Thaēi: 15 qershori dhe Kushtetuta e Kosoves do te marre pergjegjesite edhe ne veri
16.05.2008 19:53 Kosova - Burimi: Balkanweb Kosova
PRISHTINE – “15 qershori eshte dita kur Kushtetuta e Kosoves do te shtrije pushtetin e tij edhe ne veriun e Kosoves e banuar nga serbet”. Keshtu ka deklaruar kryeministri kosovar Hashim Thaci i cili ka shtuar se pas kesaj date do te vazhdohet me funksionimin normal te institucioneve shteterore dhe ne te gjithe territorin e Republikes se Kosoves.
“I gjithe procesi eshte bere ne koordinim dhe harmonim te plote me autoritete civile dhe ato ushtarake nderkombetare”, tha kreu i qeverise se Kosoves, Hashim Thaēi. Kryeministri Thaēi tha gjithashtu se institucionet e Kosoves do te shtrinin pushtetin ne tere territorin, duke perfshire ketu edhe veriun e banuar me shumice serbe.
Pas hyrjes ne fuqi te Kushtetutes se Kosoves, UNMIK-u pritet te barte shumicen e pergjegjesive tek institucionet vendore, ndersa nje pjese e kompetencave ne fushen e policise dhe te drejtesise, do t'i kaloje misionit te Bashkimit Evropian, EULEX.
(A.S/Balkanweb/BBC)
lajme.parajsa.com
































