UNMIK-EULEX, firmoset marrėveshja: Thaēi: Rikonfigurimi fuqizon institucionet
19.08.2008 00:01 Kosova - Burimi: Balkanweb Kosova
PRISHTINE- Zyrtarėt e UNMIK-ut konfirmuan se ėshtė arritur marrėveshja me BE-nė pėr nėnshkrimin e njė aranzhimi teknik, me tė cilin UNMIK-u fillon bartjen, pėrkatėsisht shitjen e aseteve qė i ka shfrytėzuar deri mė tani, tek EULEX-i. Nė anėn tjetėr, kryeministri Hashim Thaēi tha se ēdo transformim i UNMIK-ut, pėr Kosovėn do tė thotė mė shumė pushtet dhe pėrgjegjėsi shtetėrore. Kreu i Qeverisė sė Kosovės tha se mbėshtet pėrpjekjet qė po bėhen qė misioni i Bashkimit Evropian, EULEX-i, tė bėhet sa mė shpejt funksional nė Kosovė, duke besuar se bashkė me qeverinė vendore do tė ndikojnė qė nė Kosovė tė ketė njė sundim edhe mė tė mirė e mė efikas tė rendit dhe ligjit.
“Tė gjithė jemi pajtuar me rikonfigurimin aktiv dhe do tė kemi bashkėpunim tė ngushtė edhe me ICO-n, edhe me EULEX-in. Roli i UNMIK-ut ka qenė pėr t'u vlerėsuar nė tetė vjetėt e kaluar dhe ėshtė pėr t'u vlerėsuar edhe sot roli i Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara nė mbėshtetje tė Republikės sė Kosovės. Por, nė ndėrkohė, ēdo transformim dhe rikonfigurim qė do tė ndodhė ditėt e ardhshme, nėnkupton forcim tė funksionimit tė institucioneve tė Republikės sė Kosovės”, u shpreh Thaēi.
Ndėrkohė, sot UNMIK-u dhe EULEX-i kanė arritur njė marrėveshje teknike, me tė cilėn administrata e UNMIK-u ia shet EULEX-it asetet qė nuk do t'i duhen mė nė tė ardhmen, duke qene se administrata e Kombeve tė Bashkuara do t’i nėnshtrohet njė procesi tė rikonfigurimit qė do tė sjellė si rezultat shkurtime nė stafin e kėsaj administrate deri nė 70 pėr qind.
Zėdhėnėsi i UNMIK-ut, Alexander Ivanko, tha se ky nuk ėshtė njė Memorandum Mirėkuptimi, pavarėsisht se vetė zyrtarėt e UNMIK-ut e kishin cilėsuar mė herėt si tė tillė. Sipas tij, kjo ėshtė vetėm marrėveshje teknike qė nuk ka tė bėjė me aspektet politike.
Ndėrsa zyrtarėt e UNMIK-ut kanė refuzuar tė komentojnė nėse shtrirja e EULEX-it pėr kėtė fazė pėrfshin edhe pjesėn veriore tė Kosovės dhe Mitrovicėn, nė anėn tjetėr, kryeministri Hashim Thaēi tha se nė Mitrovicė po bėhen hapa, sipas tij, tė mėdhenj pėr integrimin e kėsaj pjese dhe shtrirjen e pushtetit ligjor.
(a.r/rel/balkanweb)
lajme.parajsa.com


































