Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


Vazhdon dhuna nė Mitrovicė. Digjen 2 makina nė Suhadoll

Sėrish incidente nė Mitrovicė. Policia konfirmon se dy makina njėra nė pronėsi tė njė shtetasi serb dhe tjetra nė pronėsi tė njė shtetasi shqiptar janė djegur pasi dy grupe tė rinjsh serbė dhe shqiptarė u pėrleshėn me njėri tjetrin. »»


SHBA vlerėson forcimin e demokracisė

05.09.2008 12:06 Kosova - Burimi: Metropol Kosova

  Kryeparlamentari Krasniqi u prit nga zėvendės-ndihmės sekretari amerikan i Shtetit, Stuart Jones

Nė kuadėr tė vizitės nė SHBA, kryetari i Kuvendit tė Kosovės, Jakup Krasniqi, bashkė me anėtarin e Kryesisė sė Kuvendit, Sllobodan Petroviq, ėshtė pritur sot nga zėvendės-ndihmės sekretari amerikan i shtetit, Stuart Jones, me tė cilin ka biseduar lidhur me situatėn politike dhe ekonomike nė Kosovė.

Kryeparlamentari Krasniqi, pasi e ka uruar Jones pėr detyrėn e re, e ka njoftuar atė pėr zhvillimet nė Kosovė pas 17 shkurtit, kur Kuvendi i Kosovės shpalli pavarėsinė e vendit. Ai ka folur pėr veprimet shtetformuese tė Kosovės, si: miratimi i Kushtetutės, i simboleve shtetėrore dhe i korpusit tė ligjeve qė burojnė nga Plani i Ahtisaarit.

Krasniqi, duke falėnderuar mbėshtetjen amerikane prej 400 milionė dollarėsh nė Konferencėn e donatorėve pėr Kosovėn, ka theksuar se ekonomia e Kosovės ka nevojė pėr mbėshtetje tė bashkėsisė ndėrkombėtare nė rrugėn e saj tė pėrtėritjes, duke shfaqur shpresėn pėr mbėshtetjen ekonomike nga SHBA-tė.

Ndėr pėrparėsitė e Kosovės pėr tėrheqjen e investitorėve tė huaj Krasniqi ka pėrmendur resurset natyrore tė Kosovės dhe fuqinė e lirė punėtore.

Zėvendės-ndihmės sekretari amerikan i Shtetit, Stuart Jones, duke vlerėsuar tė arriturat e Kosovės nė planin e forcimit tė demokracisė dhe kontributin e saj pėr paqe e stabilitet nė rajon, ka premtuar vazhdimin e mbėshtetjes sė Kosovės dhe tė institucioneve tė saj.

Nė fund tė vizitės sė vizitės nė SHBA-tė, kryeparlaentari Krasniqi dhe anėtari i Kryesisė, Petroviq, do tė kenė njė intervistė me mediat ndėrkombėtare nė OKB. Delegacioni parlamentar i Kosovės kthehet tė premten pas dite nga vizita nė SHBA, njofton Zyra pėr marrėdhėnie me media dhe publikime e Kuvendit tė Kosovės.


Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


  Komentoni artikullin

Emri: 
E-Mail: 
Komenti: 
Enter code: 









Parajsa Shqiptare