Thaēi analizon 6-muajt nė qeverisje: Vetėm suksese
18.08.2008 18:34 Kosova - Burimi: Balkanweb Kosova
PRISHTINE-Asnjė dėshtim, por vetėm sukses. Kėshtu e ka cilėsuar punėn e bėrė 6 muajve tė parė tė qeverisė sė tij Kryeministri i Republikės sė Kosovės, Hashim Thaēi duke e vlerėsuar atė me nota tė larta . Pasi ka pėrfunduar pushimet e verės, Thaci ka dalė sot nė njė konferencė pėr shtyp, ku i ka cilėsuar 6 muajt e parė si periudhė historike pėr Kosovėn, ndėrsa nuk pėrmendi asnjė rezultat jo tė kėnaqshėm nė dikasteret e qeverisė qė drejton. “Gjashtė muajt e kaluar kanė qenė muaj historikė pėr popullin dhe vendin tonė. Njė muaj pas formimit tė institucioneve tė reja, spektri politik kosovar, nė koordinim me SHBA-nė e BE-nė, e shpallėn Kosovėn shtet tė pavarur dhe sovran. Mė vonė u bėnė edhe simbolet, kushtetuta, ndėrsa Kosova u njoh nga shtetet mė tė forta demokratike tė botės”, tha Thaēi.
Sic bėjnė tė ditur agjecnitė kosovare tė lajmeve, pėrveē Mitrovicės, pėr tė cilėn ai tha se nuk ėshtė shumė i kėnaqur, pavarėsisht rezultateve qė janė arritur, Thaēi nuk pėrmendi problemet tjera sociale, as grevėn e bluzave tė bardha e as mungesėn e energjisė elektrike.
Kryeministri ndėrkaq pėrmendi procesin e njohjes sė Kosovės dhe lobimin qė po bėhet nė botė pėr njohjen e pavarėsisė. “Disa shtete e kanė njohur Kosovėn, disa tė tjera janė nė procesin e njohjes, ndėrsa ka shtete qė nuk e kanė njohur pavarėsinė, por i njohin pasaportat e saj”.
Thaēi tha se ēdo veprim i lobimit tė politikės sė jashtme tė institucioneve tė Kosovės ka qenė dhe ėshtė i koordinuar ngushtė me partnerėt perėndimorė, bashkėpunim ky, qė sipas tij, solli edhe ēlirimin e Kosovės edhe ndėrtimin e tranzicionit demokratik, por edhe pavarėsinė e saj.
Edhe njė herė, duke anashkaluar deklaratėn e tij se nė shtator Kosovėn do tė njohin 100 shtete, Thaēi tha sot se kjo ēėshtje nuk varet vetėm nga vetė kosovarėt. Kosova, siē tha ai, po e bėnė punėn e vet ashtu siē ėshtė mė sė miri. Megjithatė shefi i ekzekutivit tha se krahasuar me vendet tjera qė kanė shpallur pavarėsinė sė voni, historia e Kosovės ėshtė me e suksesshmja.
Nė kėtė konferencė, Hashim Thaēi shprehu optimizmin e tij se shumė shtete islamike janė nė anėn e pavarėsisė sė Kosovės dhe shumė shpejt do ta zyrtarizojnė njohjen.
Ai u ndal dhe nė nėnshkrimin qė pritet ti bėhet memorandumit ndėrmjet UNMIK dhe EULEX-it, duke e vlerėsuar atė, si proces tė natyrshėm qė forcon institucionet e Kosovės.
Shteti i ri i Kosovės mbushi dje mė 17 Gusht 6 muaj nga krijimi i tij. Mė 17 Shkurt, Kosova shpalli pavarėsinė dhe ndarjen nga Serbia duke kurorėzuar kėshtu me fitore dekada tė tėra pėrpjekjesh pėr lirinė dhe dhe sovranitetin e vendit.
(d.b/BalkanWeb)
lajme.parajsa.com


































