Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


Vazhdon dhuna nė Mitrovicė. Digjen 2 makina nė Suhadoll

Sėrish incidente nė Mitrovicė. Policia konfirmon se dy makina njėra nė pronėsi tė njė shtetasi serb dhe tjetra nė pronėsi tė njė shtetasi shqiptar janė djegur pasi dy grupe tė rinjsh serbė dhe shqiptarė u pėrleshėn me njėri tjetrin. »»


Scheffer: Osetia s’ka lidhje me rastin e Kosovės

20.08.2008 18:06 Kosova - Burimi: Balkanweb Kosova

Kete pergjigje ka dhene sot ne adrese te gazetareve, shefi i NATO-s, Jaap de Hoop Scheffer nė njė konference pėr shtyp pas mbledhjes se jashtėzakonshme mbajtur ne Bruksel pėr konfliktin Rusi-Gjeorgji. 

BRUKSEL-”Nuk ka asnje krahasim mes Kosovės dhe Osetisė. Nuk shoh terren per t’i krahasuar keto dy vende, mbi te gjitha per kete ceshtje. Personalisht nuk shoh asnjė lidhje”. Kėshtu i ėshtė pėrgjigjur sot shefi i NATO-s, Jaap de Hoop Scheffer interesit tė gazetarėve nė njė konference pėr shtyp pas mbledhjes se jashtėzakonshme mbajtur ne Bruksel pėr konfliktin Rusi-Gjeorgji. Ne konferencen e mbajtur nga Scheffer ishte i pranishėm dhe Minsitri i Jashtėm i Shqipėrisė, Lulezim Basha.
Ky ishtė takimi i parė i Kėshillit tė Atlantikut tė Veriut nė nivel ministrash tė Jashtėm, ku moren pjesė tė marrin pjesė Shqipėria dhe Kroacia.
Ne takim, Ministrat e Jashtėm tė vendeve anėtare tė NATO-s thanė se "nuk mund tė vazhdojnė marrėdhėniet e zakonshme me Rusinė" derisa trupat ruse tė tėrhiqen nga Gjeorgjia.

Sekretari i Pėrgjithshėm i NATO-s Jaap De Hoop Scheffer tha gjatė konferences pėr shtyp se Rusia aktualisht nuk po respketon armėpushimin e ndėrmjetėsuar nga Bashkimi Evropian dhe tė pranuar nga presidenti Dimitri Medvedev.
26 vendet anėtare, pėrmes njė deklarate tė pėrbashkėt thanė se po i vlerėsonin seriozisht pasojat e veprimeve ruse nė Gjeorgji.

Njė tjetėr vendim i Aleancės gjatė takimit tė sotėm ishte krijimi i komisionit NATO-Gjeorgji pėr tė forcuar raportet me Tbilisin.

(d.b/Balkanweb)



Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


  Komentoni artikullin

Emri: 
E-Mail: 
Komenti: 
Enter code: 









Parajsa Shqiptare