Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


Vazhdon dhuna nė Mitrovicė. Digjen 2 makina nė Suhadoll

Sėrish incidente nė Mitrovicė. Policia konfirmon se dy makina njėra nė pronėsi tė njė shtetasi serb dhe tjetra nė pronėsi tė njė shtetasi shqiptar janė djegur pasi dy grupe tė rinjsh serbė dhe shqiptarė u pėrleshėn me njėri tjetrin. »»


Shtėpia e Bardhė: Kosovė- Oseti, jo paralele mes tyre

28.08.2008 12:07 Kosova - Burimi: Balkanweb Kosova

NgaSuela Gera
Shtetet e Bashkuara tė Amerikės janė tė bindura se nuk ka paralelizėm mes Kosovės dhe Osetisė sė Jugut. Si Departamentit Amerikan i Shtetit ashtu dhe Shtėpia e Bardhė mohon kategorikisht paralelizmat mes Kosovės dhe Osetisė. Presidenti rus, Dimitri Medvedev deklaroi se Kosova ishte shkaku qė Rusia njohu pavarėsinė e dy rajoneve separatiste tė Gjeorgjisė. 

WASHINGTON- Nė konferencėn e pėrditshme zėdhėnėsi i Departamentit amerikan tė Shtetit Robert Wood deklaron se nuk sheh asnjė paralelizėm mes Kosovės dhe Osetisė.

Ato janė dy raste shumė tė ndryshme. Duke iu pėrgjigjur pyetjes sė njė gazetari, nėse kishte ndonjė krahasim mes rastit tė Kosovės dhe Osetisė sė Jugut, meqė SHBA mbėshteti Kosovėn pėr tė fituar pavarėsinė, kurse Rusia mbėshteti dje Osetinė e Jugut pėr tu kthyer nė njė vend tė pavarur, Wood tha: “Nuk shoh ndonjė paralelizėm mes Kosovės dhe Osetisė sė Jugut. Ata janė dy raste shumė tė ndryshme”.

Edhe Zėvendėssekretari pėr median nė Shtėpinė e Bardhė, Toni Fratto mbajti tė njėjtin qėndrim nė konferencėn pėr shtyp qė u zhvillua dje. I pyetur nga gazetarėt nėse vendimi i Rusisė pėr tė shpallur pavarėsinė e Osetisė sė Jugut nga Rusia ėshtė njė hakmarrje ndaj SHBA qė njohu Kosovėn,
Fratto iu pėrgjigj: “Secila nga kėto situata ėshte e ndryshme dhe tė pėrpiqesh ti krahasosh nuk ėshtė racionale. Ju mund tė ktheheni pas dhe tė shikoni faktet e Kosovės dhe tė shikoni se kishte njė ndėrhyjre ndėrkombėtare shumė e gjerė pėr tė zgjidhur situatėn nė ish Republikėn e Jugosllavisė. Nė Kosovė kshte genocid. Dhe ajo cfarė erdhi mė pas ishte njė proces ndėrkombėtar i menduar shumė mirė. Asnjė nga kėto gjėra nuk kanė ndodhur me Gjeorgjinė dhe dy rajonet.Kėshu qė krahasimi thjesht nuk qėndron.

Dy ditė mė parė Presidenti rus, Dimitri Medvedev deklaroi se Kosova ishte shkaku qė Rusia njohu pavarėsinė e dy rajoneve separatiste tė Gjeorgjisė, Abkazinė dhe Osetinė e Jugut. Ndėrsa vendet perėndimore kundėrshtojnė pėrpjekjet e Rusisė pėr tė vendosur paralelizma mes Kosovws dhe dy rajoneve separatiste tė Gjeorgjisė.
(Balkanweb)



Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


  Komentoni artikullin

Emri: 
E-Mail: 
Komenti: 
Enter code: 









Parajsa Shqiptare