Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


Vazhdon dhuna nė Mitrovicė. Digjen 2 makina nė Suhadoll

Sėrish incidente nė Mitrovicė. Policia konfirmon se dy makina njėra nė pronėsi tė njė shtetasi serb dhe tjetra nė pronėsi tė njė shtetasi shqiptar janė djegur pasi dy grupe tė rinjsh serbė dhe shqiptarė u pėrleshėn me njėri tjetrin. »»


Rrjeti i grave tė Kosovės: Karaxhic tė hetohet pėr cdo pėrdhunim

22.08.2008 18:03 Kosova - Burimi: Balkanweb Kosova

 

PRISHTINE- Gratė e Kosovės i kėrkojnė Gjykatės sė Hagės qė Radovan Karaxhic tė gjykohet pėr cdo akuzė mė vete pėr pėrdhunimin, genocide dhe torture ndaj grave dhe vajzave gjatė luftės nė Bosnje. Nė njė letėr qė rrjeti i grave tė Kosovės i dėrgoi Gjykatės Ndėrkombėtare tė Hagės kėrkojnė qė aktakuza tė pėrfshijė nė mėnyrė eksplicite akuzat pėr dhunime, gjenocid dhe torturė ndaj grave dhe vajzave gjatė luftės nė Bosnje.
“Edhe pse kjo drejtėsi simbolike nuk do t'ua fshijė viktimave tė mbijetuara plagėt e shkaktuara nga lufta, sė paku pėrmes gjykimit tė drejtė dhe tė merituar tė tė akuzuarve pėr krime lufte, do t'ua rris besimin pėr njė botė mė tė drejtė”, thuhet ndėr tė tjera nė letrėn e kėtij rrjeti.

(s.g/Balkanweb)





Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


  Komentoni artikullin

Emri: 
E-Mail: 
Komenti: 
Enter code: 









Parajsa Shqiptare