Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


Vazhdon dhuna nė Mitrovicė. Digjen 2 makina nė Suhadoll

Sėrish incidente nė Mitrovicė. Policia konfirmon se dy makina njėra nė pronėsi tė njė shtetasi serb dhe tjetra nė pronėsi tė njė shtetasi shqiptar janė djegur pasi dy grupe tė rinjsh serbė dhe shqiptarė u pėrleshėn me njėri tjetrin. »»


Solana: Serbia duhet tė sillet nė mėnyrė tė arsyeshme

05.09.2008 12:06 Kosova - Burimi: Metropol Kosova

  Shefi i Diplomacisė Evropiane flet pėr situatėn nė Kosovė

Pas takimit qė krerėt e lartė tė Bashkimit Evropian kanė pasur nė Bruksel me Presidentin e Serbisė Tadiē, shefi i diplomacisė evropiane Havier Solana ėshtė shprehur optimist pėr tė ardhmen e EULEX-it nė Kosovės. Ndėrkohė zyrtarėt e shtetit Serb nė fillim tė vizitės sė tyre Brukselit kanė pėrsėritur qėndrimet e pandryshueshme tė shtetit serb pėr Kosovėn.

Gjatė qėndrimit tė udhėheqėsve tė lartė serbė nė Bruksel, nė krye me presidentin e Serbisė Tadiē, tema e Kosovės ka qenė e pranishme nė tė gjitha takimet me krerėt e Bashkimit Evropian. Shefi i diplomacisė evropiane Havier Sola ėshtė shprehur optimist pėr zhvillimet pozitive nė Kosovė, pas takimit qė kishte pasur me Kryetarin e Serbisė Tadiē.

Ai ka thėnė se pas takimeve ndėrkombėtare qė janė nė prag, ku ka nėnvizuar mbledhjen e Asamblesė sė Pėrgjithshme tė OKB-sė, do tė ketė zhvillime tė favorshme sa i pėrket pranisė sė misionit tė BE-sė - EULEX nė Kosovė.

I pyetur nėse ėshtė nė rrugė tė mirė tejkalimi i pengesave pėr shtrirjen e EULEX -it nė tėrė territorin e Kosovės, Solana ka thėnė se Misioni Evropian ka pėr synim vendosjen e shtetit ligjor dhe sundimit tė ligjit. Ai tha se shpresonte qė nė Kėshillin e Sigurimit, Kombet e Bashkuara dhe nė forume tė ngjashme do tė mund tė ushtrohej njė ndikim pozitiv sa i pėrket EULEX -it.

Solana ka theksuar se iu kishte bėrė me dije zyrtarėve tė lartė serbė, se Serbia duhet tė sillet “nė mėnyrė tė arsyeshėm dhe me mendje tė shėndoshė” kur ėshtė nė pyetje Kosova.

Solana ka mohuar qė Brukseli t’i ketė kushtėzuar Serbisė anėtarėsimin nė Bashkimin Evropian me kushtin e njohjes sė pavarėsisė sė Kosovės. Siē dihet, ditė mė parė ministri i Jashtėm francez Bernard Kushner pat theksuar se nėse Serbia dėshiron tė anėtarėsohet nė BE, atėherė duhet ta tėrheqė kėrkesėn e saj drejtuar Gjykatės Ndėrkombėtare pėr tė vlerėsuar ligjshmėrinė e pavarėsisė sė Kosovės.

Solana ka shtuar se kushtet pėr anėtarėsimin e njė vendi nė BE janė demokracia vepruese, ekonomia efikase e tregut si dhe bashkėpunimi i plotė me Tribunalin e Hagės.

Ndėrkaq, delegacioni i lartė serb, i kryesuar nga presidenti Tadic, pas takimeve me krerėt e BE nuk kanė preferuar tė takohen me gazetarė dhe kanė udhėtuar drejt Beogradit pa dhėnė asnjė deklaratė pėr media.

Para takimeve me zyrtarėt e lartė tė BE-sė, presidenti Tadiē kishte pėrsėritur qėndrimin tashmė tė njohur se Serbia nuk do ta njohė asnjėherė pavarėsinė e Kosovės dhe se synonte ta ēojė deri nė fund iniciativėn e saj nė Gjykatėn e Hagės, pėr tė vlerėsuar legjitimitetin e shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės


Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


  Komentoni artikullin

Emri: 
E-Mail: 
Komenti: 
Enter code: 









Parajsa Shqiptare