Thaēi: E rėndėsishme njohja e Kosovės nga vendet e rajonit
03.07.2008 18:06 Kosova - Burimi: Balkanweb Kosova
KOSOVĖ - Kryeministri i Kosovės, Hashim Thaēi ėshtė shprehur shumė i kėnaqur pėr arritjet e Kosovės deri nė ditėt e sotme. Sipas tij procesi i njohjes sė Kosovės jo vetėm nga ana e shteteve tė fuqishme por edhe nga disa vende tė rajonit tregon pėrparėsi dhe tashmė pritet qė ky proces tė vazhdojė tė pėrparojė. Kryeministri Thaēi ka i dhėnė kėto deklarata nė njė intervistė pėr televizionin “21” ku ka thėnė se kohėt e fundit Rumania, Greqia dhe Spanja kanė ndryshuar qėndrimin e tyre ndaj shtetit tė Kosovės.
“Spanja do tė marrė pjesė nė konferencėn e donatorėve pėr tė ndihmuar Kosovėn, shefja e diplomacisė greke, Dora Bakojani ka dhėnė sinjale pozitive se mirėpret hapjen e zyrės nė Athinė, ndėrsa shefi i diplomacisė rumune nė vizitėn e tij nė Shqipėri ka deklaruar se vendi i tij pėrkrahė perspektivėn e Kosovės nė procesin e evrointegrimeve”, tha kryeministri Thaēi. Kohė mė parė qeveria e Kosovės deklaroi se njohja nga Maqedonia dhe Mali i Zi pritet tė ndodhė nė njė periudhė tė shkurtėr kohore.
(a.s/Balkanweb/INA)
lajme.parajsa.com































