit Condoleezza Rice shfrytėzoi vizitėn e saj nė Portugali pėr tė ritheksuar se Kosova dhe Gjeorgjia janė dy raste tė ndryshme dhe se pavarėsia erdhi pas njė procesi tė gjatė. Rice i bėri kėto komente pas njė takimi me ministrin e Jashtėm portugez Luiz Amado. Edhe ky i fundit u shpreh se paralelet e hequra nuk janė serioze pasi situatat janė tė ndryshme. 

LISBONE- "Kosova ishte situatė unike", deklaroi Sekretarja amerikane e Shtetit, Condoleezza Rice, nė Lisbonė, duke theksuar se "pavarėsia erdhi pas njė procesi tė zgjeruar".
Sekretarja amerikane e Shtetit, Condoleezza Rice, tha se Kosova dhe Gjeorgjia janė dy situata tė ndryshme.
"Para sė gjithash, Kosova ishte situatė unike, erdhi pas shkatėrrimit tė Jugosllavisė", tha Rice, duke shtuar se Kosova u bė e pavarur pas njė procesi tė zgjeruar.
Duke iu referuar krahasimeve ndėrmjet Kosovės dhe Gjeorgjisė, ajo tha se "nuk duhet tė lejojmė qė ky argument tė bėhet".
Kėto komente ajo i bėri nė konferencėn pėr shtyp nė Lisbonė, pas takimit me ministrin e Jashtėm tė Portugalisė, Luis Amado.
Amado tha se nė disa analiza ėshtė tėrhequr paralele ndėrmjet Kosovės e Gjeorgjisė, por, sipas tij, "kemi tė bėjmė me situata tė ndryshme".
Sekretarja Rice mė tej theksoi se Rusia "po e thellon izolimin e saj", me sjelljet e saj ndaj Gjeorgjisė.
"Jam krejtėsisht e sigurt se Rusia do ta kuptojė se po e thellon izolimin e saj dhe se nuk ka shtegdalje tjetėr por t'i respektojė angazhimet e saj dhe tė fillojė ta ndryshojė sjellje", tha Condoleezza Rice nga Portugalia.

(a.r/balkanweb)





Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


  Komentoni artikullin

Emri: 
E-Mail: 
Komenti: 
Enter code: 









Parajsa Shqiptare