Parajsa.com Radio Parajsa - Zeri yne per ju Live!


Vazhdon dhuna nė Mitrovicė. Digjen 2 makina nė Suhadoll

Sėrish incidente nė Mitrovicė. Policia konfirmon se dy makina njėra nė pronėsi tė njė shtetasi serb dhe tjetra nė pronėsi tė njė shtetasi shqiptar janė djegur pasi dy grupe tė rinjsh serbė dhe shqiptarė u pėrleshėn me njėri tjetrin. »»


Trafiku i organeve, del Ponte: Jam diplomate, s' flas dot

04.08.2008 12:01 Kosova - Burimi: Balkanweb Kosova

NgaElira Canga
Nė njė deklaratė ekskluzive pėr “Gazetėn Shqiptare” del Ponte, aktualisht ambasadore e Zvicrės nė Argjentinė hesht pėr akuzat e ngritura ndaj liderėve tė UĒK-sė pėr trafik organesh. "Tani jam diplomate, s'flas dot." 

TIRANE- Qė liderėt e UĒK-sė trafikuan organet e tė burgosurve serbė nė njė spital tė fshehtė nė qytetin e largėt tė Burrelit, nė Shqipėri, gjatė vitit 1999, kur zhvillohej lufta e Kosovės, kėto mbeten thjesht dyshime nė letėr. Dyshimet e ish-kryeprokurores sė Gjykatės sė Hagės, Karla del Ponte nė librin “Gjuetia”, qė u publikua pak muaj mė parė nė Itali dhe shkaktoi shumė reagime dhe debate nė Shqipėri e Kosovė. Akuzat janė tė rėnda dhe ngrihen kundėr liderėve kosovarė dhe bashkėpunėtorėve nė Shqipėri, por Del Ponte u ka dhėnė fund rrėfimeve. “Tani jam diplomate, nuk mund tė flas mė pėr kėtė ēėshtje”, - thotė ish-kryeprokurorja nė njė deklaratė ekskluzive pėr “Gazetėn Shqiptare”. Duke iu pėrgjigjur interesimit tė “Gazetės” pėr akuzat nė librin e saj, ambasadorja e Zvicrės nė Argjentinė thekson se statusi i ri nuk ia lejon mė tė flasė lidhur me aktivitetet e kryera gjatė kohės kur ishte nė krye tė gjykatės. “Sipas udhėzimeve tė shefes sė Departamentit tė Punėve tė Jashtme nė republikėn federale tė Zvicrės, ministres Micheline Calmy-Rey’s, nė postin e ambasadores sė Zvicrės nė Argjentinė, nuk mund tė bėj deklarata apo komente qė kanė lidhje me detyrėn time tė mėparshme si kryeprokurore e Gjykatės sė Hagės”, - deklaron ajo nė pėrgjigjen drejtuar “Gazetės” lidhur me akuzat e rėnda nė librin e fundit.
Akuzat
Libri i saj ėshtė ndaluar tashmė nga Ministria e Jashtme zvicerane, pasi rrėfimet e Del Pontes binin ndesh me pozicionin e saj. Ish-kryeprokurorja akuzon drejtuesit e shqiptarėve tė Kosovės, ndėr tė cilėt edhe kryeministri aktual, Hashim Thaēi, pasi sipas saj janė pėrzierė nė trafik organesh, qė u janė marrė afro 300 tė burgosurve serbė nė verėn e vitit 1999. Del Ponte, qė zbulon se ka hetuar nė 2003 lidhur me kėto akuza, saktėson se hetimet kishin mbetur nė njė pikė tė vdekur pėr mungesė provash. Sidoqoftė, Gjykata e Hagės ka deklaruar se nuk ka prova lidhur me akuzat e Del Pontes, edhe pse Rusia kėrkoi qė ato tė shqyrtoheshin me shumė kujdes.
Kritikat
Nga ana tjetėr, edhe ish-zėdhėnėsja e Del Pontes, Florence Hartman e akuzoi ashpėr shefen e dikurshme duke deklaruar se gjithēka ishte veēse njė fantazi e saj. Nė njė shkrim tė botuar nė tė pėrditshmen zvicerane “Le Temps”, Florence Hartmann e vlerėson si tė “papėrgjegjshme” dhe tė “padenjė” paraqitjen “si fakt i vėrtetuar tė diēkaje qė ishte e pamundur tė provohej nė realitet”. “Zėra pėr trafik organesh i shoqėrojnė gjithmonė konfliktet, por rrallė rezultojnė tė vėrteta”, - vlerėsoi ish-zėdhėnėsja, duke nėnvizuar se “ruajtja e zinxhirit tė ftohtė dhe kushtet e asepsisė e bėjnė jashtėzakonisht tė vėshtirė zbatimin real tė praktikave tė tilla”.
Pavarėsisht nga kritikat dhe reagimet e shumta, Kėshilli i Europės ka vendosur tė hetojė seriozisht “akuzat” e Del Pontes nė librin e saj tė fundit. KE ka emėruar senatorin Dick Marty, pėr tė hetuar nė lidhje me trafikun e organeve tė tė burgosurve serbė gjatė luftės nė Kosovė. Senatori zviceran do tė udhėtojė drejt Prishtinės pėr tė hartuar njė raport pėr kėtė ēėshtje. Ndėrkohė, Prishtina dhe Tirana i kanė hedhur poshtė akuzat e ngritura nga Del Ponte. Kryeministri kosovar, Hashim Thaēi, emri i tė cilit pėrmendet nė rrėfimet e Del Pontes, ka deklaruar se pretendimet e ish-kryeprokurores janė tė pabazuara. Ndėrsa, ministri i Jashtėm shqiptar, Lulzim Basha i cilėsoi akuzat e ngritura nga Del Ponte, si “trillime dhe absurditete”.

(s.g/GazetaShqiptare/Balkanweb)





Artikullin origjinal mund ta lexoni ketu

lajme.parajsa.com


  Komentoni artikullin

Emri: 
E-Mail: 
Komenti: 
Enter code: 









Parajsa Shqiptare