Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


Vazhdon dhuna nė Mitrovicė. Digjen 2 makina nė Suhadoll

Sėrish incidente nė Mitrovicė. Policia konfirmon se dy makina njėra nė pronėsi tė njė shtetasi serb dhe tjetra nė pronėsi tė njė shtetasi shqiptar janė djegur pasi dy grupe tė rinjsh serbė dhe shqiptarė u pėrleshėn me njėri tjetrin. »»


Serbia rrit pėrpjekjet pėr blerjen e trojeve shqiptare

19.08.2008 12:04 Kosova - Burimi: Balkanweb Kosova

Serbia ofron cmime tė larta pėr tė blerė pronat e shqiptarėve nė komunėn e Mitrovicės. “Shitblerjet janė strategji e Qeverisė sė Serbisė pėr tė spastruar lagjet nga shqiptarėt”, ka thėnė Kryekomunari Bajram Rexhepi nė njė takim tė Kėshillit tė Sigurisė. 

MITROVICE- Pasi e humbi Kosovėn, qeveria e Serbisė po tenton ta blejė atė me parė. Kryetari i Komunės sė Mitrovicės, Bajram Rexhepi, ėshtė shprehur i shqetėsuar pėr pėrpjekjet e Qeverisė sė Serbisė pėr tė blerė pronat e shqiptarėve nė lagjen “Kroi i Vitakut”, pėr tė cilat, sipas tij, po ofrohen ēmime tė larta. Lajmi ėshtė bėrė i ditur nga agjensia e lajmėve “Telegraf” nė Kosovė.

Bajram Rexhepi citohet tė ketė thėnė nė njė takim tė Kėshillit tė Sigurisė se do tė insistohet nė pengimin e kėsaj dukurie. “Ndonėse shitblerja e pronave ėshtė e drejtė e vet pronarėve, megjithėkėtė ne do tė insistojmė qė tė mos lejohen kėto shitblerje, pasi qė janė tė motivuara politikisht, ngase kjo ėshtė strategji e Qeverisė sė Serbisė pėr tė spastruar edhe kėtė lagje nga shqiptarėt”, tha Rexhepi.

Lagja “Kroi i Vitakut” me mbi 150 shtėpi tė shqiptarėve qė nga pėrfundimi i luftės ėshtė e shkatėrruar dhe e pabanuar, ndėrsa qė pėrgjegjėsit e sigurisė nuk e kanė lejuar rindėrtimi e shtėpive dhe as procesin e kthimit tė banorėve.

Mitrovica ėshtė kthyer shpeshherė nė qendėr tė vemendjes sė opinionit public pasi ajo ėshtė kthyer nė njė arenė ku pėrplasen interesat e Serbisė dhe Kosovės, tashmė si njė shteti pavarur. Provokacionet e komunitet serb ndaj qytetarėve kosovarė janė tė shpeshta nė kėtė qytet. Serbia nuk i ka rreshtuar asnjėherė pėrpjekjet e saj pėr tė krijuar njė hapėsirė tė pastėr etnike mes Mitrovicės veriore dhe pjesės tjetėr tė Kosovės, duke u pėrpjekur tė heqė njė vije demarkacioni ku tė mbėshtesė skenarėt e saj pėr destabilizimin e Kosovės.
(Balkanweb)



Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


  Komentoni artikullin

Emri: 
E-Mail: 
Komenti: 
Enter code: 









Parajsa Shqiptare