Thaēi: EULEX tė shtrihet menjėherė nė veri
02.12.2008 06:56 Kosova - Burimi: Balkanweb Kosova
PRISHTINE- Data nėntė dhjetori ėshtė pėrmendur nga kryeministri kosovar Thaēi si datė kur misioni EULEX-i do tė fillojė punėn nė tėrė territorin e Kosovės. Ai ka theksuar nė veēanti shtrirjen e EULEX-it nė kėtė datė edhe nė veriun e Kosovės, pa tė cilėn shtrirje ka thėnė se misioni nuk do tė ketė kuptim.
“Ky mision do tė ketė kuptim vetėm nėse nė ditėn e parė tė instalimit vendoset edhe nė veri tė Kosovės. Pėrndryshe, institucionet e Kosovės do ta shpallin si mision tė diskutueshėm dhe do tė jetė i papėlqyeshėm edhe pėr popullin e Kosovės”, tha Thaēi.
Por, pėr shtrirjen e menjėhershme nė veri nuk janė shumė tė sigurt vetė zyrtarėt e EULEX-it.
“Siē e ka thėnė disa herė edhe vetė Yves de Cermabon, ne do tė zbarkohemi gjithandej, pra edhe nė veri. Natyrisht, nuk ėshtė fshehtėsi se nė disa zona nė Kosovė do tė marrė mė shumė kohė”, ka bwrw tw ditur zėdhėnėsja e EULEX-it, Karen Limdal.
Por, ndryshe nga kryeministri qė jep njė datė tė saktė tė fillimit tė punės sė kėtij misioni, vetė EULEX-i nuk sqaron kėtė.
“Nga nesėr do tė nisim me atė qė referohemi si veprimet fillestare operacionale; pastaj, nė ditėt, javėn e ardhshme, do tė jemi operacionalė. Nuk do tė thosha se mė vonė, sesa mesi i javės sė ardhshme”, thotė Limdal.
Nesėr, mė shumė se 20 organizata joqeveritare tė vendit do tė protestojnė kundėr planit gjashtėpikėsh tė Sekretarit tė OKB-sė, Ban Ki Moon, plan ky qė mori pėrkrahje nga Kėshilli i Sigurimit ditėn kur mori dritėn jeshile vendosja e EULEX-it.
Kryeministri u ka kėrkuar qytetarėve tė mos protestojnė kundėr EULEX-it, meqė, sipas tij, ai vepron nė bazė tė Kushtetutės sė Kosovės, derisa 6 pikat e Ban Ki Moonit pėr tė janė tė pazbatueshme nė Kosovė.
Por, baza legale, sipas zyrtarėve tė EULEX-it, pėr ta nuk do tė jetė Kushtetuta, por Rezoluta 1244.
“Baza legale pėr ne ėshtė plani i verpimit tė pėrbashkėt i BE-sė, qė na ėshtė dhėnė nė shkurt dhe do tė punojmė nė kornizėn e pėrgjithshme tė 1244-shit”, pohon Karen Limdal. Ndryshe, ende pa filluar zbatimin, kryeministri Thaēi ia ka bėrė me dije EULEX-it disa nga detyrat qė duhet t’i pėrfundojė, posaēėrisht nė pjesėn veriore tė Kosovės.
Ai ka thėnė se rreth 1000 banesa, shtėpi dhe troje janė tė uzurpuara dhe se atje duhet tė instalohet njė HABITAT i ri, pėr, siē ka thėnė, largimin e uzurpatorėve dhe kthimin e pronarėve tė ligjshėm.
(a.r/rel/balkanweb)
lajme.parajsa.com


































