Sllovenia hap ambasadėn e saj nė Kosovė
15.05.2008 19:34 Kosova - Burimi: Balkanweb Kosova
Prishtinė- Shefi i Zyrės sė deritashme Ndėrlidhėse tė Sllovenisė nė Prishtinė, Vojko Volk, gjatė njė takimi e njoftoi Presidentin e Kosovės Sejdiu se homologu i tij slloven, Presidenti Danilo Türk, ka vendosur qė Sllovenia tė hapė ambasadėn e saj nė Republikėn e Kosovės. "Sllovenia do tė vazhdojė ta mbėshtesė edhe mė tej Republikėn e Kosovės, me qėllim tė avancimit tė marrėdhėnieve tė pėrgjithshme nė mes dy vendeve tona", tha Volk, i cili do tė jetė pėrkohėsisht i ngarkuar me punė nė kėtė ambasadė. Ndėrsa Presidenti Sejdiu, duke e falėnderuar Republikėn e Sllovenisė pėr kėtė hap dhe pėr ndihmėn e vazhdueshme qė ky vend ka dhėnė pėr Kosovėn, theksoi se institucionet dhe qytetarėt e Kosovės janė tė pėrkushtuara pėr thellimin e marrėdhėnieve shumė miqėsore me Slloveninė.
(a.r/QIK/Balkanweb)
lajme.parajsa.com
































